Tenderi korruptiv në Memaliaj/ Bashkia pastron ujëmbledhësin kur prurjet janë maksimale
Ish-kandidatja për primaret në Partinë Demokratike për Bas...

Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe po pate lekë mund të sigurosh gjithçka fare lehtë. Madje të blesh edhe “banesën e fundit”, në varrezat publike.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës, blerjen e një vendi varri në varrezat e vjetra në Durrës. Në vazhdën e investigimeve të bëra vazhdimisht mbi shitjen e varreve nga Fiksi edhe kësaj radhe me zë e figurë në varrezat e Durrësit, solli fakte sesi bashkëpunojnë punonjësit me përgjegjësin për të rrethuar vende , duke i kamufluar si varre, por që në të vërtetë janë bosh dhe u jepen atyre që paguajnë bakshish.

Skema është pothuajse e njëjta kudo. Mjafton të lidhesh me rojën ose një punonjës , të cilët kërkesën për të blerë një vend varri ta bëjnë realitet. Por jo pa marr ‘ok’ nga shefat e tyre.
Kështu ishte edhe rasti i Fiksit në Durrës ku gazetarja u paraqit tek roja e varrezave të vjetra në Durrës dhe kërkoi një vend për gjyshen të cilën e kishte sëmurë ,por në jetë. Ajo u interesua nesë mund të ruante apo blinte një vend në këto varreza dhe roja i siguroi një takim me shefin e tij. Edhe pse vende në këto varreza nuk kishte , me lekë këto vende gjendeshin. Si? Duke bërë zhvarrime.

Përgjegjësi i varrezave Durrës i cili në videot e transmetuara nga Fiks Fare prezantohet me emrin Agron , thotë se ka varre pasi janë bërë edhe zhvarrime. Pyetjes se kush i ka bërë këto zhvarrime ai i përgjigjet se njerezit kanë lëvizur në vende të ndryshme dhe kanë kërkuar që t’i marrin me vete edhe personat e humbur të familjes. Duke rënë dakord parimisht me gazetaren e Fiksit përgjegjësi i tregon vendin se ku mund të ruhet varri dhe sesi do procedohet. Ai i tregon se fillimisht pastrohet vendi e më pas punonjësit bëjnë kornizë betoni dhe një pllakë me një emër që e interesuara, në rastin konkret gazetarja e Fiksit , ta mbante mend. Edhe pse u pyet disa herë nga gazetarja e Fiksit se sa lekë duheshin për ta blerë këtë vend , përgjegjësi nuk dha një shifër . Ai kërkoi 250 mijë lekë të vjetra për punonjësit që do merreshin me pastrimin dhe punimet mbi kornizën e betonit, pagesën tjetër për të ia la në dorë të interesuarës se sa t’i lindte asaj në zemër.

Pasi i tregon vendin përgjegjësi dhe gazetarja e Fiksit shkëmbejnë numrat e telefonit që të bien dakord për gjithçka. Në takimin e dytë që ndodh midis tyre, gazetarja i jep 350 mijë lekë më motivin se aq kishte tërhequr nga banka dhe me mbarimin e varrit do t’i jepte sërish të tjera. Përgjegjësi pasi gazetarja ia numëron në sy i merr i fut në xhep dhe fillon shpjegon se si proces i duhet dy ditë kohë që ta bëj gati vendin e varrit. Një ditë pasi pastrohet varri nga ku është berë një zhvarrim , nga mbetjet e betonit dhe gjithçka tjetër. Dhe dita e dytë për të bërë gati kornizën e betonit bashkë me pllakën me emër. Pyetjes së gazetares së Fiksit se çfarë emri të vëeë përgjegjësi shprehet ‘ Emrin e stërgjyshit apo gjyshit, pastaj ta çoj me foto dhe e mban që të mos e harrosh se ku e ke”. Këto të dhëna i kërkon që gazetarja t’ja nisi me sms në WhatsApp dhe ashtu bëhet.

Dy ditë pasi u bë pagesa, në telefonin e gazetares së Fiksit erdhën edhe fotot e varrit të hapur dhe të pllakës me të dhënat që ajo kishte nisur me mesazh.
Sipas përgjegjësit nga ai vend ishte zhvarrosur një person, dhe pllaka që vendosi me të dhënat ishte fiktive, për të mbajtur vendin derisa familjari i personit që pagoi të vdiste./ tch


Ish-kandidatja për primaret në Partinë Demokratike për Bas...
Kompania, e cila do të ndërtonte inceneratorin në land...
Një rapsod popullor ka krijuar një rapsodi, duke marrë shk...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një problematikë në...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Strazimiri, sh...
Disa ditë më parë u publikua dëshmia e shtetasit italian G...
Dje kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated E...
Një rast skandali dhe korrupsioni që tregon hapur se afera...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës, G...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lu...
Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm at...
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve, ...
Banorët e fshatit Mushnikë të Njësisë Administrative Lekaj...
Një qytetare i është drejtuar me një shkresë Presidenc...
Një denoncim i fortë është bërë pasditen e sotme nga s...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...