Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ndërsa më parë ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të Parlamentit që mori në shqyrtim listën me 12 emrat e kandidatëve të propozuar nga qeveria për të shërbyer në selitë diplomatike jashtë vendit, ditët e mëpasme Këshilli i Ambasadorëve Shqiptar (KASH) reagoi duke dhënë vlerësimin lidhur me këtë akt të nisur nga një vendim qeverie, të dakortësuar nga shumica që zotëron Komisionin e Jashtëm parlamentar dhe që ka për tu finalizuar me miratimin në unanimitet nga maxhoranca, që po ashtu zotëron shumicën e kartonave kuvendarë. Garancinë për kalimin në seancën par;amentare respektive, pa asnjë ndryshim, të listës së 12 emrave e themi si parathënie nga që, ndër këto 10 vite zotërimi të shumicës së kartonave nga “Rilindja” , nuk rezulton asnjë rast që përfaqësuesit e kësaj maxhorance ti kenë kundërshtuar vendimarrjet e qeverisë Rama.
Asnjë rast, asnjë!
Pas miratimit nga maxhoranca parlamentare dhe firmosjes nga Presidenti, që s’di ti thotë “jo” maxhorancës që e emëroi në postin e pa endërruar kurrë, do të ndodhë që të dymbëdhjetë të përzgjedhurve të listës Rama tu ndryshoj statute nga kandidatë në ambasadorë fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në 12 vëndet e para ku vijojnë të shërbejnë si ambasadorë e konsuj persona që e ushtrojnë detyrën në shkelje të plotë të ligjit. Persona që për vite qendroinë në ato detyra të pazëvendësuar, që ushtrojnë çfarëdo lloj aktiviteti tjetër veç diplomacisë për të cilën paguhen. Rrjedhoj kjo sa e paaftësisë së rrjedhur nga emërimi jo sipas aftësive e përmbushja e kritereve profesionale, jo nga përzgjedhja me garë, por nga shkalla e lartë e militantizmit politik dhe e qokave personale të njeshave.
Ka shumë shkrime, raportime mediatike e denoncime që dëshmojnë se vitet e panumërueshme të qendrimit te ambasadorëve e konsujve shqiptarë në selitë diplomatike jashtë vendit e kanë shndërruar flotën e diplomacisë sonë në “Mërgatë qyqesh”. Në një strukturë që ngjashmërisht me ish të arratisurit shqiptar të viteve të pasmarrjes së pushtetit nga komunistët bën veç blablabla dhe nuk prodhon kurfarë rendimenti diplomatik. Gjë që verifikohet prej faktit se kredencialet e Shqipërisë në botë janë në të njejtat kuota, pse jo dhe më ulët se ato të periudhës kur vendin e qeveriste Nano, Berisha etj. të ngjashmit e tyre.
Burime të brendshme të ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, në konfidencialitet, pohojnë se prej vitesh niveli i diplomacisë përfaqësuese ka qenë i dobët, por, veçanërisht në këto dhjetë vitet e fundit, ka renë në nivel ordiner. Jo për analfabetizmit funksional në fushën e diplomacisë që individualisht bartin pjesa më e madhe e të ngarkuarve me punë, por nga që ambasadorët e konsujt përfaqësues të shtetin shqiptar janë emëruar për qokë. Medemek për tu gjendur në atë punë si shpërblim dhe jo se janë adapt për të. Nga ana tjetër rezulton se edhe ajo pjesë që e zotëron aftësinë, pra që e ka merituar emërimin e ka humbur instiktin për shkak të kohëzgjatjes së tepruar të qendrimit në detyrë, gjë që përveçse përbën shkelje të ligjit, kultivon dhe familjarizimin me vendin përfaqësues e humbje të nivelit diplomatik.
Shihni si paraqitet struktura e përfaqësive tona diplomatike aktualisht, dhjetë vite pas qeverisjes së “rilindjes”Rama. Të dhenat raportohen nga Këshilli i Ambasadorëve : “Nga 56 ambasadorë dhe konsuj të përgjithshëm që ka vendi ynë, 50 prej tyre i kanë tejkaluar afatet ligjore të qëndrimit në një vend të vetëm deri tri herë! Ka dhe disa që kanë mbi 15 vjet rresht që shërbejnë jashtë vendit në disa përfaqësi diplomatike, pa u kthyer në Atdhe. Në këtë drejtim nuk kemi konkurrent ndër vendet anëtare ose jo të OKB-së! Akoma më shqetësues është dhe fakti se më shumë se 10 ambasadorë të tjerë kanë vite që kanë mbushur moshën e pensionit, ndonëse në shërbimin tonë diplomatik ka shumë diplomatë dhe diplomate me përvojë mbi 20 vjeçare që fare mirë mund t’i zëvendësojnë të lartpërmendurit. Një pjesë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë falë lidhjeve nepotike dhe politike”.
Ka ndodhur kjo ndërsa Ligji “Mbi shërbimin diplomatik”, i ndryshuar nga kjo shumicë parlamentare në vitin 2015, përcakton qartë se mandati ligjor i qëndrimit në detyrë jashtë vendit për një Ambasador ose Konsull të Përgjithshëm është 3 vjet. Pas kësaj periudhe, ajo/ai emërohet në një vend tjetër ose kthehet në Atdhe. Gjë që nuk ka ndodhur dhe nga sa duket do të vonoj të ndodhë po të kihet parasysh se, si dhe në të tjerë sektor të rendësishëm, lista e kandidatëve “të përzgjedhur” duhet të hartohet e të marë miratimin e kryeministrit Edi Rama.
Lista me 12 kandidatët e parë të “reformimit” të shërbimit tonë diplomatik, e propozuar nga qeveria është sinjali ogurzi që parathotë vijimësinë e strategjisë së vjetër ku Njeshi vendos veton, ndërsa kolegjaliteti e ligji “Mbi shërbimin diplomatik” mbetet akt formal . Konfirmues i kësaj të vërtete të dhimbshme është Këshilli i Ambasadorëve që, po në deklaratën e sipërpërmendur, konstaton se: “Duke parë emrat konkretë, KASH shpreh shqetësimin se 10 nga 12 kandidatët për ambasadorë që u dëgjuan dhe në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit vijnë nga jashtë shërbimit diplomatik, nga fusha politike, nga dikastere e fusha të tjera, madje edhe nga jashtë vendit. Duke përjashtuar ndonjë personalitet të Kuvendit dhe politikan tjetër të spikatur, që mund të konsiderohen të përshtatshëm për këtë mision të rëndësishëm diplomatik, të tjerët u lenë shkas perceptimeve publike se këto emërime janë më tepër qoka dhe shpërblime për shërbime të ndryshme partiake. Kjo ndikon negativisht në imazhin dhe performancën e tyre të ardhshme në vendet ku do të akreditohen.”
“Këto emërime janë më tepër qoka dhe shpërblime për shërbime të ndryshme partiake”. I mjaftueshëm ky konstatim i Këshillit të Ambasadorëve për të dalë në konkluzionin se nëse e njejta do të vijojë të jetë prezente dhe në përzgjedhjen e mëtejshme të 40 ambasadorëve të tjerë, është e sigurt se shërbimi ynë diplomatik do të vijoj të jetë “Mërgatë qyqesh” e shpërndarë në 56 vënde të botës. Ku i vetmi seksion i diplomacies sonë, që funksionon me kapacitet të plotë, është ai konsullor i “gjendjes civile” që ofron praktika kundrejt pagesave.
Ngjarjet në Kosovë kanë tronditur opinionin publik, jo vet...
Nëse 36 vjeçari që erdhi në Parlament, duke thyer herë...
Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të k...
Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumi...
Partia Demokratike e doktor Berishës ka dalë me qëndri...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një sean...
14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koa...
Opozita regjistroi një humbje të thellë në zgjedhje, n...
Zgjedhjet lokale u mbyllën me një fushatë jo problemat...
Ky material po publikohet pak pas orës 19, në momentin...
Afera e inceneratorëve, është një çështje e cila po hetohe...
Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 14 Majit 2023 ...
Kushdo që e lexon këtë titull e quan fyes. Shantazh, gjuhë...
Dy prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë në dorë dosjen ...
Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore pas vitit 2016 është...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, erdhi si një emër i fort...
Shumë shqiptarë, në shumicë madje, e dinë “Njeriun me ...
Administratori i kompanisë së inceneratorit të Tiranës...
Dje, në një dalje televizive, Sali Berisha shpiku një ...
Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka hedhur akuza të f...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...