LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pagat nxisin debate në Komisionin e Ekonomisë/ Përplasje mes Shehajt dhe Ibrahimajt

23 Maj 2023, 11:30, Politikë CNA

Pagat nxisin debate në Komisionin e Ekonomisë/ Përplasje mes

Deputeti Agron Shehaj dhe ministrja Delina Ibrahimaj kanë pasur debate në Komisionin e Ekonomisë.

Sipas Shehajt nuk është normale që një drejtoreshë apo një këshilltare të ketë pagë më të lartë se një deputete apo ministre.

Nga ana tjetër, Ibrahimaj është shprehur se propozimi është bërë për shkak se qeveria ka dashur që nga rritja e pagave të përfitonin të gjithë kategoritë e tjera dhe pas reformës të bëhet një propozim për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar dhe deputetët.

Ndërsa Shehaj e ka quajtur këtë një tallje dhe farsë, për t'i treguar popullit dhe administratës se qeveria është e ndjeshme, duke përbuzur punën e deputetëve.

Pjesë nga debati

Shehaj: Keni përjashtuar ministra dhe deputetë nga rritja e pagave, me këtë që keni bërë, drejtori i përgjithshëm apo zonja Dhëmbi do të kenë një rrogë më të lartë se ju. Është e vërtetë?

Ibrahimaj: Në fakt po, propozimi nuk parashikon një rritje të pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe deputetët. Arsyeja, donim të siguroheshim që të gjitha kategoritë e tjera të përfitonin rritje te pagave.

Pra, nuk është qëllimi që të mos rritim kurrë pagat, por të përfundojë gjithë reforma dhe më pas të sjellim propozimin.

Shehaj: Ju po thoni që rrogat e ministrave dhe deputetëve janë më të parëndësishme në raport me të gjithë punonjësit e tjerë në administratë. Tani ju duke normale që një drejtoreshë në ministri të ketë një rrogë më të lartë se ju apo deputetët.

Ibrahimaj: Qëllimi nuk është vlerësimi që ne kemi mbi përgjegjësinë dhe punën e ministrave apo deputetëve, qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe më pas të përcaktohej paga e ministrave dhe deputetëve.

Shehaj: Mos vallë kjo është thjesht një tallje dhe një farsë e qeverisë thjesht për të treguar se ju jeni aq të ndjeshëm për popullin dhe administratën dhe përbuzni punën e deputetëve se në fund të fundit për ca t'ua rrisim rrogën deputetëve se janë të korruptuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga