
Pas kërkesës së SPAK-ut për Kuvendin për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe akuzave të ngritura ndaj tij, mediat, kryesisht ato të propagandës së qeverisë dhe shumica të paguara nga kompania e inceneratorit të Tiranës, kanë filluar sulmin e tyre mediatik. A thua se afera e inceneratorëve u mbyll me arrestimin e Arben Ahmetajt?
Çfarë po ndodh? Thjesht dhe vetëm po krijojnë alibi në opinionin publik se çështja e inceneratorëve mori fund, tashmë iu vu kapaku, koka e tyre Arben Ahmetaj është nën akuzë, hyri në burg dhe çështja e inceneratorëve mbaroi, por në fakt nuk është kështu.
Së pari, nuk është kështu se shteti shqiptar, qeveria shqiptare edhe Bashkia Tiranë, i paguajnë nga transferta e tyre të paktën 10 mln dollarë në vit landfillit të Tiranës, ku nuk ka incenerator. Pra, paratë vazhdojnë paguhen, Arben Ahmetaj në akuzë, Mirel Mërtiri në akuzë, Klodian Zoto në akuzë, Stela Gugallja në akuzë, të katërt të ikur, vetëm Lefter Koka dhe Alqi Bllako ndodhen pas hekurave.
Në fakt, po tentohet t’u hidhet hi syve shqiptarëve se çështja e inceneratorëve mbaroi, kaq ishte e gjitha, u kap dhe Arben Ahmetaj e historia mbyllet këtu.
Historia e inceneratorëve nuk mbaron me Arben Ahmetajn, ka ende shumë emra të tjerë dhe, përtej kësaj, nuk mbaron se ende po paguhen dhjetëra miliona euro nga taksat e shqiptarëve të varfër nga kompaninë e inceneratorit të Tiranës dhe ende nuk janë kthyer këto para te taksapaguesit shqiptarë që janë të vjedhurit në këtë rast.
SPAK-u dhe gjykata pretendojnë se janë zbardhur korrupsioni dhe vjedhjet, por këto para të vjedhura duhet t’u kthehen shqiptarëve. Nuk mund të paguhen miliona e miliona euro dhe çështja e inceneratorëve të quhet e mbyllur, vetëm sepse ra në akuzë Arben Ahmetaj.
Jo, as sepse është ende në akuzë Mirel Mërtiri, “truri” i tyre, i cili strehohet në Vjenë së bashku me bashkëjetuesen, Stela Gugallja, dhe jeton me miliona dollarët që përfiton nga afera e inceneratorëve në Tiranë, apo deri në Zimbabve.
Nuk mbaron afera e inceneratorëve, nuk mbyllet se ka një akuzë ndaj Arben Ahmetajt, jo aspak. Ajo është e hapur, është një litar që ka ngelur varur edhe për shumë ish-ministra, zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar dhe nuk mund të mbyllet kjo aferë deri ditën që do të ndalohen pagesat abuzive, ku sot është 29 euro për ton, ndërkohë që nuk ka incenerator dhe në Tiranë ka vetëm landfill, që, sipas vetë shkresave zyrtare të bëra nga administratorët shqiptarë të kompanive të sekuestruara të inceneratorëve në Fier dhe Elbasan, landfillimi nuk shkon më shumë se 12 euro për ton.

Pra, një vjedhje thuajse e provuar për 17 euro për ton diferencë. Ndërkohë që inceneratori në Tiranë nuk ekziston, sot e 6 vite nga firmosja e kontratës koncesionare dhe fillimi i punimeve në këtë landfill, ku pretendohet se leja është dhënë në vitin 2019, ndërsa në fakt koncesioni ka filluar që në 2017, gjithashtu dhe punimet kanë filluar menjëherë sapo kanë marrë kontratën koncesionare, këtë e faktojnë mallrat e blera, faturat, TVSH, taksat, e të tjera si këto. Afera e inceneratorëve nuk mund të mbyllet me Arben Ahmetajn. Ata që mendojnë që problemi tashmë u mbyll, se iku Klodi, Stela, Mireli dhe pas tyre shkoi dhe Arbeni, e kanë gabim skenarin e tyre.
Çështja e inceneratorëve mbyllet edhe zyrtari i fundit të mbajë përgjegjësi para ligjit dhe ditën kur të ndalen pagesat abuzive që bëhen për inceneratorin e Tiranës, sepse pagesat që vazhdojnë tregojnë që korrupsioni, pazari dhe afera vazhdojnë. Me mbylljen e pagesave abuzive dhe marrjen e përgjegjësisë nga i pari tek i fundit, atëherë mund të kemi një drejtësi të plotë dhe drejtësinë e kërkuar nga shqiptarët.
Të tjera detaje janë zbardhur këtë të martë nga dosja ...
Ish-kreu i Bashkisë Kukës, Safet Gjici, do të dalë përpara...
Policia Kufitare ka shpëtuar 13 turistë në Kepin e Rodonit...
Definët janë shfaqur sërish këtë verë në brigjet e Vlorës ...
Biznesmendi dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka rrëfyer mbrëmj...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, i cili dikur...
Gazetari Elvi Fundo ka zbërthyer nmbrëmjen e sotme propaga...
Një deklaratë të fortë ka bërë mbrëmjen e sotme gazetari E...
Ish-zv.kryeministri dhe deputeti i PS-së, Arben Ahmetaj nd...
Avokati Spartak Ngjela ka bërë një parashikim për punë...
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë një thirrje pë...
SPAK i dërgoi sot një dosje Kuvendit, ku kërkonte të hiqej...
Presidenti Bajram Begaj ka liruar nga detyra dhe ka emërua...
Gurorja në Borizanë ishte “molla e sherrit” për dhunën...
Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli i Mandateve dh...
Ngjarja e Fushë-Krujës ku fisi Rraja me shkopinj në duar d...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur punën intensi...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me ndjekë...
Pas kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt, k...
Gazetari Artan Hoxha, gjatë fundjavës, paralajmëroi se do ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...