
Ndryshimet në qeverinë shqiptare vijnë kur në këto 2 vite të para të mandatit të tretë qeverisës, PS-së po i plasin skandale korrupsioni njëri pas tjetrit. Struktura e Posaçme AntiKorrupsion, (SPAK) po heton ministra, ish-ministra dhe zyrtarë të lartë socialistë ndërkohë që një duzinë prej tyre janë në arrest me burg për korrupsion.
Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, i shkarkuar nga kryeministri Rama vitin e kaluar, u arratis para dy muajsh dhe tani është në kërkim ndërkombëtar. SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe ka për atë një mandat arresti.
Kryeministri Rama u shpreh në Asamblenë e PS-së, që i parapriu paraqitjes të hënën të riformatimit të qeverisë se "nuk do të mbrojë asnjë pushtetar që do të përballet me drejtësinë.”
Kush largohet dhe kush vjen në qeverinë Rama?
Ministrja e Jashtme, Olta Xha?ka, largohet nga kabineti qeveritar i kryeministrit Rama. Ajo ka qenë pjesë e qeverive Rama si ministre e Mirëqenies Sociale, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme. Opozita i kërkon Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetes pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, është shpallur investitor strategjik nga qeveria Rama dhe është lejuar të ndërtojë në bregdetin e Jonit, në Dhërmi të Himarës një kompleks turistik, në një tokë të blerë prej tij, për të cilën ka një padi në SPAK për falsfikim dokumentash pronësie. Në vend të Olta Xhaçkës, Kryeministri Rama emëron Igli Hasanin, ish përfaqësues i Shqipërisë në OSBE, 2018-2021, aktualisht koordinator i OSBE-së për Ekonominë dhe Klimën.
Një tjetër ministre që largohet është ajo e Bujqësisë, Frida Krifca. Në korrik të këtij viti Komisioni Evropian (KE) njoftoi ndërprerjen e përkohshme të financimit për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural në kuadër të Programit IPARD II. Sipas delegacionit të BE-së në Tiranë, ndërprerja u bazua "në informacionin nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, pas hetimit lidhur me akuzat për korrupsion në zbatimin e programit IPARD II.” Në vend të saj në qeveri rikthehet deputetja socialiste Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë, 2018-2021.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, shkarkohet dhe merr detyrën e ministres pa portofol të sipërmarrjes. Në vend të saj Kryeministri Rama emëron Ervin Meten, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Financave, aktualisht drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Evis Kushi largohet nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Në vend të saj emërohet Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale që nga viti 2017. Ministre e Shëndetësisë emërohet Albana Ko?iu, drejtore e Departamentit të Administratës Publike. Ministrja e shtetit për Shërbime dhe Standardet, Milva Ekonomi, ajo e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi propozohen për në sekretariatin e PS-së.
Opozita: Qeveria Rama nuk i shpëton dot drejtësisë
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e quajti PS pas riformatimit të saj "të damkosur nga SPAK-u për aferën e inceneratorëve që nuk i shpëton drejtësisë me tubime partiake” "Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre” theksoi Basha të hënën në median sociale. Riformatimi i qeverisë Rama pritet të miratohet me dekret nga presidenti Bajram Begaj./ DW
Ish-kryeministri Sali Berisha e quan "Mr.Babëzia" Arbjan M...
Në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, kreu i Partis...
Gazetari Arian Çani ka folur mbrëmjen e sotme për ndry...
Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet...
Baton Haxhiu, i cili njihet si një nga gazetarët më pr...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizur ndryshimet në kabinet...
Këtë të hënë është arrestuar në Francë i shumëkërkuari...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së Part...
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në kabine...
Edi Rama e ka dorëzuar sot me duart e veta Olta Xhaçkën në...
Lulzim Basha ka reaguar pas ndryshimeve në kabinetin q...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas ndrysh...
Kryeministri Edi Rama prezantoi pak më parë ndryshimet e r...
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar...
Kryeministri Edi Rama është mburrur në Asamblenë e Par...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për Shërbimin In...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Asambnlenë e PS-së p...
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me Greqin...
Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën kriminalistike...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...