Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, ka ngritur akuza ndaj ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, e cila ka emëruar si diplomate në Stamboll, Juna Harkën.
Në deklaratën e bërë nga selia blu, Floriana Garo tha se Harka është bashkëshortja e narko-trafikatit turk, Ramazan Keskin, i cili është kreu i një organizate kriminale aktive.
Ajo pretendon se klanet e drogës kanë pushtuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:
Në fund të shkurtit, "ministrja e investimeve strategjike të brendshme" dhe "punëve të pista të jashtme", Olta Xhaçka, ka emëruar Sekretare të Dytë në Konsullatën shqiptare në Stamboll zonjën Juna Harka. Emërimi në vetvete nuk është gjë e re, sepse është vazhdim i repertorit të njohur të degradimit të pamëshirshëm të shërbimit të Jashtëm.
Si shumë të tjerë e të tjera, znj. Harka nuk ka punuar as edhe një ditë në diplomaci.
Lajmi, dhe bëhet fjalë për lajm të keq, qëndron te fakti se bashkëshorti i Juna Harkës, shtetasi turk Ramazan Keskin, është kreu i një organizate kriminale aktive në narko-trafik. Për të ka një urdhër-arrest europian që në vitin 2020.
Në fillim të shkurtit të këtij viti, dy javë përpara se Juna Harka të emërohej në Stamboll, SPAK-u vendosi vënien në sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj Keskin. Megjithëkëtë, znj. Harka-Keskin, jo vetëm u emërua në ambasadë, por u pajis shumë shpejt me pasaportë diplomatike.
Në datën 5 prill 2023, kur kishin përfunduar të gjitha procedurat për emërimin në Stamboll të znj. Harka-Keskin, disa media shqiptare njoftuan se u vunë në sekuestro pasuritë e bashkëshortit të saj turk.
Të njëjtën ditë ka ardhur reagimi i autoriteteve turke për emërimim e znj. Harka dhe asaj i është kërkuar dorëzimi i pasaportës diplomatike nga MPJ.
Kjo ndodhi nga frika e skandalit dhe zhurmës që do pasonte. Përndryshe Xhaçka do të vijonte e qetë, gjë që e dëshmon fakti se, që nga emërimi deri te botimi në media i lajmit të sekuestros, kaluan 6 javë. Eshtë e pamundur që një institucion i lartë si MPJ, me shefe një ish-Ministre të Mbrojtjes, të mos ketë pasur të dhëna nga shërbimet inteligjente se kush është Ramazan Keskin dhe kush bashkëshortja e tij.
Emërim i zonjës Harka është pjesë e një cikli të qartë korruptiv ku përfshihen lidhjet familjare; ajo është kushërirë e Skënder Gjinushit. Më shumë se farefisnia, bie në sy fakti që ajo emërohet pikërisht në Stamboll, atdheun e bashkëshortit të saj narko-trafikant, në kërkim nga autoritet europiane dhe në sekuestro nga ato shqiptare.
Nota Verbale për ambasadën turke në Tiranë, për emërimin e znj. Harka në Stamboll është përgatitur në fillim të prillit. Kjo praktikë nuk gjendet, pasi është dhënë urdhër nga lart që të zhduket çdo provë që lidhet me këtë skandal.
Por, gjurmë që mbetet është fakti se më 4 prill znj. Harka-Keskin ishte në Minstrinë e Jashtme dhe tërhoqi pasaportën diplomatike. Ndërsa një ditë më pas shumica e medias përcollën njoftimin për vënien nën sekuestro të pasurive në Shqipëri të bashkëshortit të saj.
Kjo është spaleta e radhës në supet, ngarkuar me skandale, të Olta Xhackës.
Lista është për rekord "Guinnes" në skandalistikë dhe vijon si më poshtë:
Dhënie e statusit investitor strategjik bashkëshortit të saj, privatizim i bazës ushtarake të Limionit në Sarandë, punësim si këshilltar të mashtruesit ndërkombëtar Amant Josifi, punësim në Ministrinë e Jashtme të motrës së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, përdorimit të helikopterit ushtarak për fushatën zgjedhore në Dibër, vendosje e automjetit të Ministrisë së Jashtme në shërbim të nënës së saj./ CNA.al
Gazetari Bardhi Sejdarasi ka ngritur akuza ndaj operat...
Në Shkurt 2022 zonja Arta Çika denoncoi në “Stop” në Tv Kl...
Leonidha Isufi denoncon në emisionin “Stop” në Tv Klan kun...
Në fshatin Malecaj, në Njësinë Administrative Balldre të q...
Në Maj të vitit 2017 emisioni “Stop” transmetoi rastin e n...
“Stop” ishte në fshatin Dërmenas të Fierit. Qytetari Pajti...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një rast sesi sh...
Dje televizioni në ortakëri me inceneratorët, “Top Cha...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Në një dalje të tij për mediat dy ditë më parë, admini...
Në 3 Prill të 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e për...
Banorët e lagjes Golem në Njësinë Administrative Rrethinat...
“Stop” ishte me qytetaren Albana Frankenhauser, e cila tre...
Në një dalje të tij mediatike, administratori i landfi...
Partia Demokratike ka denoncuar mesditën e sotme shpërdori...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Fiksi vë në lëvizje institucionet, zgjidh problemin e fami...
Fiks Fare hulumtoi dhjetëra dokumente të tenderëve të bash...
Qytetarja Silë Ziu është drejtuar në emisionin “Stop” në T...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit Stop në Tv Kla...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...