Rama shigjeton Kurtin për situatën në veri: Nuk është në lojë fati i tij, por i Kosovës
Kryeministri Edi Rama po flet në një konferencë për mediat...

Bashkitë e qarkut të Fierit i rritën sërish kostot për depozitimin e mbetjeve, pasi administratori i inceneratorit të Fierit, Faraudin Arapi, aplikoi një tarifë porte prej 12 euro/ton, ndërkohë që mali me plehra sa vjen e rritet.
Bashkitë e qarkut të Fierit do të rrisin kostot për depozitimin e mbetjeve të tyre urbane në landfillin e inceneratorit të Fierit, pasi administratori Faraudin Arapi ka vendosur që të aplikojë një tarifë porte prej 12 eurosh për ton nga 1 prilli i këtij viti.
Historia e rritjes së kostove fillon që në janar, kur gjashtë bashkitë e qarkut morën një marrëveshje të re nga kompania e sekuestruar, “Integrated Technology Waste Treatment Fier”, bashkë me kushtin që nuk do të lejoheshin që t'i depozitonin mbetjet në landfill nëse nuk paguanin 12 euro ose 1400 lekë për ton.
"BIRN" mësoi se kryetarët e Bashkive të Fierit, Lushnjës dhe Roskovecit e firmosën këtë marrëveshje dhe e miratuan atë në Këshillin Bashkiak në muajin mars, ndërsa Bashkitë e Patosit dhe të Divjakës refuzuan fillimisht që ta firmosnin atë për mungesë fondesh.
Si pasojë, të dyja bashkitë iu rikthyen fushave të vjetra të plehrave, pasi inceneratori i Fierit u mbylli dyert për mospagim detyrimesh.
“Prej disa javësh Bashkia e Patosit po i depoziton mbetjet në fushën e vjetër të mbeturinave për shkak të një ngërçi instituicional,” tha për "BIRN", Artiol Hoxha, drejtor i Shërbimeve Publike për Bashkinë e Patosit.
Por kryetarja e bashkisë, Rajmonda Balilaj, i tha "BIRN" të mërkurën se situata me tarifën ishte “një keqkuptim” dhe se ata kishin rënë dakord tashmë që t'i çonin mbetjet në inceneratorin e Fierit.

Inceneratori i Fierit dhe kompania koncesionare “Integrated Technology Waste Treatment Fier” u sekuestruan në mars të vitit 2022, pasi Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputetin socialist, Alqi Bllako si dhe biznesmenin Klodian Zoto. Gjashtëmbëdhjetë zyrtarë të tjerë ndodhen aktualisht në gjyq lidhur me akuza të ngjashme.
Pas sekuestrimit, inceneratori i Fierit administrohet nga Farudin Arapi nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.
Arapi i tha "BIRN" se tarifa prej 12 eurosh ishte e domosdoshme për mbarëvajtjen e punës.
“Ne bëmë llogaritjet për të vazhduar grumbullimin e mbetjeve dhe vendosëm një kosto minimale prej 12 euro për ton mbetjesh. Parashikimi në projekt për këtë tarifë është 25 euro për ton mbetjesh,” tha Arapi.
I pyetur për bllokimin e Bashkinve të Patosit dhe Divjakës, Arapi tha se ato nuk kishin paguar detyrimet.
“Ne i kemi lejuar gjithsesi këto bashki të depozitojnë mbetjet deri një muaj më parë, por tani u detyruam të mos i pranojnë më, pasi nuk kanë paguar detyrimet,” tha ai.

Hot-spot mjedisor
Inceneratori i Fierit u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 32 milionë euro, por nuk është vënë asnjë ditë në punë dhe ende nuk djeg mbetje. Sipas administratorit Arapi, nevojiten edhe 2.8 milionë euro të tjera për ta vënë atë në punë, para që janë refuzuar të paguhen nga qeveria.
Depozitimi prej një viti e gjysmë i tonelatave të mbetjeve nga pesë bashkitë e qarkut të Fierit ka krijuar një pirg të madh plehrash të patrajtuara në këtë zonë dhe një rrezik të ri mjedisor.
“Kur e morëm në dorëzim inceneratorin, linja e diferencimit të mbetjeve nuk ishte gati. Ne pritëm një fond që ta vendosnim në punë, por nuk u miratua nga qeveria dhe bëhet vetëm depozitimi i mbetjeve,” tha Arapi.
Punëtorë të inceneratorit të Fierit i thanë "BIRN" në kushtet e anonimatit se kapaciteti i vendeve të depozitimit është drejt limitit.
“Ka mbetur edhe një parcelë bosh, të gjitha të tjerat janë të zëna. Era e keqe ndihet shumë, madje ka filluar të ndihet edhe në fshat. Banorët ankohen,” tha punonjësi.
Por ndërsa landfillet e inceneratorit të Fierit janë në emergjencë, bashkitë e qarkut janë të kënaqura që e kanë hequr hallin e mbetjeve nga duart e tyre.
“Ne kemi dërguar rregullisht mbetje në incenerator, përveç disa ndërprerjeve të shkurtra si në rastet kur punonjësit protestuan për pagat. Kemi pikën e grumbullimit pranë ish-Azotikut, ku mblidhen mbetjet e më pas dërgohen në incenerator,” tha Fatjon Elezi nga Bashkia e Fierit.
“Nuk është pjesë jona se çfarë bëhet me mbetjet, pasi i dorëzojmë ato,” përfundoi ai./ Reporter.al
Kryeministri Edi Rama po flet në një konferencë për mediat...
Vijojnë skenarët dhe skemat për gjyqin ndaj inceneratorit ...
Ministria e Punëve të Jashtme ka nisur procedurat për emër...
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka...
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, do të dalë pa...
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani paraqiti...
Një paralajmërim i fortë është bërë ditën e sotme nga ...
Ish-kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 9 në Tiranë, Indr...
Pak momente më parë është caktuar se kur do të mbahet sean...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot një ta...
SPAK-u lëshoi disa urdhër-arreste për 10 zyrtarë dhe ish-z...
GJKKO pranoi sot familjarët e viktimave nga shpërthimi...
GJKKO, në seancën e sotme për dosjen e Gërdecit, ka shtyrë...
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj pas ...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Sot në orën 14.00 ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-minis...
Pas tri orsh në SPAK, kreu i grupit të PS-së, Taulant Ball...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, është pyetur nga ...
Sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave është marrë...
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Erio...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...