Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një rast sesi shpërdorohen paratë publike nga persona me funksione zyrtare, siç është drejtoresha e kabinetit në Bashkinë Durrës, znj Almira Llaçi.
Denoncimi i mbërritur pranë redaksisë së Fiks Fare ishte se ndërmarrja e rrugëve pranë Bashkisë Durrës, me mjetet dhe punonjësit e kësaj të fundit ka shtruar oborrin e një objekti privat. Objekt i cili i përket bashkëshortit të shefes së kabinetit, z. Edvin Sela.

Gjithashtu denoncimi është shoqëruar edhe me video ku duken makineritë e ndërmarrjes së rrugëve si dhe punonjësit e saj duke punuar pranë këtij objekti privat, i cili është blerë para 9 muajve nga bashkëshorti i shefes së kabinetit. Objekti ndodhet në Shkozet Durrës, kati i dytë është i vendosur një biznes dhe kati i parë dhënë me qira.
Fiksi pas këtij denoncimi u paraqit pranë objektit në fjalë duke takuar pronarin Z. Sela. Pyetjes së gazetarëve se a është e vërtet që objekti i tij ishte shtruar nga ndërmarrja e rrugëve të Bashkisë Durrës, duke përfituar nga bashkëshortja që është shefe e kabinetit, z. Sela kërkoi që të mos përmendeshin emra të tjerë.

Ai u tha gazetarëve se ka konflikt me denoncuesin pasi është zaptues, ndërsa për sa i përket mjeteve që shtruan oborrin e objektit të tij privat nuk u shpreh pasi çështja është nën hetim. “E ka prokuroria dhe unë normalisht dua që të jem në rregull edhe me shtetin, duhet prokuroria të shprehet” u thotë ai gazetarëve. Ndërkohë që pohon se e shoqja është shefe e kabinetit në Bashkinë Durrës , por mohon të ketë lidhje me këtë gjë.
Fiksi iu drejtua edhe ndërmarrjes së rrugëve, por që drejtorin nuk e gjen aty. Përgjegjësi nuk di të jap informacion pasi nuk përgjigjet për makineritë, pasi për ato përgjigjej vetëm drejtori. Ai u kërkon një numër kontakti gazetarëve që t’i njoftojë sapo drejtori të jetë në ndërrmarrje.

Por vetëm pak minuta pasi gazetarët e Fiks Fare ishin larguar nga ambjentet e ndërrmarrjes, lajmërohen me një mesazh se drejtuesi i institucionit nuk mund t’i presë. Për të marrë një përgjigje ata duhet t;i drejtoheshin Bashkisë Durrës. Fiksi iu drejtua edhe Bashkisë Durrës për rastin në fjalë, por deri më sot ende nuk kanë marrë një përgjigje./ tch



Dje televizioni në ortakëri me inceneratorët, “Top Cha...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Në një dalje të tij për mediat dy ditë më parë, admini...
Në 3 Prill të 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e për...
Banorët e lagjes Golem në Njësinë Administrative Rrethinat...
“Stop” ishte me qytetaren Albana Frankenhauser, e cila tre...
Në një dalje të tij mediatike, administratori i landfi...
Partia Demokratike ka denoncuar mesditën e sotme shpërdori...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Fiksi vë në lëvizje institucionet, zgjidh problemin e fami...
Fiks Fare hulumtoi dhjetëra dokumente të tenderëve të bash...
Qytetarja Silë Ziu është drejtuar në emisionin “Stop” në T...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit Stop në Tv Kla...
Rrjetet sociale fillimisht u cilësuan si një revolucion në...
CNA publikoi sot shifrat që tregonin se në të paktën 5 vit...
Kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energ...
Pas problematikës së transmetuar në emisionin Stop në Tv K...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qyt...
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...
Ish-kandidatja për primaret në Partinë Demokratike për Bas...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...