LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kadastra mbi gjykatën, heq pezullimin dhe regjistron pronën 

15 Mars 2023, 22:12, Denoncim CNA

Kadastra mbi gjykatën, heq pezullimin dhe regjistron pronën 

Luljeta Musaka tregon për “Stop” sesi e ndërtoi shtëpinë në vitin 1998 dhe si u kujtua vëllai i saj në 2009-ën ta hedhë në gjyq, me pretendimin, se është shtëpia e tij.

Në vitin 1991 ne kemi jetuar në Babrru. Atje jam lindur dhe rritur. Babai mori një sipërfaqe toke këtu në kohën e sistemit tjetër. Ndërtuam një shtëpi dykatëshe. Unë dhe vëllai ishim beqarë dhe 4 motrat ishin të martuara. E bëmë me sakrifica të mëdha. Në ’95 u fejova unë. Shfrytëzuam një pjesë bosh që ishte prapa shtëpisë dhe ndërtuam këtë ndërtim pa leje që sot e kërkon vëllai. E kam ndërtuar unë me bashkëshortin tim. Me pak ndihma që na dha atëherë kur ne e ndërtuam shtëpinë, por faktikisht ne e kemi ndërtuar vetë shtëpinë, bashkë me bashkëshortin. Që nga viti ’98 ne lidhëm kontrata, drita, ujë dhe kemi jetuar bashkë me burrin këtu. Në 2006 kemi bërë aplikimin për vetëdeklarim. Deri në 2009 nuk kemi pasur probleme, kemi pasur marrëdhënie shumë korrekte, me vëllain kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin. Në 2009 më hap një proces gjyqësor për pretendimin e kësaj shtëpie. Ai një shtëpi të tij e ka sepse është derë babe si i themi fjalës ne”, tha denoncuesja.

Konflikti mes tyre kaloi në gjykatë, ku vëllai Arben Musaka goditi deklarimin e legalizimit në emër të të motrës dhe sipas Gjykatës së Lartë, leja e legalizimit kaloi në emër të vëllait.

Vëllai pretendon në këtë aspek, që atë pak ndihmë që na dha atëherë, nëpërmjet një projekti që bëri ai atëherë. I tha një mikut të vet që kishte mik arkitekt. E porositi atje dhe ai e bëri në emrin e vëllait. Me këtë projekt është paraqitur në gjykatë dhe me disa punëtorë që Gjykata e Shkallës së Parë vendosi rrëzimin e kërkesë-padisë së tij. Gjykata e Apelit vendosi që të kalojë legalizimin në emrin e vëllait tim, biles duke e njohur edhe pronar, vetëm me këtë projekt të paraqitur dhe me pak dëshmitarë. Ata ishin të dyanshëm sepse edhe ne na njihnin”, tha ajo.

“Bëmë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe Gjykata e Lartë deri në 2017 vendosi heqjen e legalizimit nga emri im dhe kalimin. La në fuqi vendimin e Apelit, por duke rrëzuar një pikë, njohjen pronar. Gjykata e Apelit e njohu pronar atë dhe këtë e rrëzoi Shkalla e Lartë”, tha denoncuesja.  

Kjo e fundit hapi një tjetër proces, duke kërkuar njohjen pronar dhe gjykata i ka njohur 82 % të investimit të shtëpisë.

“Po në 2017 ne hapëm një gjyq themeli për njohjen e shpenzimeve sepse shtëpinë e ndërtuam ne, lekët i dhamë ne, ne punuam dhe jetojmë akoma. Shkalla e Parë e Gjykatës Civile na njohu 82% të investimit dhe kontributit tonë tek kjo banesë. Procesi është në Apel dhe ka ngelur aty për shkak të radhëve dhe dosjeve voluminoze atje dhe nuk po del data”, tha denoncuesja.

Për këtë arsye, leja e legalizimit qëndroi e pezulluar në Kadastër për 5 vjet, deri në përfundim të gjyqit.

Por Kadastra në shkelje të hapur, ka hequr pezullimin e legalizimit, duke hipotekuar pronën në emër të vëllait Arben Musaka.

“Kur hapëm gjyqin për njohjen e investimeve, vetëm Aluizni mori vendimin e bllokimit të legalizimit në emër të Arben Musakës. E bllokoi dhe vazhdoi kjo situatë deri në 2022. Kjo pronë mbeti e bllokuar që nga viti 2017 deri në 2022-shin. Për çudi në Dhjetor 2022 pasi vëllai im Arbeni kishte 3-4 muaj që kishte filluar punë si shofer në SPAK dhe për çudi të madhe dosja zhbllokohet shumë normal. Mendojmë dhe jemi shumë të bindur që kjo është arsyeja që u zhbllokua kjo dosje sepse kemi shumë dokumente që ajo dosje ishte e bllokuar dhe i kishim marrë vetë nga Aluizni. Jemi shumë të bindur që ai ka influencuar shumë. Ka influencuar shumë puna e tij si shofer në SPAK dhe kemi mendimin që mund të kenë ndikuar edhe punonjësit e SPAK-ut. Me anë të presionit, apo ndonjë gjëje në Aluizni, nuk e vërtetoj dot. Fakti që u hoq atje të çon sepse dosja ka 5 vjet e bllokuar. Të njëjtët drejtorë kanë qenë dhe më përpara pse nuk e zhbllokuan atëherë, por tani?”, tha denoncuesja.

Zëvendësdrejtori Indrit Osmani, ngre supet dhe thotë se këtë kompetencë e ka drejtori.  

Denoncuesja: Unë jam Luljeta Xhemali.(Muska)

Denoncuesja: Desha të them, jam motra e Arben Musakës edhe desha të të them, që si ia bëtë legalizimin Arben Musakës.

Zv/Drejtori Indrit Osmani: Lejet e legalizimit nuk i bëj unë. Fol me drejtorin, për proces legalizimi nuk kam gjë unë. Në qoftë se ke ndonjë gjë nga sektori i Kadastrës, bujrum të ndihmoj…!

Denoncuesja: Dëgjo, dëgjo! Edhe ti ke firmosur këtu, nuk është, që s’ke firmosur…?

Zv/Drejtori Indrit Osmani: Për çfarë?

Denoncuesja: Ke firmosur për legalizimin.

Zv/Drejtori Indrit Osmani: Për legalizim, e ke shumë gabim.

Denoncuesja: Erdha njerëzisht. A më kupton?

Zv/Drejtori Indrit Osmani: Dhe unë njerëzisht po të them, nuk kam unë kompetencë për regjistrim leje legalizimi zonjë.

Denoncuesja: Po tani, ne i kemi dokumentet me vete, është emri tënd, edhe ti ke firmosur atje, unë nuk erdha të të kërkoj llogari, po nga ana njerëzore, ju nuk e llogaritët këtë gjë dhe unë tani mbetem pa shtëpi. Ku do shkoj, ose si e keni menduar këtë gjë?

Zv/Drejtori Indrit Osmani: Për sa i përket lejes së legalizimit, duhet të lesh një takim me drejtorin! Lejet e legalizimit i ka drejtori. Unë jam zëvendësdrejtori. Dakord? Për më shumë, duhet të flasësh me drejtorin!

Ky i fundit, Mariglen Disha, premton ta takojë denoncuesen, por gënjen e shmanget, pasi nuk mund të justifikojë aktin e tij.

Drejtori Mariglen Disha: Do më falësh mua 5 minuta! Po ju kush jeni?

Luljeta Musaka: Luljeta Xhemali jam, motra e Arben Muzakës.

Drejtori Mariglen Disha: Po kush ju ka dërguar?

Luljeta Musaka: Jam motra e Arben Musakës. Ai më ka dërguar.

Drejtori Mariglen Disha: Ëëë po do presësh pak, se kam një takim…të ka dërguar Arben, po ai ka shkuar, ka bërë kallëzim. Po kush është Arbeni? Burri juaj…

Luljeta Musaka: Prandaj desha të të takoj… Vetëm për t’u sqaruar! Dy minuta ke kohë?

Drejtori Mariglen Disha: Po jo nuk kam kohë tani, se po pres të tjerë njerëz, jo po nuk të pres fare, se kam punë me drejtorin, me kolegun, ti ke ardhur pa radhë dhe kërkon, hyn pa radhë…

Luljeta Musaka: Po tani të të pres unë?

Drejtori Mariglen Disha: Po, po do më presësh! Prit të mbaroj me këta njerëzit!

Denoncuesja: Unë një fjalë kam…kam, që pres gjithë ditën këtu… Jo, jo këta kanë ardhur mbas meje. Ku e ke listën, që ke lënë orar? Po të pres. Shiko! I futi të gjithë, mu më la. Ti do më takosh se s’bën, se unë nuk të le ty kaq lehtë.., ty ashtu aq lehtë! Mu do të më sqarosh!

Drejtori Mariglen Disha: Të lutem jo, se kam takim me këtë! Jo të lutem, mos hyr me zor tani! Do të fus dhe ty. Duro! Kanë lënë takim nuk të gënjej! Do të pres, po do të pres..!

Denoncuesja: A të presim? Kemi mbi 1 orë e gjysmë, që presim…

Punonjësi: Po është aty, prite tek dera..!

Denoncuesja: Po ju po i fusni nga dera tjetër tani! Drejtori Mariglen Disha nuk e mbajti fjalën./tvklan.al

Lajmet e fundit nga