LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dikur pjesë e PD-së/ Gjergj Luca rrëfehet për largimin: Më shkatërruan

10 Korrik 2023, 22:45, Aktualitet CNA
Dikur pjesë e PD-së/ Gjergj Luca rrëfehet për largimin:
Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca

Biznesmeni dhe sipërmarrësi, Gjergj Luca, i cili dikur ka qenë pjesë e PD-së, ka rrëfyer si rrallëherë më parë largimin e tij nga kjo parti.

Luca tha se ishte një zë kritik në PD dhe kjo ka qenë një nga arsyer se përse eksponentë të së djathtës iu kthyen kundër dhe i shkatërruan biznesin.

Ai deklaroi se fillimisht i mbyllën biznesin e parë dhe më pas i morën edhe peshku që kishte kapur, duke e rrënuar totalisht.

Biznesmeni tregoi se shkoi në pikën që lunate domino, ndërsa foli edhe për bisedën e tij me vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Berishën.

Pjesë nga biseda në emisionin e Ylli Rakipit:

Ylli Rakipi: Si ka mundësi që Saliu po vazhdon kaq gjatë? Po vete 80 vjeç, në moshë të madhe dhe nuk bën pak pushim…?

Gjergj Luca: Unë kam një raport familjar me të.

Ylli Rakipi: Do të më thuash çfarë mendon për të? Ti je njeri publik, që del shpërthen, klith, përpiqesh të thuash të vërtetën, sipas teje.

Gjergj Luca: Unë dua të jap njëherë opinionin e babait tim për të. Gjergj Luca është mburrur me Sali Berishën. Ndreka nuk e ka dashur, por më shumë se sa e ka dashur, është mburrur me të, e ka patur idhull në kokën e tij. Ndrek Luca ka qenë i sëmurë me zemër dhe ka qenë i shtruar te pavioni 12, që atëherë kanë filluar njohjet. Ka qenë një kardiolog i mirë (Berisha), i kujdesshëm, etj. E ka njohur kur e ka patur doktor. E ka njohur në Teatër, sepse shkonte dhe ishte i apasionuar, shikonte të gjithë shfaqjen. Ishte një burrë që lexonte ditë-natë dhe im atë thoshte, Sali Berisha është një malësor, si babai jot, që ka zbritur nga maja e malit me etje të madhe për librin, me dashuri të madhe për dijen, rebel për të ecur përpara. Unë jam formuar në familjen time, me këtë malësor shembull që ishte një njeri që babai im e kishte në kokën e tij dhe e merrte për shembull të rracës tonë malsore. Ky ka qenë Sali Berisha për babain tim.

Tani, kush jam unë për Sali Berishën?

Kush kam qënë unë për Sali Berishën dhe administratën e Sali Berishës, e di e gjithë Shqipëria. 8 vjet më kanë çuar në internim… Kur erdhi në 2005 në pushtet, unë e kam ndihmuar Partinë Demokratike siç e kam ndihmuar gjithmonë. Miqtë e mi socialistë më thoshin malok në mes të Tiranës, sepse ndihmoja në mënyrë të pakompromis këtë parti. Ishte partia e malësorëve, Partia Demokratike, partia që luftonte komunizmin dhe këtë përrallë e kisha ngrënë edhe unë, e kisha përtypur e kisha në stomak. Derisa pashë KOP-in, kur pashë Lulin, çunat të rinj, mendova që këta që erdhën nga Perëndimi, do të luftonin korrupsionin.

Unë i besova kësaj përralle totalisht, nga një mik i këtyre u bëra rebel dhe kam dalë kundra në mënyrën më të egër, duke bërë gjysmën e Tiranës blu, kur të tjerët kishin frikë të vinin një flamur. E di kush ishte shpërblimi?

I kam bërë një letër pas gjashtë muajve Saliut, që nuk i ka rënë në dorë, ose i ka rënë në dorë dhe i them, o Sali po nuk i do taksat e mia, që mi kanë rrethuar njerëzit e tu të gjithë lokalet? Keni ardhur të luftoni korrupsionin, pse ju silleni në këtë formë? Nuk më erdhi asnjë përgjigje dhe asnje reagim.

I kam vajtur në zyrë, vajzës së vetë. Sali Berisha ka një familje të mrekullueshme. Ka një grua dhe vajzë të mrekullueshme, djalin nuk ia njoh. I kam vajtur në zyrë vajzës dhe i kam thënë, ka mundësi, i kam çuar një letër babait tënd, ta lexojë atë letër dhe të më japë përgjigje. Unë paguaj 400 e ca milionë taksa në muaj, nëse shteti shqiptar nuk i do taksat e mia unë po tërhiqem, ishin kazinotë, por mua më kanë rrethuar horra që nuk paguajnë asnjë taksë. Ajo e shkreta u vu në një pozitë të keqe dhe më thotë, zoti Gjergji, ju e dini që ne kemi respekt për familjen tuaj, mos më vër në pozitë, ky është një biznes që babai im as e percepton, as ka lidhje, as e mendon. Unë insistova dhe ajo me të drejtën e Zotit më tha dhe e besoj, që babai i vetë nuk ka lidhje me historitë e bixhozit. Më pyeti, i nderuar, çfarëdo gjëje tjetër që ty të kanë bezdisur dhe ke nevojë, e ke derën e familjes tonë të hapur.

Kjo fjalë e vajzës së vet, që për mua është e mrekullueshme, mua më ka mbyllur gojën dhe fjalët e babit tim, që unë kurrë këtë njeri nuk e kam përmendur, megjithëse ky më ka bërë copë nëpër Facebook. Unë nuk pështyj mbi varrin e babait dhe e dyta ai ka një vajzë të mrekullueshme dhe po të shpjegoj edhe një histori me nënën time. Kur unë kam qenë duke prekur fundin, varrin, nëna ime i ka vajtur Liri Berishës dhe i ka thënë, o Liri po ne jemi miq. Po Mimikë i ka thënë, çfarë ke?

Djalin e kam të shkatërruar komplet, ka prekur fundin. Mirë që më mbyllën bixhozin, por pas gjashtë muajve, unë isha në Shëngjin, në të gjithë Europën kam qenë numër, në Spanjë, në Greqi, kam bërë 40 grekë të punonin për mua…

Këta plera, llumra, këta qenë, që mbante ky mbrapa, kjo organizatë partie, që nuk donte asnjë zë ndryshe, asnjë njeri të gërthiste dhe të thoshte të vërtetën, mu turrën si qen dhe më mbyllën peshkun, importet, eksportet, fabrikat dhe unë kam ndejtur 8 vjet duke ardhur në Tiranë duke u dehur. Kam përfunduar duke luajtur me një mikun tim, Bert Luli, duke luajtur domino, duke pirë raki, duke kënduar, u transformova në kulmin e energjive, 40 e ca vjeç, kisha ngritur një Perandori dhe më çuan të prek fundin.

Nuk kam ikur prej Shqipërie, vetëm për të kthyer fytyrën time në vend. Kam bërë namin, i kam dalë kundër këtyre. Kam ikur në çdo shtëpi rebeli të djathtë, që ka patur nga 2-3 njerëz të vdekur, të pushkatuar, i kam shkuar dhe i kam thënë, jepjani votën Partisë Socialiste, Edi Ramës, kjo është rrenë. Edi Rama është i djathtë, nuk është ky i djathtë, Edi Rama është rebel, ky (Berisha) është komunist.I kam marrë Laçin, Shën Kollin, Talen, Rrilën, Lezhën, i  kam vënë gjoksin, kam qenë në gjunj në fund… Dhe Zoti nuk më zhgënjeu, nuk zhgënjeu intuitën time.

Dhe kjo është tragjedia, një njeri që është lider te e majta, mendjehapur për popullin e tij, është mendjehapur për biznesin, është njeri që të jep mundësi për të punuar, njeri që vjen pas ëndrrës tënde, me një organizatë komuniste nga krahu tjetër, kjo është rrena më e madhe. Më vjen keq që këtë rrenë e kuptoi Shkodra pas 32 vjetëve, Shkodra ime.

Ky burrë, që ka ditur të ndërtojë një familje të mrekullueshme, ky burrë që ka besuar te njerëzit, që besimi i njerëzve e ka shkatërruar… Ky tjetri (Rama), duke patur gjithë llumin përreth, ka fatin më të madh që është bërë reforma në drejtësi dhe fati më i madh i Shqipërisë, që gjithë llumi që nuk do të hyjë në sistemet për të ndihmuar kapitalizmin, i gjithë do përballet me SPAK, sepse janë hajna, të pandershëm, janë plehra. Forca e këtij burri është për të ndërtuar sistemet./ CNA.al

Lajmet e fundit nga