
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsiont dhe Krimit të Organizuar dha sot pretencën për 9 të pandehurit e përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
CNA ka siguruar dokumentin me pretencën e Prokurorisë së Posaçme, e cila kërkoi në total 57 vite burg për personat e përfshirë në aferën korruptive me vlerë 24 milionë euro.
Organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili akuzohet për korrupsion duke përfituar rreth 3.6 milionë euro nga dy kompanitë koncesionare.
Gjithashtu 10 vite burg u kërkua edhe për Mirel Mërtirin, i cilësuar nga SPAK si “truri” i inceneratorëve dhe për Klodian Zoton.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
Koka, Mërtiri dhe Zoto, falë gjykimit të shkurtuar mund të dënohen me 6 vite e 8 muaj burgim.

Për Stela Gugalljan është kërkuar dënim me 7 vite burg për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale” dhe mund të dënohet me 4 vite e 8 muaj burg.
Për ish-sekretarin e ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako u kërkua 4 vite burg për “shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim” dhe mund të dënohet me 2 vite e 8 muaj burg.
Gjithashtu SPAK ka kërkuar konfiskimin e dy kompanive kryesore që përfituan koncesionin me vlerë 24 milionë euro, “Integrated Technology Sh.p.k” dhe “Alb Tech”, po ashtu dhe të 4 kompanive që i paguan ato.
Mes pasurive të tjera, është kërkuar konfiskimi i 8 apartamenteve dhe tre pasurive të paluajtshme të Lefter Kokës, ashtu si edhe 88% të aksioneve të ish-ministrit të Mjedisit në kantinën e tij të verës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, që ndodhet në Durrës.
Pretenca e SPAK:
Lefter Koka, SPAK kërkon 10 vite, përfiton 6.8 me gjykim të shkurtuar.
Alqi Bllako, SPAK kërkon 4 vite, përfiton 2 vite 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Mirel Mërtiri, SPAK kërkon 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Stela Gugallja, SPAK kërkon 7 vite burg, përfiton 4 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Klodjan Zoto, SPAK kërkon 10 vite burg, përfiton 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Pëllumb Abeshi, SPAK kërkon 4 vite burg, 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Jonida Zeqo, SPAK kërkon 4 vite burg, 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Serafin Papa, SPAK kërkon 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Bardhyl Çabiri, SPAK kërkon 4 vite burg, përfiton 2 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar./ CNA.al







Policia në Rinas ka arrestuar shtetasen iraiane me inicial...
Fredi Beleri, kandidati fitues i zgjedhjeve në Himarë, u v...
SPAK-u ka kërkuar dënimin për Mirel Mërtirin, i quajtu...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 27 vite burg për tre b...
Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve ka njoftuar hapjen...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon a...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është...
Një vendim kontrovers i Gjykatës së Lartë i ka njohur ...
CNA ka hapur sot një sondazh në lidhje me punën e SPAK...
Zgjedhjet kanë përfunduar, por inceneratorët që nuk ek...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ësh...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se me...
Në Shqipëri, studiues të pavarur dhe politikanë të opozitë...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të martën rap...
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka zbuluar shifrën përfund...
Është dita e dytë pas zgjedhjeve dhe Altin Dumani ësht...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka ndarë këtë...
Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka përfunduar ve...
Ish-zëvëndësministri i Financave, Sherefedin Shehu ka iron...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...