LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një letër pa moral!

12 Tetor 2023, 09:35, Editorial Diana Ziu

Një letër pa moral!

Një çorbë televizive!

Një lakuriqësi, banalitet, me shumicë në ekranet tona!

Është modë!

Është koha juaj "amatorë të dashur"!

Injorantë me "shkollë"!....

E kjo nuk është të jesh i lirë!....

Epokë e akullt që nuk kujdeset askush, do ta quaja indiferentizmin, mosreagimin, për fjalët fyese për ne Shqiptarët... që sipas jush ...artistë, komedianë..., jemi “plehra”, që është më shumë se turp, e thënë nga një artist si ju "që ne Shqiptarët jemi plehra". Nga ju artistë, komedianë, prodhues humori... është turp! Shqetësimi im është më i madh se kjo letër e shkruar! Jam njeri dhe asgjë njerëzore nuk është për mua e huaj, e për kritikun do të thoshin... “Jam kritik dhe asgjë kulturore nuk është e huaj për të”.

Një maskaradë fjalësh të pista nga një llum i pistë injorantësh dëgjohen e shkruhen këto fjalë, e jo më të dëgjohen nga artistë që debatojnë në ekranet tona,  në emër të fjalës "liri" për të qenë "i lirë"!..???

Çdo ligj në jetën e një shoqërie vjen si nevojë e domosdoshme, sigurisht që ligji në vetvete nuk do të jetë çudibërës, por është ligj... Respektoje, mbase ligj i pashkruar, por është edukatë, është etikë! Respektoje!

Një letër pa moral!
Kompozitorja Diana Ziu

Je artist!

Je njeri i ekranit!

Je dikush apo...???

Të jesh i lirë, të gjithë duam, (pa bërë pikën e moralit kjo)! Dhe nuk mohon etikën, kulturën e të folurit në auditore, në shtypin e shkruar, e aq më tepër në ekran!

Mos!... Boll më!

Të qenit kaps, në një humor pa titull, pa domethënie, pa asgjënë që është pjesë talenti hera-herës, por dhe më pas të qeshësh me dhimbjen e kësaj asgjëje, është padyshim hall! Dhe ky hall nuk duhet të shtypë pjesën tjetër njerëzore, spektatorin pa faj! Jemi ne spektatorët, teleshikuesit e ekranit "metalik", që pikërisht duam të qeshim, e të të duam ty edhe si artist...

Por kurrë mos tall hallin tonë!

Kurrë mos urre popullin tënd!

Kurrë mos shaj motrat tona!

Mos... është "MOS"!

Një letër pa moral!

Një dështim i madh mbase sjell xhelozi, sjell megalomani, sjell mendjemadhësi, gjithçka sjell!... Shkodranët kanë një shprehje, që kur duan të mallkojnë, thonë: “T'hyptë vetja në qef”... Është i tmerrshëm mosreagimi i medias së shkruar, për fjalët fyese, për ne Shqiptarët!

Është më shumë se turp!

E thënë nga një artist...! Turp!

Shqetësimi është akoma më i madh për fjalët e thëna, të shkruara!... Nga një vulgaritet në kokëfortësinë, ku vetëdija e thënies e fyerjes për ne Shqiptarët ,"plehra", të quajtur nga ju "plehra"... është turp!

Është e shëmtuar!

E aq më tepër në ekran!

Nuk ka kurrë koment pas!

No coment!

Kritika është një guxim qytetar dhe unë si Diana Ziu nuk po bëj moral, por po them: Ty artist, i bërë “pis” e që na ofendon si Shqiptar e që na quan “plehra”, po të them: Mos! Boll më! Boll me humor banal, se na bëtë vërtet "pis"!

Një letër pa moral!
Kompozitorja Diana Ziu

Po të drejtohem ty artist!

Jam njeri dhe asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua, por do të mund të thoshin për kritikun: “Jam kritik dhe asgjë kulturore nuk është e huaj për mua, për kritikun”. Varfëria e të menduarit mund të mos të të lërë që ta kuptosh... por nuk është moral... kjo që unë shkruaj!

Të rëndësishme janë skeleti, shtylla kurrizore, brymosja që njeriu-artist ka në qenien e tij, e andaj është vlerë, është dhe moral për ne artistët... arti që përcjellim! Shpeshherë ke moralizuar me humor hallin e "Ezopit" për hallet tona!

Por mos! Nuk është e drejtë!

Mendoj që çdokush është zemërgjerë me ju, por jo barkgjerë, për çdo krijimin tuajin, se më pas ndodh: “Mjerë gjykimi për atë vepër dhe mjerë kritika për atë gjykim!” Shkrimi nuk mundet të jetë kurrë i barabartë me të vërtetën. Por impaktin që lë pas, për atë se çfarë ne shkruajmë midis faktit dhe imagjinatës, është fakt, është thënia jote e shkruar, por bëj kujdes nga trillimi!

Një letër pa moral!

Një thënie e filozofit të famshëm, Stuart Hampshir, kur shkruan me shmangien e objektivitetit të pavlerë, citon: “Epokë e akullt që nuk kujdeset askush dhe që të çon në degradimin e një qytetërimi!”

"MOS!"

E duke e përmbyllur, që një qëndrim i tillë, sipas filozofit, mund të jetë fundi i qytetërimit, e ku injorantët do të ngrenë kokë dhe do të moralizojnë për "papastërtinë" duke hequr "plehrat" e që s’i kuptuan kurrë vlerat!

Një thënie e një gazetari të famshëm amerikan, John Dewey, thotë: “Domosdoshmëria ndaj faktit, të së vërtetës, është një kërkesë e nevojshme morale!”

Pa bërë moral...!

Lajmet e fundit nga