Elbasan/ Invalidët pa pension, shkak vonesa e mbledhjes së këshillit bashkiak
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...

Një denoncim i fortë është bërë pasditen e sotme nga sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një deklaratë për shtyp, Kaso ngriti akuzat se Ministria e Brendshme ka manipuluar listat, duke zhvendosur, jo pak, por 35% të zgjedhësve të 14 majit.
Ai pretendon se 1,276,418 zgjedhës janë zhvendosur në adresa që i di qeveria, por jo qytetarët.
Sipas tij, ky skenar është bërë edhe në vitin 2003, ku zgjedhësve u ndryshohej qendra e votimit pa kërkesën, apo miratimin e tyre.
Në emër të PD-së dhe koalicionit “Bashkë fitojmë”, ai kërkoi që listat të kthehen, ndërsa theksoi se për këtë çështje do të informojë ODHIR dhe të gjitha organizmat e monitorimit të zgjedhjeve.
Deklarata e plotë:
Ministria e Brendshme ka manipuluar listat, duke zhvendosur, jo pak, por 35% të zgjedhësve të 14 majit. E thënë në numra të saktë: plot 1,276,418 zgjedhës janë zhvendosur në adresa që i di qeveria, por jo qytetarët. Edhe pse Auditi i Komisionerit Zgjedhor e ka zbuluar dhe theksuar këtë shkelje të rëndë, që minon zgjedhjet, Ministria e Çuçit dhe Ramës, vazhdon me të njëjtin plan që do ta kthente 14 majin, jo në ditë zgjedhjesh, por në një Google Maps që ka marrë virus.
Ky është skenar i njëjtë me të vitit 2003, ku zgjedhësve u ndryshohej qendra e votimit pa kërkesën, apo miratimin e tyre. Edi Rama po përsërit teknologjinë e manipulimit të para 20 viteve, kur qeveria manipuloi listat që të zgjidhej ai në krye të bashkisë. Është një fushë që e njeh, dhe e vetmja fushë ku ai fiton është hilja. Por kjo nuk është vetëm shpikje dhe problem i Ramës. Nëse vazhdohet në këtë rrugë do të jetë një gozhdë e re në "arkivolin" e procesit zgjedhor të 14 majit.
Raportet audituese të ekspertëve zgjedhorë nxjerrin në pah se Çuçi e ka futur në kaos regjistrin e zgjedhësve me qëllim që të frustrojë zgjedhësit, dhe ata të mos votojnë më 14 maj.
Kodi Zgjedhor parashikon qartë procedurat e publikimit dhe njoftimit me shkrim të zgjedhësve, për qendrat e votimit në njësitë përkatëse vendore. Ndryshimi i qendrave të votimit cenon rëndë parimin e sigurisë juridike të zgjedhësit, dhe ndikon direkt në të drejtën e votës. Zgjedhësit janë njoftuar njëherë më parë për qendrën e votimit, dhe vetëm kur të paraqiten në atë qendër, do të mësojnë se u është ndryshuar. Kjo do të krijojë radhë dhe pështjellim gjatë procesit të votimit dhe, sigurisht, do të ketë efekt duke e vështirësuar apo penguar ushtrimin e të drejtës së zgjedhjes.
Kjo do të ndodhë sepse është përpjekje për të nxjerrë nga loja sistemin e identifikimit biometrik, i cili do të "përmbytet" nga kërkesat për votim në qendrën e gabuar.
Ligji e thotë qartë: Asnjë ndryshim nuk bëhet pa kërkesën e zgjedhesve në zyrën e Gjendjes Civile. Kjo që ka ndodhur është shtrembërim i listës duke manipuluar regjistrin e gjendjes civile.
Partia Demokratike dhe koalicioni “Bashkë fitojmë”, kërkojnë që listat të kthehen, siç ishin para këtij manipulimi. Çdo veprim që minon një nga të drejtat themelore kushtetuese të shqiptarëve do të përballet me përgjegjësi penale.
Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë, dhe u kërkojmë organeve ligjzbatuese që ta ndalin këtë masakër mbi procesin zgjedhor.
Ne do të informojmë ODHIR, dhe të gjitha organizmat e monitorimit të zgjedhjeve, të cilëve u bëjmë thirrje që sot, para se të jetë vonë, që të shpëtojnë zgjedhjet në Shqipëri nga manipulimi i radhës në shkallë industriale./ CNA.al
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar situatën e ujit ...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të mërkurë një rast të rëndë ...
Dritan Harapi një banor i Fierit, tregoi për “Stop” se kis...
Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me...
“JOQ” u vendos gjoba bizneseve duke përdorur skenare s...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...