Nuk plotësojnë kushtet/ Linjat urbane të Tiranës, me licenca jashtëligjore
Një pjesë e konsiderueshme e autobusëve që e ushtrojnë vep...

Një tjetër denoncim është bërë këtë të diel për inceneratorin e Tiranës, i cili i është dhënë me koncesion kompanisë “Integrated Energy BV SPV”.
Gazetari Klodian Tomorri thotë se inceneratori i Tiranës mund të bëhej edhe me prokurim klasik, pra me tender dhe jo me koncesion.
Por Tomorri deklaron se Klodian Zoto, bëri një tabelë ku pretendonte se po ta ndërtonte shteti, inceneratori i Tiranës do kushtonte 148 milionë euro, ndërsa po ta ndërtonte kompania koncesionare 128 milionë euro.
Sipas tij, Zoto në bashkëpunim me Alba Thomën, drejtoreshën ligjore të Ministrisë së Mjedisit dhe Etleva Kondin, anëtaren e Komisiomit të Vlerësimit të Ofertave për inceneratorët, e futën këtë tabelë në relacionin zyrtar të qeverisë, ku argumentohej se pse duhej bërë me koncesion inceneratori dhe jo me tender.
Gazetari thekson se me urdhër të Zotos, Qeveria e dha inceneratorin e Tiranës me koncesion.
Denoncimi i plotë:
Te procedura e inceneratorit të Tiranës ka një perlë.
Në mes të m*tit të madh korruptiv lind problemi, që pse duhet bërë me koncesion inceneratori i Tiranës dhe jo me prokurim klasik, domethënë që ta ndërtonte shteti me tender. Pra, duhej gjetur një justifikim që mos të vinte shumë erë, sepse kjo ishte dhe një kërkesë ligjore.
Dhe përgjigjen e kësaj e jep Zoto. Bën një tabelë Zoto, ku thotë po ta ndërtonte shteti do kushtonte 148 milionë euro, kur e ndërtojmë në kushton 128 milionë euro. Nga vinte diferenca do thoni ju? Sepse sipas Zotos, po ta bënte shteti me tender, ndërtuesi që do merrte tenderin do fitonte të pakten 13.5 milionë euro, kurse këto të tjerat ishin jo studime fizibiliteti, jo kosto burokratike. Pra, Zoto e ndërtonte pa fitim domethënë.
Këtë tabelën që bëri Zoto, ja çon Alba Thomës. Kjo e merr dhe e fut në relacionin zyrtar të qeverisë, ku argumentohej se pse duhej bërë me koncesion inceneratori dhe jo me tender. E ndërsa kjo Thomja me atë Etleva Kondin, vendosnin kriteret që u çonte Zoto me Mërtirin, çmimet që diktonin ata e kështu me radhë, Sulltani dilte në televizor dhe mbronte me forcë, argumentet e Thomës me Kondin që i bënte Zoto. Mileti paguaj.
Ja kështu - kështu. Herën tjetër te fleta e votimit vini emrin e Zotos në krah të Partisë Socialiste të paktën. Ta dinë njerëzit kush do ja u bëjë ligjet në 4 vitet e ardhshme./ CNA.al

Një pjesë e konsiderueshme e autobusëve që e ushtrojnë vep...
Gazetari Elvi Fundo ka nxjerrë me dokumente në emisionin “...
Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi, denoncoi ...
Elisa Spiropali nuk i kurseu deklaratat lajkatare ndaj kry...
Megaafera e inceneratorëve vijon të thellohet, ndërsa fakt...
Një denoncim ka ardhur së fundmi në redaksinë e CNA, në li...
Në vitin 2019-2020 qytetari Astrit Kuqi që ka në pronësi n...
Pak kohë më parë emisioni Stop në Tv Klan transmetoi rasti...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një stomatologeje nga qy...
Ndodhemi në pikun e sezonit turistik dhe në Shqipëri ka en...
Drejtori ekzektiz i një OJF-ve, Granit Sokolaj, ka bër...
Në 15 Qershor 2021 transmetuam një problematikë në një shk...
Një qytetar ka shkruar te xhami i makinës, se është burrë ...
“Karteli i miellit”, krahas bujqve, fundos edhe konsumator...
Një prej rrugëve më të çuditshme, për të cilën mund të ken...
Jemi në rrugën “Gjolekë Kokona”. Banorë të një pallati në ...
CNA denoncoi 3 ditë më parë skandalin me drejtoreshën e pë...
Fiks Fare bëri një vëzhgim në fshatrat e Lushnjës, për të ...
“Stop” ishte në njësinë numër dy në Tiranë. Trëndafile Cel...
“Stop” ishte në Kurbin, pasi File Lleshi tregoi se jetonte...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...