
Pak javë më parë, CNA bëri një vëzhgim dhe investigim, ku zbuloi se Endrit Shabani, kreu i “Nismës Thurje”, reklamonte një akademi politike, ku sipas tij ishte sponsor një fondacion dhe ambasada britanike.

Por neni 21 i ligjit të partive politike, thotë qartë se partitë politike ndalohen të marrin financime nga shtetet e huaja, dhe ambasada është përfaqësia e një shteti të huaj.

Pas denoncimit të bërë se “Nisma Thurje” po abuzonte dhe po shkelte ligjin, duke shpallur ambasadën britanike si mbështetëse të saj apo financuese, sipas statusit të bërë nga vetë Endri Shabani, ky i fundit fshiu ambasadën britanike nga postimi, por e la atë në posterin e reklamimit.
Lidhur me këtë çështje, CNA iu drejtua me një kërkesë ambasadës britanike, ku e pyeste për këtë financim të deklaruar nga Shabani, ndërsa sot ka ardhur edhe një reagim nga kjo e fundit.
Ambasada britanike sqaron për CNA-në se Mbretëria e Bashkuar nuk ka dhënë dhe nuk do t’i japë asnjë kontibut financiar asnjë partie politike apo kandidati.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar mbështet disa OJQ në Shqipëri për të përmirësuar veprimtarinë dhe transparencën e partive politike. Ne po punojmë me WFD, NDI, Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Rezistencën Qytetare dhe partnerë të tjerë.
Si pjesë e këtij bashkëpunimi, Fondacioni Westminster për Demokraci (WFD) angazhohet gjithashtu me një spektër të gjerë partish politike shqiptare për rolin e tyre për të garantuar përfaqësim më të madh të të rinjve dhe grave brenda partive politike.
Asnjë kontribut financiar i Mbretërisë së Bashkuar nuk është dhënë dhe nuk do t'i jepet asnjë partie politike apo kandidati. Të gjitha aktivitetet drejtohen dhe mbështeten financiarisht drejtpërdrejt nga WFD. Ato janë të natyrës ndërpartiake dhe fokusohen në rritjen e demokracisë së brendshme të partive”, thuhet në përgjigjen e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Qartazi, Endrit Shabani ka abuzuar duke përdorur logon e ambasadës britanike për projekte, të cilat janë të natyrës nga OJF dhe zhvillojnë demokracinë e brendshme të partive.
Kështu, Shabani është kapur duke gënjyer haptazi, pasi ambasada britanike mohon të ketë financuar Akademinë Politike të “Nismës Thurje”./ CNA
Botuesi dhe pronari i disa mediave, Carlo Bollino, i c...
“Stop” shkoi në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë pranë fam...
“Stop” shkoi në Bashkinë e Kurbinit për problemin e familj...
Prej 7 vitesh banorët e fshatit Dardhë në Fushë Arrëz ende...
3 gjyqtarët që i dhanë vulën grupit të Enkelejd Alibeajt, ...
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me den...
Në redaksinë e emisionit Stop ka mbërritur një denoncim pë...
Arjan Hyseni, prej 5 muajsh në burg pasi makina që i dha p...
Fiks Fare solli historinë e një pacienteje nga Elbasani , ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një procedurë te...
Luljeta Musaka tregon për “Stop” sesi e ndërtoi shtëpinë n...
Në redaksinë tonë, një prind nga Vlora denoncon për një py...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një investigim mbi shitjen ...
Një denoncim është bërë nga kryetari i Partisë Demokra...
CNA po sjell sot dy dokumente të tjera në lidhje me njeriu...
Më 17 Shkurt 2023, Flurat Godaj tregon se bashkëfshatari i...
Denoncon komshiun se e dhunon, por drejtësia e dënoi vetëm...
Paguhen 29 euro/ton mbjetje, dhjetëra miliona euro për lan...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Be...
Një skandal është ai i mbrëmjes së sotme i gazetares J...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...