
Zgjedhjet kanë përfunduar, por inceneratorët që nuk ekzistojnë vazhdojnë dhe marrin miliona e miliona euro nga taksat e shqiptarëve të varfër.
Në Elbasan dhe në Tiranë janë dy inceneratorë, të cilët janë jashtë funksionit, që nuk punojnë.
Në një zinxhir kompanish dhe personazhet kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal. Kanë investuar nga qeveria shqiptare mbi 50 milionë euro, por inceneratorët janë jashtë funksionit.
Në Elbasan bën sikur ndizet, kostot i ka katastrofike. Në Fier ende nuk është vënë në punë. Çdo afat ligjor ka kaluar, por inceneratorët janë jashtë funksionit.

SPAK-u nuk e çoi në grup të strukturuar kriminal këtë bashkëpunim të individëve, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto apo dhe shtetas të tjerë të përfshirë nga Elbasani në Fier dhe më pas tek inceneratori i Tiranës, ku shkëlqen Giuseepe Ciaffaglione, njeriu që merr aksione nga Klodian Zoto dhe më pas i shet te persona të tjerë, kjo pa marrë më parë leje nga qeveria shqiptare, sipas ligjeve për koncensionin.
Në fakt, në Tiranë, ende sot pas 6 vitesh nuk ka incenerator, sipas studimit të fizibilitetit dhe biznesplanit duhet të ishte përfunduar pas disa vitesh. Sot duhet të kishim një investim të paktën 128 milionë euro. Vonesa, justifikime, incenerator në Tiranë nuk ka.
Administratori dhe ish-pronari me 100% të aksioneve, aktualisht një nga ish-aksionerët, Giuseppe Ciaffaglione, i shiti ato vitin e shkuar dhe u arratis.
Ciaffaglione, në kërkim ndërkombëtar, ndërsa Altin Dumani qëndron në zyrën e tij.
Sot po i bëjmë letrën e tretë publike pas zgjedhjeve zotit Altin Dumani, kreut të SPAK-ut dhe prokurorëve të këtij institucioni që të zgjohen të hetojnë inceneratorin e Tiranës. Të hapin dokumentet, të zbardhin të vërtetat, të shkojnë vetë të sfidojnë prokurorët, Byronë kombëtare të Hetimit, çdo njeri të drejtësisë në Shqipëri, se në Tiranë nuk ka incenerator dhe po fshihen pas gishtit, po përpiqen të përdorin procedura, justifikime, se s’kemi punuar, s’kemi marrë leje, në fakt mjafton të shikoni shkëmbimet në tatime dhe lëvizjet bankare edhe gjatë viteve që pretendohet se s’kanë pasur leje ndërtimi apo gjatë pandemisë.
Janë të gjitha provat, janë të gjitha faktet. Incenerator në Tiranë nuk ka. Shqiptarët në 6 vite kanë paguar 60 milionë dollarë vetëm nga taksat e drejtpërdrejta, dhënë nga qeveria shqiptare kompanisë së inceneratorëve të Tiranës, për Tiranën, Durrësin e të tjerë.
Pa folur këtu për miliona dollarë që kjo kompani ka marrë nga privati, nga përpunimi i dherave. Kompani që deklaron 30 milionë dollarë fitime. Kompani që deklaron 30 milionë dollarë investime. Pjesa tjetër janë shpenzime. Qindra miliona lekë për mjete me qira. Mjafton të shihen bilancet.
Qindra miliona të tjera për konsulencë të dhënë Stela Gugalles, Klodian Zotos dhe kështu me radhë.
Kompani zinxhirë që mbushin xhepat e bosëve të djegësve, atyre që tani po shfaqen në dokumente, por edhe atyre të mëparshmëve që fshihen nga Mirel Mërtiri, Klodian Zoto e të tjerë.
Nuk mund të justifikohen me arbitrazhin, në Tiranë nuk ka incenerator. Kontrata nuk është zbatuar, kush janë përgjegjësit? Kush i mbron? Kush qëndron pas kësaj batërdie?
SPAK-u i ka pritshmëritë e mëdha, nuk mund të përfundojë si gjyqtarët apo “prokurorët të parareformës në drejtësi”. Ata që ndoshta kanë bërë shumë më tepër sesa këta prokurorë të SPAK-ut që vettingu ndoshta nuk i mori dhe shumë seriozisht një pjesë të tyre.
Dikush e ka kaluar me miqësi, dikush me mbështetje politike dhe hapja e letrave kaloi, por tashmë kanë për detyrë të punojnë për të zbardhur të vërtetën, për të hetuar, jo për të fjetur, jo për të qëndruar në hije dhe për të shpëtuar kush e kush më parë në një dosje voluminoze, e cila ka një tufë me të akuzuar që grabisin, që abuzojnë, që shkelin dhe vjedhin taksat e shqiptarëve të varfër./ CNA.al
Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, ësh...
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se me...
Në Shqipëri, studiues të pavarur dhe politikanë të opozitë...
Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të martën rap...
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka zbuluar shifrën përfund...
Është dita e dytë pas zgjedhjeve dhe Altin Dumani ësht...
Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, ka ndarë këtë...
Zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka përfunduar ve...
Ish-zëvëndësministri i Financave, Sherefedin Shehu ka iron...
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar numërimi në Shkodër...
Në Bashkinë e Tiranës ka nisur numërimi i votave për Këshi...
Një proces elektoral që nxori minimunin historik të vo...
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it, Audrey Glover, e ka ci...
Numërimi i votave në bashkinë Kurbin është pezulluar përko...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur i lum...
Shefja e misionit të OSBE-ODIDR-it, Audrey Glover ka shpre...
Shefja e misionit të OSBE-ODIHR-it, Audrey Glover, e ka ci...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë ultimatum KZAZ-v...
KQZ ka nxjerrë rezultatet e para nga procesi i numërim...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...