
Edi Rama e ka dorëzuar sot me duart e veta Olta Xhaçkën në SPAK.
Ish-ministrja e Jashtme është nën hetim nga prokuroria e Antikorrupsionit në lidhje me disa tendera kur ajo ishte ministre e Mbrojtjes, ndërkohë që edhe mandati i saj si deputete është drejt heqjes, për shkak të shpalljes si investitor strategjik të bashkëshortit të saj, Artan Gaçi.
Olta Xhaçka ka qenë disa herë në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje, në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.
Xhaçka është nën hetim pas një kallëzimi të bërë më herët nga Artur Mecollari, i cili ka kallëzuar një sërë zyrtarësh të Ministrisë së Mbrojtjes, përfshi edhe ministren e Mbrojtjes të asaj kohe Olta Xhaçka me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Disa muaj më parë prokuroria ka vendosur në sekuestro preventive një sipërfaqe të madhe tokë në portin e Limionit, që ka qenë në pronësi të ushtrisë dhe sipas kallëzimit ajo iu dha me qera biznesmenëve të ndryshëm në kundërshtim me ligjin.
Xhaçka akuzohet gjithashtu se kur ishte pjesë e qeverisë ‘Rama’ ka përfituar drejtpërdrejt të mira publike nëpërmjet vendimeve të Komitetit të Investimeve Strategjike në favor të kompanive në zotërim të bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist, Artan Gaçi dhe familjarëve të tjerë të ministres.
Kompania në pronësi të Artan Gaçit mori statusin ‘investitor strategjik' për ndërtimin e një hoteli me 5 yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur ‘Dreamades Luxury Suites’ në 29 mars 2021.
Ndërsa më 2 mars 2022 vendimi i Këshillit të Ministrave i hapi rrugën e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit dhe plazhit përballë hotelit të tij kompanisë ‘AGTCC Hotel Management' që kishte lidhur marrëveshje me kompaninë e Gaçit.
Gaçi i tha BIRN më 3 mars se për të shmangur konfliktin e interesit, ‘kishte gjetur një kompani amerikane me përvojë për të menaxhuar investimin dhe plazhin'.
Kompania e re është në pronësi të Taëni Lin Grzych-Sutton, e cila është partnerja e Andi Xhaçkës, vëllait të ministres./ Syri.net
Lulzim Basha ka reaguar pas ndryshimeve në kabinetin q...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas ndrysh...
Kryeministri Edi Rama prezantoi pak më parë ndryshimet e r...
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar...
Kryeministri Edi Rama është mburrur në Asamblenë e Par...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për Shërbimin In...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Asambnlenë e PS-së p...
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me Greqin...
Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën kriminalistike...
Turizmi ka qenë një nga temat për të cilat foli këtë p...
Kur vëmendja e kamerave ishte fokusuar te ish-kryeministri...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim “kokë më kokë...
Gjatë seancës së sotme parlamentare ka pasur një përplasje...
Sot mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku dhe kr...
KQZ ka regjistruar si subjekt PD-në e vulës, të drejtuar n...
Ish-kryeministri dhe lideri i demokratëve, Sali Berisha, e...
Gazment Bardhi ka sfiduar publikisht Lulzim Bashën, duke i...
Seanca e parë e këtij sesioni parlamentar ka nisur me dabe...
Deputeti Ferdinand Xhaferri ka ironizuar Lulzim Bashën, të...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...