LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Raporti me Ramën/ Gjergj Luca: Më rilindi kur më lanë pensionist

10 Korrik 2023, 22:53, Aktualitet CNA

Raporti me Ramën/ Gjergj Luca: Më rilindi kur më lanë

Biznesmendi dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka rrëfyer mbrëmjen e sotme raportin me kryeministrin Edi Rama.

Luca tregoi në një intervistë me Ylli Rakipin se më parë ka qenë pjesë e PD-së, por kur kritikonte gjërat që nuk i pëlqenin, ata e sulmuan dhe e rrënuan.

Ai theksoi se ishte kryeministri Edi Rama që e “rilindi” në kohën kur ishte “pensionit” dhe lunate domino.

“Babai (Ndrek Luca) më lindi, Edi Rama më rilindi! Nuk është puna se e dua. Ai tjetri (Sali Berisha) mi mori ëndrrat.

Ky më lindi (Ndrek Luca) dhe ky tjetri (Edi Rama) më rilindi. Po më bën të jetoj jetën time dhe jeta është në punë. Në rast se nuk kam punë, unë jam i mbaruar. Unë e kam parë veten në varr, më lanë ‘pensionist’, të luaja domino. Ky burri tjetër, Rama, më ka lënë në punën time, më kë dëgjuar për problemet e sektorit tim, nuk i jam fut asnjëherë nëpër këmbë. Nuk di të mbledh edhe unë katër traktorë dhe t’i marr fytyrën atij? I mbledh katër traktorë…”, u shpreh ai.

Biznesmeni dha edhe një përgjigje për kritikët, të cilët e akuzojnë se ka përfituar shumë nga miqësia me Ramën dhe ka ngritur pjesën më të madhe të perandorisë së tij për shkak të favorizimit.

“E para njëherë, mua kur thua politikanë, mua më vjen për të vjellë. Fjala politikan, është fjala më e urryer dhe janë llumi më i madh i këtij vendi. Ti me të drejtë mund të pyesësh, po ky që të paska rilindur ty, nuk është politikan?

Ky nuk është politikan, është artist. Edi Rama është artist, idealist dhe Edi Rama do që të bëhet vendi i tij. Kjo është historia e shpirtit të Edi Ramës. Për politikan, Edi Rama nuk i kishte fituar 3 mandate dhe ta bënte Shqipërinë të kuqe, i ka fituar si idealist, që do të bëhet ky vend. Edi Rama është njeriu më mendjehapur me popullin e vet dhe njeriu më mendje madh me të gjithë faktorët ndërkombëtar. Edi Rama, nëpërmjet mendjes së madhe të tij, i ka kthyer dinjitetin të gjithë kombit shqiptar, edhe atyre që thonë jemi shqiptar prej Kosove, edhe ata në Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, gjithëkund, Edi Rama i ka kthyer dinjitetin me mendjen e tij të madhe dhe me ballafaqimin që bën me të gjithë liderët e Europës, duke qenë si i barabartë”, theksoi Luca./ CNA.al

Lajmet e fundit nga