Kontradikta me çështjen e gurores në Borizanë/ Policia dhe Prokuroria “ia pasojnë topin” njëra-tjetrës
Gurorja në Borizanë ishte “molla e sherrit” për dhunën...

Presidenti Bajram Begaj ka liruar nga detyra dhe ka emëruar ambasadorët e rinj të Shqipërisë në disa shtete.
Begaj ka liruar nga detyra si ambasador në Malin e Zi, Ridi Kurtezin dhe ka emëruar Zhaklina Peton.
Nga detyra e ambasadorit në Gjermani është liruar Artur Kuko dhe është emëruar Adia Sakiqi. Nga Turqia ikën Kastriot Robo dhe vihet në krye të diplomacisë Blerta Kadzadej. Kjo e fundit do të jetë gjithahstu Ambasadore e Shqipërisë në Azerbajxhan, në Kirgistan, në Pakistan, në Gjeorgji, në Afganistan dhe në Kazakistan.
Gjithashtu, është liruar nga detyra ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber dhe është dekretuar si pasardhës i saj Ervin Bushati.
Një tjetër diplomate që largohet është Adia Sakiqi, e cila ka mbajtur detyrën e Ambasadores në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta dhe pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË).
Po ashtu, Begaj ka emëruar Ridi Kurtezin si Ambasador i Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës, në zbatim të kompetencave të tij kushtetuese dhe ligjore, bazuar në nenin 92, shkronja “dh”, nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:
1. Lirohet me Dekret nr. 103 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.
2. Lirohet me Dekret nr. 104 datë 10.7.2023 z. Artur Kuko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.
3. Lirohet me Dekret nr. 105 datë 10.7.2023 z. Kastriot Robo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.
4. Lirohet me Dekret nr. 106 datë 10.7.2023 znj. Floreta Faber nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.
5. Lirohet me Dekret nr. 107 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCË), jorezident.
6. Emërohet me Dekret nr. 108 datë 10.7.2023 znj. Zhaklina Peto, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.
7. Emërohet me Dekret nr. 109 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.
8. Emërohet me Dekret nr. 110 datë 10.7.2023 znj. Blerta Kadzadej, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.
9. Emërohet me Dekret nr. 111 datë 10.7.2023 z. Ervin Bushati Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.
10. Emërohet me Dekret nr. 112 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.
Gurorja në Borizanë ishte “molla e sherrit” për dhunën...
Ditën e nesërme do të mblidhet Këshilli i Mandateve dh...
Ngjarja e Fushë-Krujës ku fisi Rraja me shkopinj në duar d...
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur punën intensi...
Biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka ndarë me ndjekë...
Pas kërkesës së SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt, k...
Gazetari Artan Hoxha, gjatë fundjavës, paralajmëroi se do ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me kërkes...
Në mbledhjen e grupit është diskutuar kërkesa e SPAK-ut pë...
Në Komisionin e Ligjeve janë zhvilluar diskutime me projek...
Ish-kryetari i PD-së së vulës, që synon të drejtojë sërish...
Deputeti i PS-së, Toni Gogu, ka reaguar pas kërkesës së SP...
Akademiku Artan Fuga ka bërë të ditur qëndrimin e tij në l...
Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas lajmit të bujshë...
Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Kuvendit autorizimin për...
Kreu i grupit të PD-së së vulës, Gazment Bardhi, ka reagua...
Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar në lidh...
Ka mbërritur në Kuvend kërkesa e Prokurorisë së Posaçme pë...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Berishës, Ivi Kaso, në një ...
Ish-deputeti socialist, Rrahman Rraja, pas dorëheqjes ka d...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Një seri sulmesh me dronë ukrainas kanë vrarë shtatë punët...
Në një paralajmërim të fortë pas natës së shtatë të sulmev...
Qeveria e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian (BE) të ...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...