
Këshillit i Ministrave vendosi në fund të gushtit transferimin e një fondi me vlerë 892 milionë lekë, për rehabilitimin e kanaleve në zonën e Porto-Romanos, Kënetës dhe rrjetit të ujërave të shiut në qytetin e Durrësit. Sipas vendimit të qeverisë financimi në Porto-Romano dhe në ish-Kënetë do të përqendrohet në ndërtimin, mbikëqyrjen dhe kolaudimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit, që përfshin kanalet bujqësore të cilat me popullimin e zonës pas vieteve '90 “ndryshuan destinacion” dhe përveç ujit të shiut aty shkarkohen pa ndërprerje ujërat e zeza.
Një investigim i "BIRN", i publikuar pak javë para vendimit të qeverisë, gjeti se pavarësisht investimeve prej dhjetëra miliona eurosh dhe planeve të kryeministrit Edi Rama për ta kthyer Durrësin në një “Dubai të vogël”, vetëm 54% e qytetit ishte e mbuluar me kanale ujërash të ndotura, ndërsa pjesa tjetër derdhet në natyrë e përfundonte në det. Ekspertët e mjedisit vunë në dukje se mungesa e kanalizimeve shkakton ndotje të lartë organike të ujërave sipërfaqësore si pasojë e shkarkimeve urbane të patrajtuara dhe vlerat e tejkalojnë normën e lejuar në stacionin e monitorimit në Porto-Romano.
Vendimi i qeverisë për të ndërhyrë në këtë infrastrukturë u mor më 30 gusht dhe erdhi si një pikë shtesë në vendimin e marrë më herët më 18 shator 2021, përmes të cilit u vendos që Bashkisë Durrës t'i transferohej fondi me vlerë 398 milionë lekë pa TVSH. Fondi i investimit është marrë nga buxheti i rindërtimit dhe e gjithë ndërhyrja parashikohet të kushtojë 1.9 miliardë lekë ose rreth 18.4 milionë euro.
Zonat e qytetit ku është përqendruar numri më i madh i popullsisë, si Shkozeti, Ish-Këneta, Porto-Romano dhe Spitalla, në pjesën më të madhe i derdhin ujërat e përdorura të banesave dhe bizneseve në kanalet e hapura bujqësore, të cilat përfundojnë më pas në det. Gjithashtu stacioni i pompimit të Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës në Ish-Kënetë, i shkarkon ujërat e zeza në kanalin bujqësor, duke përfunduar më pas në det përmes hidrovorit në Porto-Romano. Ndërsa qyteti vijon të përballet me përmbytje në rastet e shirave të dendur, duke i ndotur rrugët e qytetit me ujëra të zeza, për shkak të fryrjes së kanalizimeve dhe të pusetave, pasi ujërat e zeza dhe të shiut mblidhen në të njëjtin rrjet kanalizimesh./ reporter.al
Emigrantët shqiptarë të paligjshëm kanë qenë prej gati...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka reaguar m...
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka akuzuar oligarkun...
Një video e shpërndarë në mediat sociale dhe e analizuar n...
Një person ka rënë në prangat e policsë ndërsa ndaj 3 të t...
Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka folur p...
Roja Bregdetare e Greqisë e ka gjetur një grup prej 14 emi...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me trupat q...
Këtë të martë, me ftesë të deputetit Gazment Bardhi, u zhv...
Një bazë armatimi është zbuluar në Zveçan të Kosovës. Lajm...
Ish-deputeti Belind Këlliçi thotë se bashkimi i 43 deputet...
Gazment Bardhi i është përgjigjur dhëmbë për dhëmbë Lulzim...
Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat pas mbledhjes s...
Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së organizuar ...
Katër persona kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën...
Astrit Patozi rikthehet në drejtimin e medias, njeriu që k...
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet ...
Arkiduka i Austrisë dhe Princi i Kurorës së Hungarisë i ka...
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, në një de...
Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, në mbledhjen ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...