
Rama paralajmëron bizneset/ Nuk do toleroj përdorimin e qeseve plastike
Kryeministri Edi Rama ka bërë pak minuta më parë një p...
Kryeministri Edi Rama ka bërë pak minuta më parë një p...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qytetarët në Portin e Vlorës për të udhëtuar drejt Italisë, ku duhet të paguajnë ryshfet për të marrë një garanci false që dikush në Itali po i pret. Stop e faktoi këtë nëpërmjet kamerave të fshehta.
Në ditën e dytë të përpjekjeve për të kaluar nga Porti i Durrësit për në Brindizi, Gazi, sekseri i agjencisë së udhëtimit, na tregon sesi do të bëhet kalimi, duke folur me një punonjës policie në sportelin ku vulosen pasaportat.
Gazi thotë se 100 Euro i do punonjësi i policisë, për të mos nxjerrë probleme.
Qytetari – Një herë kam dalë unë si i bëra unë, kam dalë 5 ditë më duket. Ja mo nji sekondë, ta gjejmë ktu.
Gazi – Të iki ta takoj njëherë atë çikë me lezet unë.
Gazi – E mbylla dhe ktë punën tënde.
Gazi –Merr dy garanci të nji italiani, që është në Leçe. Hajd të ikim!
Qytetari – E bën dot? Pashaportën e ke. Të iki unë?
Qytetari – Me të njëjtën tarifë? Nuk ndryshon tarifa?
Gazi –Jo ore, do t’i bëj me më pak. 20 euro bën ai (garancia fallso) Do vej te 150-tshja në total. Je I kënaqur më vllain?
Qytetari – Po mirë, mo burrë! Dakord!
Gazi –100 do i marrin ata (Doganierët), 20 do i marri ky i garancisë, po 30 euro do i çojë bukë fëmijëve vllai në shpi.
Qytetari – Po po, darkord, mo!
Gazi –Do të bëj art, do bëj art me ty tani.
Gazi – Art, art! Do ta shikosh ktu art.
Qytetari – Domethënë, unë thjesht do paraqitem, do jap kto edhe…
Gazi –Jo jo! Do mbarosh punë me mua ktu!
Gazi – Do të shoqërojë vllai. Do vemë në filan sportel, do të them una. Po qe nji shoku im atje, që mos të ketë rradhë, se po pati rradhë, do vesh pa rradhë atje, do japësh edhe nji 10-të mijë lekësh atij djalit, do të thotë te filan sportel, do t’i mbaj vetë kta të sigurisë. I them ktij djalit, që foli me mua. Ata, që ishin me xhupa të zinj, se është siguria e portit ajo. Ç’ke mo? I kemi të kopsitura.
Qytetari – Jo, jo ideja është të orientohem unë, mos të iki kshu kot.
Më pas është Miri, ai që përpunon garancitë italiane false në kompjuter. Për 30 Euro, Miri të bën me garancinë e shtetasit italian Vittorio Inatrio nga Kozenca me banim në Lecce.
Gazi – O Miri! Po hape telefonin, o burrë i dheut! Na bëre merak. Ishe, s’ishe…
Gazi – Do vihet emri i këtij në vend të atij tjetrit!
Gazi – Hiqe ktë, po s’ka problem! (Ndërrojnë emrat te garancia) Bëje 04!
Miri – Se ka mo 07, ja lëmë kshu kot.
Gazi – Jo, e ka sjellë italiani atë.
Gazi – Ku di gjë unë?! Kto mos i fshi kto! Ndrysho dhe datën, sikur kanë ardhur dje në datën 4.
Qytetari – Ky është ai robi?
Gazi – Vittorio, Vittorio Inatrio.
Gazi – Ka shumë punë kjo vlla, është art, që ky…
Miri – Janë punë, që do ndërruar emrat e do bërë ato…
Gazi – Do vesh atje, ku do të thotë vllai! Te ai zotria, që erdhi qëparë, që piu kafen. E pe? Që i vajta te tavolina. Është kontrollori ai.
Gazi – Eh… E mban mënd hë? Është pak qeros ktu ai. Do vesh atje, do i thuash kshu ti me lezet, se mos të shikojë dhe njeri. Po qe ai shefi, ata, do kesh kujdes! Dëgjon ti! Lëre, sa të iki ai e jepja atje, po të tha andej ktej, ku do vesh, do vete te filani në Lece. Jam miku i Gazit, thuaj ,se e di vetë kodin ai. Ktë do ta bëjmë dhe ktë do ta ndërrojmë. Ja, ku e ke!
Miri – Do ia bëjmë të gjitha tani.
Gazi – Më jep nji 30-tshe euro!
Gazi – Nja 30 euro ktij shokut!
Qytetari – Ok! I do tani? Ktu?
Gazi – Eh.., t’ia jap tani direkte!
Qytetari – Merre! Kam nji 40-tshe (Euro) unë ktu.
Gazi – Mbaje njëherë kte 10-tshen euro!
Gazi – Rregullohemi pastaj, kur të mbarojmë punë!
Pas sigurimit të dokumenteve dhe dhënies së 130 Eurove i drejtohemi terminalit të udhëtarëve në portin e Vlorës, ku paguajmë edhe 10 Euro të tjera për punonjësin e sigurisë që të kalojmë pa radhë.
Qytetari – 2,4,6,8,10,12. (120 euro) Gazi, na merri që tani, e rregullohemi atje tek…! Shikoji! Ke 120 aty. Jemi në rregull?
Gazi – Do japësh nji 10-tshe vetëm!
Gazi – Po! Të çoj dhe unë 20 euro në shpi, bukë fëmijëve!
Qytetari – Ore dakord, si të duash ti!
Gazi – Kam gjithë ditën, që po merrem…
Gazi – Do japësh edhe nji 10-tshe. të kalosh pa rradhë fare?
Gazi – Do të japësh nji 10-tshe atij të sigurisë, të kalosh pa rradhë?
Gazi – Ulu ktu, sa t’i them Tanit! (Sigurisë) Garancinë atë, i ke ti aty?
Gazi – E mësove? Vittori Iantri. O Tan…!
Kalimi bëhet me makinë dhe punonjësi i policisë na udhëzon të shkojmë te sporteli, ku është Pëllumbi, që të kalojmë pa problem.
Polici – Të shikoj, ka ardh, apo jo. Rri njëherë ktu. Ik shiko dhe hajde, se më nxive jetën, o Gazi! Ik shiko dhe hajde!
Polici – Mere dhe ktë, merri letrat! Hip atje në vënd të parë ti! Merre ktë dhe kalo!
Polici – Kabina e parë është Pëllumbi. Kuptove?
Shoferi – T’i futem atje me makinë unë direkt?
Polici – Po atje, do i zgjatësh atij ato.
Gazi – Sa të vijë deri aty te Pëllumbi.
Gazi – Do i thuash “jam miku i Gazit”. Jam ai miku i Gazit thuaj dhe nxirri garancinë tënde, ku do vesh!
Polici – Hajde! Do vish, apo jo? O Gazi qënke hall i madh at… Merre! Ke dhe nji tjetër. Jo, te kabina tjetër!
Në këtë mënyrë, me plot 170 Euro të shpërndara nën dorë, përveç biletës, udhëtimi drejt Italisë bëhet i mundur./ tvklan
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Varvara Kapurani, një 77-vjecare nga Elbasani, tregon për ...
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK ...
Prej kohësh CNA ka raportuar se njerëzit e incenerator...
Rreth një vit më parë, gazetari Elvi Fundo publikoi në emi...
Në 23 Shkurt emisioni Stop në Tv Klan transmetoi se si For...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Durrësi...
Në bregdetin shqiptar, ndotja e ujërave dhe peshkimi pa kr...
Një dokument i bërë publik mbrëmjen e sotme ka zbuluar fak...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, k...
Pak kohë më parë emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Një qytetar përmes një audiomesazhi tregon për emisionin i...
Një qytetar nga qyteti i Fierit i cili vuan nga një proble...
Pak javë më parë, CNA bëri një vëzhgim dhe investigim,...
Botuesi dhe pronari i disa mediave, Carlo Bollino, i c...
“Stop” shkoi në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë pranë fam...
“Stop” shkoi në Bashkinë e Kurbinit për problemin e familj...
Prej 7 vitesh banorët e fshatit Dardhë në Fushë Arrëz ende...
3 gjyqtarët që i dhanë vulën grupit të Enkelejd Alibeajt, ...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me den...
Qytetari Pëllumb Dylmishi nga Portëza e Fierit është ankua...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Kompozitori Saimir Çili ka bërë ditën e sotme një deno...
Në mbledhjen plenare të së hënës, Këshilli i Lartë i Proku...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Një turiste ka humbur jetën ditën e sotme në kanionin e La...
Një furgon është përfshirë pasditen e sotme në një aks...
Një i mitur është mbytur ditën e sotme në lumin Mat, n...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën për Redjan Rra...
Shqipëria ka vijuar të mbetet shteti i Europës me numrin m...
Kthjellimet dominojnë territorin shqiptar deri në mesditë ...
Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perë...
Paqëndrueshmëria që ka përfshirë kontinentin europian do t...
Ish-guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, pritet ...
Presidenti Emmanuel Macron pranoi të mërkurën se Franc...
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një zyrtar policie k...
Theodoros Pangalos, ish-ministri i Jashtëm i Greqisë q...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko foli në...
Sot, më 31 maj 2023, dollari amerikan blihet me 102.1 lekë...
Kursi i këmbimit të euros me lekun po prek rekorde të reja...
Institucionet publike i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit...