Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Altin Dumani erdhi në krye të SPAK-ut me një shpresë shumë të madhe.
Shqiptarët e panë si njeriun që do të ndryshonte shumë në hetimet që do të zhvillonte në institucion.
Ca dhe i çuditi se punonte edhe të shtunave, megjithëse ende nuk e dimë se çfarë ka bërë këtë shtunë apo këtë të hënë që ishte pushim, se ishte 1 Maji.
Apo ndoshta si punëtor që është feston dhe jo proteston.
Altin Dumani është kreu i SPAK-ut me mbështetje të amerikanëve, ka dhe një mbështetje të madhe publike, por ne jo pa qëllim i kemi thënë që ai po bëhet esëll duke ngrënë gjizë, duke e krahasuar me Agushin e “Njeriut me Top” të Dritëro Agollit.
Pa lënë mënjanë edhe karrocën e Dylit, pasi kështu po e drejton SPAK-un. Faktet janë fakte.
Pra, kallëzimi është bërë 2-3 vite më parë që kanë filluar procedurat hetimore, por me vajtjen e Dumanit në 16 dhjetor të vitit 2022, në 5-6 muaj nuk është bërë asnjë veprim.
Ndërkohë që ditë pas dite ne kemi nxjerrë fakte dhe prova, se çfarë ndodh në landfillin e Tiranës në një kontratë koncesionare 430 milionë dollarë, e cila do të shkojë me dyfish të ardhura, pasi nga vetë kompania deklarohen 25 milionë dollarë të ardhura në vit.
Ka një kontratë koncesionare kur për 6 vite duhet të ishin ndërtuar 4 linjat e prodhimit të energjisë, të cilat kanë afate disamujore.
Në 72 muaj gjithçka duhet të kishte përfunduar. Jemi në muajin e 68-të.
Nuk ka asgjë të ndërtuar. Ka thjesht dhe vetëm një landfill, incenerator nuk gjendet.
Kompania ka marrë dy kredi 10 milionë euro. Nga ana tjetër ka fituar 30 milionë dollarë dhe pretendon se ka investuar 30 milionë të tjera.
Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat e kompanisë mund të jenë mbi 100 milionë dollarë, sipas deklarimeve të saj, nga të cilat rreth 60 milionë dollarë janë nga shteti shqiptar apo më shumë, dhe të ardhura nga biznesi privat, pasi tashmë të ardhurat do t’i rriten kompanisë, sepse në Tiranë çohen edhe mbetjet e Durrësit, plus Bashkia e Tiranës, e Kavajës dhe Vorës.
Këto janë disa të dhëna me shifra, të cilat duhet ta shqetësojnë Altin Dumanin, i cili në një dalje të tij mediatike nuk u soll si kreu i SPAK-ut, por u soll si ministër i Edi Ramës duke qarë arbitrazhin.

Në fakt, ai pretendoi se nuk njihte aksionerët e vërtetë, ne ia kemi treguar dhe me dokumente.
Nga ana tjetër, edhe të gjitha faktet ligjore në lidhje me kontratën koncesionare do t’i nxjerrim ditë pas dite, t’ia tregojmë kontratat, studimet e fizibilitetit, shumat e parave të paguara, paratë që fitohen.
Një kontratë koncesionare me 29 euro/ton mbetje për incenerim, ndërkohë që inceneratori sot mungon, pas 6 vitesh dhe me shumë gjasa edhe për një apo dy vite të tjera nuk do ta kemi.
Në 8 vite është gati 30% e afatit kohor të koncesionit dhe kompania pritet që të ketë fitime marramendëse, por incenerator atje nuk ka dhe kostot i paguajnë qytetarët e Tiranës.
Në rast se Dumani nuk i shikon, nuk i dëgjon edhe kur punon të shtunën, të paktën të çojë ekspertë të bëjnë vlerësimet dhe verifikimet e gjithçkaje që ka ndodhur në landfillin e Tiranës.

Atë që dje ia ka kërkuar publikisht dhe Erion Veliaj, i cili topin ia ka lënë Prokurorisë dhe Gjykatës, duke theksuar se nuk mban përgjegjësi për atë që ndodh brenda në landfill dhe janë të tjera institucione përgjegjëse ato që po hetojnë.
Ndërkohë, shqiptarët i kanë dhënë kompanisë koncesionare nëpërmjet shetit apo privatit mbi 100 milionë dollarë në këto 5 apo 6 vite dhe paratë vazhdojnë e paguhen, ndërsa Altin Dumani, që u bë kreu i SPAK-ut, duke punuar edhe ditën e shtunë, mesa duket, kërkonte të flinte të shtunën dhe të ishte pushim, prandaj është bërë edhe drejtuesi i kësaj Prokurorie. Ndryshe nuk shpjegohet fakti pse SPAK-u nuk vepron ndaj inceneratorit apo landfillit të Tiranës, nuk kryen veprimet procedurale për t’u thënë në fund shqiptarëve cila është e vërteta, sa janë abuzimet, ka apo nuk ka të tilla dhe në rast se është në rregull kompania të vazhdojë detyrën.
Në rast se ka abuzime ligjore dhe shkelje, përgjegjësit të shkojnë para drejtësisë. Altin Dumani nuk mund të sillet edhe njëherë si ministër i Edi Ramës.
Altin Dumani është kreu i SPAK-ut, që nuk duhet të hajë gjizë dhe të ngasë karrocën e Dylit apo të bëhet një Agush, por duhet atë të shtunë që punonte, të shkojë, të punojë dhe të nxjerrë përgjegjësit e moshetimit të koncesionit për landfillin dhe inceneratorin e Tiranës, i cili me foto, me pamje çdo ditë është treguar që nuk ekziston dhe sot me dokumente CNA i ka treguar si kanë qenë afatet kur duhet të ndërtoheshin.
Pse nuk janë ndërtuar? Kush janë shkelësit? Pse nuk është zbatuar kontrata?
Qoftë nga të dyja palët, qoftë me arbitrazh, por e vërteta duhet të dalë para shqiptarëve njëherë e mirë dhe përgjegjësit duhet të ulen përpara drejtësisë, zyrtarë, privatë, media dhe kushdo tjetër qofshin, që kanë futur duart në llumin e korrupsionit, duke vjedhur, abuzuar dhe shkelur ligjin me shqiptarët e varfër, të cilëve u kanë vjedhur nga xhepat e tyre për një aferë që ka ndyrë piramidën shtetërore, pushtetin vendor e deri në biznese private dhe media./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në qarkun e Korç...
Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noiz...
Eksperti i IT-së, Gent Progni, ka zbuluar se këngëtari...
Sot në Korçë janë prezantuar 3 projektet për ndërtimin e s...
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Departamentit ...
Kreu aktual i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, e ka konsi...
Kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Korçës, ka deklaruar s...
Sot, po prezantohen 3 finalistët me prestigj në skenën ndë...
Qeveria ka propozuar në Kuvend disa ndryshime në ligji...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lid...
Sipas hartës së re gjyqësore, duke filluar nga sot do ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Belsh, ka sulm...
Mjeku Erion Dasho ka thumbuar të gjitha mediat që i bë...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se...
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e njohur gjithashtu s...
Instituti i Statistikave me të dhënat e fundit të publikua...
Luiz Ejlli, i famshmi i “Big Brother”-it, këngëtari që...
Drejtuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Sali Berisha...
Këngëtari Luiz Ejlli, i kthyer në një personazh të mad...
Gazetarja Sonila Meço, dy javë para zgjedhjeve ka para...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...