
SPAK-u ka kërkuar dënimin për Mirel Mërtirin, i quajtur “truri” i inceneratorëve, Stela Gugallen, bashkëjetuesen e tij, Klodian Zoton dhe zyrtarët e shtetit të përfshirë në një aferë korruptive që fillon në Elbasan, shkon në Fier dhe përfundon në Tiranë, por del edhe në Durrës.
Dënim deri në 10 vite burg kërkuan, të cilat janë kërkesa që vijnë nga SPAK-u, pas një gjykimi të shkurtuar dhe disa nga zyrtarët, në bazë të kërkesës së bërë nga SPAK-u dhe kohës së paraburgimit, shumë shpejt do të dalin jashtë.
Nga ana tjetër, duket se kush ka hetuar aferën e inceneratorëve, pra prokurorët e SPAK-ut, ata që Mirel Mërtiri i sulmonte me banditët e tij mediatikë, me gazetarët pesëlekësh që paguhen lart e poshtë.
Qëllimi i sulmeve nuk ka qenë, në fakt, një presion i drejtpërdrejtë ndaj tyre për të ulur dënimet apo për të përjashtuar Mirelin dhe prishur thelbin e të gjithë hetimit.
Qëllimi ka qenë që njerëzit të besojnë se postet e inceneratorëve janë në konflikt me prokurorët dhe akuza duhet të kalonte për korrupsion, shpërdorim detyre, akuza të lehta, ngelen 2-3 vite burg, bëjnë 2-3 dhe dalin.
Çështja ankimohet, shkon në Gjykatë të Apelit, shkon në Gjykatë të Lartë. Lëvizje të tilla procedurale që në fund gjithçka të mbyllet thjesht dhe vetëm me pak kohë burgim dhe miliona euro të fituara nga afera e inceneratorëve të ngelen në xhepat e personave që janë përfshirë në këtë aferë.
Sot SPAK-u kërkoi vitet e burgut për grupin e strukturuar kriminal për aferën e inceneratorëve që në fakt nuk është hetuar si e tillë.
Megjithëse kemi të njëjtët persona në Elbasan, të njëjtët persona në Fier, të njëjtët persona në Tiranë, në themelimin e kompanisë dhe firmosjen e kontratës koncensionare.
I njëjti grup individësh, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, përfshi këtu edhe Giuseppe Ciaffaglione-n. I njëjti grup individësh, zyrtarësh shteti, përfshi këtu Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën, nuk është hetuar si një grup i strukturuar kriminal, por thjesht dhe vetëm si individë të përfshirë në një aferë korruptive.
Në fakt nuk janë disa individë të përfshirë në korrupsion, por është një grup i strukturuar kriminal që ka futur duart në xhepat e shqiptarëve për të vjedhur për korrupsion, për abuzim nga Elbasani në Fier, me rreth 50 milionë euro dhe me një kontratë 430 milionë dollarë me koncensionarin e landfillit të Tiranës, që shkon në vlerë reale, sipas llogarive të gazetarëve, mbi 750 milionë dollarë.
Ende në Tiranë nuk ka një incenerator, pas 6 vitesh. Ende nuk është zbatuar kontrata dhe projekti për ndërtimin e inceneratorit, ku kompania ka fituar rreth 30 milionë dollarë dhe pretendon se ka bërë rreth 30 të tjera investime.
Grupi i strukturuar i inceneratorëve nuk po hetohet si i tillë. Kemi të bëjmë me një grup kriminal që ka grabitur xhepat e shqiptarëve me korrupsion, me projekte jashtë funksionit, siç është rasti i Elbasanit apo në Fier që nuk funksionon inceneratori.
Alqi Bllako, Lefter Koka, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë grupi i strukturuar kriminal i inceneratorëve. Ata po pranojnë akuzat, po marrin gjykimin e shkurtuar dhe duan ta mbyllin me kaq historinë. Por ende nuk është hapur Tirana.
Dhe asnjë nga prokurorët, përfshi këtu dhe Altin Dumanin, që e mban veten si njeriu i ndershëm në drejtësinë shqiptare nuk po i heton inceneratorët si një grup i strukuturuar kriminal, i cili ka abuzuar, ka shkelur ligjin, ka kryer korrupsion dhe janë aty jo si individë që kanë kryer veprime të pavaruara nga njëri–tjetri, por si një grup i strukturuar kriminal që kanë firmosur të paktën 3 kontrata me vlerë fillestare rreth 500 milionë dollarë që paguhen nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë të varfër.
Grupi i strukturuar kriminal është atje dhe po kërkon të dalë nga burgu dhe për këtë po i ndihmon SPAK-u, për këtë po i ndihmon Gjykata, për këtë po i ndihmon drejtësia jonë e reformuar./ CNA.al
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 27 vite burg për tre b...
Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve ka njoftuar hapjen...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon a...
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, është...
Një vendim kontrovers i Gjykatës së Lartë i ka njohur ...
CNA ka hapur sot një sondazh në lidhje me punën e SPAK...
Zgjedhjet kanë përfunduar, por inceneratorët që nuk ek...
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ësh...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se me...
Në Shqipëri, studiues të pavarur dhe politikanë të opozitë...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të martën rap...
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka zbuluar shifrën përfund...
Është dita e dytë pas zgjedhjeve dhe Altin Dumani ësht...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka ndarë këtë...
Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka përfunduar ve...
Ish-zëvëndësministri i Financave, Sherefedin Shehu ka iron...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar numërimi në Shkodër...
Në Bashkinë e Tiranës ka nisur numërimi i votave për Këshi...
Një proces elektoral që nxori minimunin historik të vo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...