LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Bashkë Fitojmë” ankimon zgjedhjet/ Kërkon rinumërim në Belsh dhe Kuçovë

22 Maj 2023, 18:43, Politikë CNA
“Bashkë Fitojmë” ankimon zgjedhjet/ Kërkon
Foto ilustruese

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar zgjedhjet në dy bashki, në ato të Belshit dhe të Kuçovën.

Në shkresat e dorëzuara në KAS, “Bashkë Fitojmë” ka kërkuar rinumërim të votave në në të gjithë Qendrat e Votimit të këtyre bashkive.

Në Belsh koalicioni pretendon se mund të ketë shkelje, duke u bazuar në numrin e votave të pavlefshme në qendrën e votimit “Burgu Kosovë”.

“Në përfundim Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli kandidatin fitues, z. Arif Tafani me një diferencë prej vetëm 40 vota. Por nga të dhënat në tabelën e rezultatit rezulton se diferenca ndërmjet kandidatëve është disa fish më e vogël se numri i votave të pavlefshme në këtë njësi, i cili është 229 vota.

Jemi të bindur, bazuar në prova dhe fakte të pakundërshtueshne, se periudha para zgjedhore u shoqërua me shkelje të ligjit, të cilat cënuan rëndë procesin zgjedhor në një masë të tillë që ndikoi drejtpërdrejtë në ndarjen e mandatit”, thuhet ndër të tjera në ankimim.

Ndërkohë, për Kuçovën ishte kandidati Lefter Maliqi, ai i cili dorëzoi ankimimin me oretendimin se ka pasur parregullsi të procesit zgjedhor.

“Kam siguruar prova dhe fakte të mjaftueshme lidhur me problematika dhe parregullsi të procesit zgjedhor në Qendrat e Votimit në këtë bashki.

Me anë të këtij ankimimi kundërshtoj jo vetëm rezultatin e zgjedhje, por procesin e votimit”, thuhet në kërkesë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga