
Është shumë e lexueshme tashmë strategjia e urdhëruar dhe që zbatohet nga Vjena nga bashkëpunëtorët e Mirel Mërtirit, nga gazetarë, të cilët janë paguar me lekët që ky i fundit dhe kompanitë e inceneratorëve kanë marrë nga taksat e shqiptarëve të varfër. Heqim vëmendjen nga hetimet për inceneratorin e Tiranës e çojmë tek Veliaj, sulmojme Tigrin dhe bëjmë bashkëpunëtor këdo dhe i tërheqim në debatin bosh që duam.
Por ska për te ndodhur kurrë kështu. Këte e di dhe Leli, Lali, Luli, Larot, Balot, Tigrat e krokodilët mediatikë bashkë.
Një strategji mediatike, t’u mbushin mendjen se shumica e gazetarëve që flasin për inceneratorët i paguan Arben Ahmetaj.
Pra, sot, pas 7 vitesh shkrime, denoncime për inceneratorët nga shumë gazetarë dhe shumë media, të gjithë ata që kanë folur pa ndalim edhe kur Arben Ahmetaj ka qenë ministër dhe ka qenë zëvendëskryeminitër, i paguan ai apo i ka paguar Tigri. E gjetën pasi nuk ja dolën me shantazhe, kërcenime, fyerje dhe gjoba.

Pra, Tigri paguante këta gazetarët që të sulmonin Mirel Mërtirin që të futnin Tigrin në burg dhe kjo alibi ka filluar disa muaj më parë pasi Rilindja dhe gazetarë e paguar nga inceneratorët bënë një vërsulje politike të mirëkontrolluar dhe të shumëkomanduar kundër ish-zëvendëskryeministrit, numrit dy të qeverisë Rama.
Në atë kohë disa nga mediat që janë më të lira dhe që nuk janë peng i inceneratorëve dhe nuk e marrin komandën te zyra e “Gëbelsit” mediatik të Mirelit apo ndonjë qenushi model Chihuahua, raportuan se ishte e qartë që inceneratorëve do t’u vihej kapaku me Tigrin, pra sulmohet Tigri, inceneratorët i bëri Tigri, gazetarët do të heshtnin, do ta mbështesnin këtë lojë të tyre dhe gjithçka do të mbyllej.
Këtu shpëtonte dhe Mireli, i cili quhet Mirel apo Klodian Mërtiri. Ky i fundit emrin e tij nuk e kishte në treg zyrtarisht si në akuzë. Por në nëntor të vitit të kaluar dhe ai u quajt “truri” i inceneratorëve. Pra, gjërat u komplikuan.

Propaganda tashmë ka disa linja kryesisht të çroditura dhe reagime që tregojnë se janë nervozë dhe në panik.
Linja zyrtare e qeverisë që përpiqet, tërhiq e mos e këput, të menaxhojë situatën shpërthyese pas plasjes së skandalit të inceneratorëve, por edhe dosjes hetimore nga Arben Ahmetaj dhe një linjë tjetër që kontrollohet nga Mirel Mërtiri që mendon se duke përhapur “fake news” do të ndalë gazetarët të flasin ata që mendojnë ndryshe duke akuzuar njëherë se i blen lali, njëherë se i blen Tigri, një herë se i blen tjetri, kur në rast konsekuenca e disa gazetarëve në lidhje me inceneratorët është për t’u përshëndetur dhe për t’u admiruar. Linjat me porosi dhe demotivimet nuk i beson më askush përkundrazi po i shërbejnë SPAK ti shkojë më thellë të vërtetës, pasi inceneratorët nuk janë betejë mediatike, por aferë korrupsioni.
Këta marifetçinj, qafirë të vegjël gazetarie, mendojnë se me goditje poshtë brezit, me shantazhe dhe intriga, do të ndalin gazetarët apo do të intimidojnë prokurorët veçse bëjnë një gabim të madh.
Shuku me euro me ose pa fatura që nga kazinot e deri tek faturat për italianë gjobaxhinj, duhet ti bëjnë të reflektojnë ose të kuptojnë se nuk janë në rolin e gazetarit, por janë në rolin e bashkëpunëtorit në krim, janë duke fshehur të vërteta dhe jo se dënohesh se ke shpërndarë “fake news” apo fyerje, për ato ka me qindra padi në Prokurori dhe gjykata për këta bashibuzukë të inceneratorëve, por duke ditur që shpifin dhe gënjejnë nuk shkojnë, nuk paraqiten në drejtësi. Janë bashkëpunëtorë në krim.
Nga ana tjetër, në këtë rast nuk po flasim thjesht për shpifje dhe fyerje për gënjeshtra apo se i ulet reputacioni dikujt apo i ulet dikujt tjetër, kjo s’ka hiç rëndësi, në këtë rast duhet të mësojnë se janë bashkëpunëtorë në krim, po kjo është e vërtetë. Ka hetim për mediat dhe gazetarët dhe janë paguar apo paguhen nga inceneratorët.
Ky është fakti. Se kë paguan Arben Ahmetaj, se kë blen dhe kë shet Arben Ahmetaj, apo se kë blen dhe shet Mirel Mërtiri, se kë blen dhe kë shet Klodian Zoto, se kë blen dhe shet apo shpik banda mediatike e inceneratorëve do ta shohim në javët në vijim pasi të flasë SPAK-u publikisht dhe zyrtarisht.

Gjithçka thonë dhe shpërndajnë është një shantazh, një ngritje kurthi për opinionin publik për të goditur gazetarë, për të thënë se Erion Veliajn po e sulmon Arben Ahmetaj, se Arben Ahmetaj i paguan këta, ndërkohë nga ana tjetër këta i paguan Erion Veliaj për të sulmuar Arben Ahmetajn apo qeveria vetë ka bërë një grup që u bien atyre apo këtyre, këto janë skema që kërkojnë thjesht dhe vetëm të ulin peshën që kanë në tregun mediatik një numër gazetarësh.
Lojë që po përfshin më thellë në skandal kryebashkiakun e Tiranës dhe po zbardh këdo është përfshirë apo ka bashkëpunuar në këtë aferë.

Por sado që t’i nxijnë apo fshehin të vërtetat, qafirët e shërbimit të inceneratorëve apo qeverisë dhe Lalit të bashkisë, pas disa javësh do të dëgjojmë të vërtetën e plotë se ç’ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës dhe sa gazetarë janë në hetim për përfitime financiare apo duke shkuar deri në krim siç është bashkëpunimi për të deformuar të vërtetën apo për të fshehur krimin e inceneratorëve. Koha vonon por nuk harron./ CNA.al
Afera e inceneratorëve, përtej çdo debati politik e pu...
Famozja Elisa Spiropali tashmë mund të quhet Elisa e i...
Aktualisht në vend është instaluar një tip opozite e kontr...
Mazhoranca sot po kërkon të presë një kokë që po e shet pë...
Arratisja e ish-Zv/Kryeministrit të qeverisë shqiptare pas...
SPAK-u së fundi ka kërkuar arrestimin e ish-zëvendëskryemi...
Taulant Balla u emërua ministër i Brendshëm nga kryemi...
Vëllezërit kanë ngrirë Kryeministri i Shqipërisë darkon m...
Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa vitesh sillet ...
Kur pret ura pa ndonjë arsye të veçantë, ndonjëherë bie në...
Është rikthyer në skenën e debatit aplikimi nga qeveria i...
Ndodh që të dëgjojmë fatkeqësisht në vitin 2023 që mund të...
Ndërsa më parë ishte Komisioni i Politikës së Jashtme të ...
Ngjarjet në Kosovë kanë tronditur opinionin publik, jo vet...
Nëse 36 vjeçari që erdhi në Parlament, duke thyer herë...
Me një bluzë me mëngë të shkurtra ngjyrë të zezë, të k...
Në seancën plenare të paradites së të enjtes, me shumi...
Partia Demokratike e doktor Berishës ka dalë me qëndri...
Afera e inceneratorëve në Shqipëri sot kishte një sean...
14 maji regjistroi një rezultat shumë të dobët për koa...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 60-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Rrogozhi...
Në vijim të kontrolleve intensive dhe punës së bazuar në i...
Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtun...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po udhëheq një proces të dhimbshëm demografik që...
Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi përmes një pos...
Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur ditën e sotme n...
Komanda qendrore ushtarake iraniane, Khatam al-Anbiya, ka ...
Katër muaj lufte kanë ndryshuar thelbësisht marrëdhëniet m...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në Ballkan, pak tregje turistike po zgjerohen me ritmin e ...
Ekspertët e çështjeve demografike Ilir Gëdeshi dhe Russell...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Zhvillimi urban, transporti, energjia, pylltaria dhe bujqë...