
PS mbledh sot kryesinë/ Pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë bashkie
Sot Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë në selinë...
Sot Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë në selinë...
“Stop” shkoi në Bashkinë e Kurbinit për problemin e familjes Trokthi. Kjo familje ka patur njësitë e shërbimit dhe priste përfundimin e procesit të rindërtimit, për të marrë pronat.
Por dyqanet nuk u janë dhënë, pasi kontrata me Entin Kombëtar të Banesave ka dalë, pasi prona e tyre i ka kaluar Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“Drejtohemi Entit Kombëtar të Banesave, Enti thotë e ka Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Fondi i Zhvillimit, presim, nuk ka zgjidhje. Njërit prej pjesëtarëve të familjes Trokthi i përket kjo njësi shërbimi, e cila në 17 Janar 2022 ishte e gatshme për t’u përdorur krahas banesave. Banesat u shpërndanë, sepse erdhi Presidenti turk dhe për pjesën tjetër pritej të bëhej një marrëveshje me Entin Kombëtar të Banesave. Prit se po bëhej sot, prit nesër dhe gjendja është, 1 vit më vonë nuk hyjmë dot në njësitë tona. Atë po kërkojmë edhe ne, që me ndihmën tuaj të na vijnë çelësat drejt nesh”, tha një prej denoncuesve.
“Stop” iu drejtua Bashkisë Kurbin, ku Nertila Toma, përgjegjëse e Sektorit të Rindërtimit shpjegoi çfarë po ndodh.
Në fazën e parë, referuar VKM-së së parë është ndjekur procedura nga enti, ku përfshihen edhe kontratat e shkëmbimit.
Por me daljen e një tjetër VKM-je në 2022-shin, këto prona i kanë kaluar në pronësi Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“Pas dorëzimit të objekteve nga Enti Kombëtar i Banesave Këshilli i Ministrave vendosi me vendim numër 84 datë 09.02.2022 që njësitë e banimit, ndërtesa pallat t’i kalojnë në pronësi të bashkisë Kurbin dhe njësitë e shërbimit në pronësi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Referuar vendimit, sipas pikës dy pronar i këtyre njësive është Fondi Shqiptar i Zhvillimit”, tha Toma.
Zëvendësdrejtoresha e Entit Kombëtar të Banesave Elena Boriçi thotë, se është vepruar sipas ligjit pa marrë parasysh dëmin, që u është shkaktuar pronarëve.
Elena Boriçi: Në zbatim të legjislacionit, përkatësisht Vendimit nr. 7 dhe 8, që lidhen me shpronësimet, ne kemi kryer shpronësimin e të gjithë zonës. Ata qytetarë, të cilët kanë përzgjedhur dhe në vendimin përkatës për shpronësimin, ka dalë, që pronën e tyre do ta merrnin me shkëmbim. Atëherë janë vazhduar procedurat për me shkëmbim.
Gazetarja: Pikërisht dhe tek shkëmbimi ndalojmë.
Elena Boriçi: Ndalojmë te shkëmbimi! Dua të them dhe të jem tepër e qartë nga ana ligjore, që për rastin në fjalë, të gjitha procedurat përfundimtare kryhen nga institucionet, të cilat i ka kaluar në pronësi objekti.
Gazetarja: Po pra, por sot Fondi nuk i jep njësitë e shërbimit. E kuptoj shumë mirë, juve ju ka ardhur një VKM dhe keni bërë gjënë më të parën, keni dorëzuar dokumentacionin, pa u menduar fare kush po dëmtohet në këtë mes.
Elena Boriçi: Jo, nuk ka dëmtim. Edhe në rastin e banesave, marrëveshjet paraprake ishin lidhur nga Enti Kombëtar i Banesave, në rastin e apartamenteve dhe duke qenë se prona i kaloi Bashkisë Kurbin.
“Stop” kontaktoi edhe me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i cili në përgjigjen me shkrim, shpjegoi, se është kërkuar ndryshim i pikës së VKM-së në mënyrë që Enti të përfundojë procedurën e shkëmbimit të nisur edhe për njësitë e shërbimit, në mënyrë që ata që kishin pronën të mund ta gëzojnë sërish./tvklan.al
Prej 7 vitesh banorët e fshatit Dardhë në Fushë Arrëz ende...
3 gjyqtarët që i dhanë vulën grupit të Enkelejd Alibeajt, ...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me den...
Në redaksinë e emisionit Stop ka mbërritur një denoncim pë...
Arjan Hyseni, prej 5 muajsh në burg pasi makina që i dha p...
Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një procedurë te...
Luljeta Musaka tregon për “Stop” sesi e ndërtoi shtëpinë n...
Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një py...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një investigim mbi shitjen ...
Një denoncim është bërë nga kryetari i Partisë Demokra...
CNA po sjell sot dy dokumente të tjera në lidhje me njeriu...
Më 17 Shkurt 2023, Flurat Godaj tregon se bashkëfshatari i...
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...
Paguhen 29 euro/ton mbjetje, dhjetëra miliona euro për lan...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Një skandal është ai i mbrëmjes së sotme i gazetares J...
Në Shqipëri, punonjës të bashkisë Elbasan u filmuan du...
Malvina Dani është vetëm 3 vjeç dhe po shuhet dita ditës. ...
Menaxherët e lokaleve ankohen se nuk gjejnë punonjës e kon...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Policia e Lushnjës ka parandaluar një vjedhje me armë në n...
Policia kufitare e Vlorës ka bërë të mundur shpëtimin e t...
Mbrëmjen e sotme u raportua në media se ka pasur të sh...
Disa të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë regji...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndi...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po he...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...