
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170 milionë euro për tre inceneratorë. Njëri që nuk punon, gjoja remont, tjetri nuk ka përfunduar dhe i treti që nuk ekziston.
SPAK ka zbuluar mashtrime, vjedhje, korrupsion, etj., etj., ku tre emrat kryesorë janë Mirel Mërtiri ("truri" i inceneratorëve), Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.
Qeveria politikisht kërkoi që t’i vërë kapakun çështjes së inceneratorëve me Arben Ahmetajn, ish-zëvendëskryeministër. Këtu u fut në skemë edhe Mërtiri me bashkëpunimin e tij me "Top Channel", ku kishte dhe ortakëri dhe disa media dhe gazetarë që i paguante e vazhdon t'i paguajë. Këto media ndryshe nga të tjerat theksonin Zoton dhe Ahmetajn por e harronin Mërtirin që SPAK e quante "truri" i skenarëve të mashtrimit, korrupsionit dhe vjedhjeve.
Le të pranojmë “të vërtetën” e të paguarve nga Mirel Mërtiri, që pa dashje po e zhysin më thellë bosin e tyre jo vetëm me çfarë shkruajnë, këto janë tashmë pjesë e të dhënave në dosjen e SPAK-ut dhe shqyrtimeve që vazhdojnë nga oficerët e BKH.
Sipas "Top Channel" dhe mediave të paguara nga Mireli që kanë frikë t'i përmendin emrin, kryesori i aferës është Arben Ahmetaj, ai i ka bërë të gjitha, në bashkëpunim me kë? Po paratë ku shkuan?
Kush i mori? Ku përfunduan 170 milionë euro të ardhura në pak vite, kur investimet në total janë më pak se gjysma?
Lind një pyetje tjetër rrugës, Elbasani dhe Fieri janë objekte në gjendje ku janë investuar gati 60 milionë euro, edhe pse nuk funksionojnë.
Tirana është një gropë 110 milionë euro që sipas kompanisë ka vetëm një investim nga 20-30 milionë euro të diskutueshme të kryer dhe pjesa tjetër nuk dihet ku ka shkuar, çfarë është bërë me këto para? Ku shkuan gati 80 milionë euro në gati 60 vite?
Pa folur për faktin se SPAK, ende nuk i ka marrë dhe bashkuar çështjet duke e kthyer çështjen e inceneratorëve në një grup të strukturuar kriminal që ka kryer mashtrime të mëdha ndaj shtetit shqiptar. Pasi janë të njëjtët individë në Elbasan, në Fier dhe Tiranë.
Një grup i strukturuar kriminal që ka mashtruar shtetin me inceneratorë që nuk punojnë, me inceneratorë të papërfunduar dhe me inceneratorë që nuk ekzistojnë. Bëhet zhurmë, duan alibi, kapakë, sulme ndaj gazetarëve, por askush nuk i qëndron thelbit.

Ku shkuan 80 milionë euro të të ardhurave në landfillin e Tiranës dhe sa eficient ka qenë investimi rreth 60 milionë euro në Elbasan e Fier?
Janë të njëjtët emra, janë të njëjtët persona. Askush nuk jep përgjigje ende ku kanë shkuar dhjetëra miliona euro të taksapaguesve shqiptarë dhe biznesit shqiptar.
Duan ta kalojnë me zhurmë, sherre e debate, por SPAK dhe hetimi duhet të zbërthejnë grupin kriminal të inceneratorëve deri në momentin kur të gjendet edhe qindarka e fundit e vjedhur nga xhepat e shqiptarëve që ka shkuar sa në politikanë e zyrtarë të korruptuar, aq edhe në media dhe struktura të korruptuara të saj dhe drejtësisë./ CNA
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
Mediat e paguara nga inceneratorët vazhdojnë të krijoj...
Afera e inceneratorëve është më e madhja në 30 vite. Skan...
Tashmë prej disa javësh, mediat e tij, propaganda e kr...
Një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017. Janë j...
Prokurori i SPAK-ut, Edvin Kondili, që njihet gjerësis...
Ish-ministri i Shëndetësisë, zoti Ilir Beqaj, ka shfaq...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me punë...
Sot SPAK ka thirrur për të disatën herë për të marrë n...
Një skandal përtej kufijve të Shqipërisë, që përfshiu ...
Tri personazhe, ku dy prej të cilëve shumë aktivë, Mir...
Edi Rama rikthehet në rolin e gazetarit me penën e tij të ...
Rasti i fundit i denoncimit të bërë nga biznesmeni Gjergj ...
Në një editorial të tij, në gazetën “Tema”, Mero Baze që n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...