LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Avokatët” i kërkuan provat për blerjen e votave/ Berisha u “përplas në fytyrë” faktet

23 Maj 2023, 12:44, Politikë CNA
“Avokatët” i kërkuan provat për blerjen e votave/
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha u është përgjigjur të gjithë "avokatëve", të cilët dalin në media dhe kërkojnë provat e opozitës për blerjen e votave gjatë ditës së zgjedhjeve.

Berisha u ka numëruar "avokatëve të megakrimit" faktet që tregojnë se si PS bleu votat.

Berisha është shprehur se shpërndarja e 670 mijë zarfeve për pensionistët dhe rrëzimi përtokë i euros janë provat më të forta.

Ndër të tjera, ai tha se këtyre "avokatëve", socialistët u kanë blerë mendimin dhe gjuhën.

Unë kam dëgjuar avoketërit e megakrimit elektoral në media, të shtrojnë pyetje: na jepni fakte, na jepni prova. Ata denigrojnë veten e tyre me këtë pyetje. Nuk ka provë më të madhe se 670 mijë zarfe për pensionistët.

Por nuk ka provë më të madhe se rrëzimi përtokë i euros. Të rrëzosh monedhën më të fuqishme në Europë, duhet të hedhësh në treg për çdo ditë, minimumi 30 deri 40 milionë euro.

Le ta quajmë se njerëzit me shumë të drejtë nuk kanë njohuri për kursin dhe shumica nuk ka pse të ketë ndoshta.

Por avoketërit e vjedhjes së votës duket se pikërisht ata që kanë blerë votën, u kanë blerë mendimin dhe gjuhën atyre. Asgjë nuk i pengon ata të shohin tullumbacen ‘Doshi’. Kjo parti në këto zgjedhje, falë qarkullimit të parave Rama-Doshi është rritur me 220 për qind.

Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe sesa për shkak se mund të jetë paguar nga Tom Doshi, të përpiqesh të mohosh këtë batërdi dhe të kontribuosh në përligjen e një procesi shkatërrimtar për kombin.

Një komb, që ikën dhe vetëm ikën nga kjo situatë”, tha Berisha./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga