Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazetarët e emisionit Fiks Fare se prej 1 viti ka dorëzuar të gjitha dokumentet në policinë e Durrësit pasi aty jeton, dosje e cila sipas tyre ka shkuar në Ministrinë e Brendshme dhe pastaj duhet të shkonte në presidencë.
“E kam plotësuar gjithë dosjen, jetoj në Shqipëri prej 15- vitesh, dhe kam 2 fëmijë 13 dhe 10 vjeç të cilët i kam me nënshtetësi shqiptare, ndërsa unë nuk e marr dot” thotë Etilda.
Duke mos mundur të marrë kështu asnjë shërbim dhe nuk ka asnjë të drejtë në shtetin shqiptar, deri dhe tek vizitat mjekësore.
Ajo kërkon ndihmën e Fiksit, pasi institucionet e sorollasin.
Ministria i thotë shko në presidencë, kjo e fundit shko në ministri.
Këtë gjë Fiksi e solli me zë dhe figurë, pasi denoncuesja shkoi në ministri dhe presidencë dhe të dyja institucionet fajësuan njëri-tjetrin.
Në ministri punonjësja fajëson presidentin e ri sepse kthen shumë dosje, ndërsa presidenca shfajësohet se është përgjegjësi e ministrisë. Kjo e fundit kur ka mungesë dokumentacioni duhet të lajmërojë qytetarin. Ndërkohë të pyetur se ku ndodhet aktualisht dosja e qytetares, presidenca ende nuk ka kthyer një përgjigje.
Denoncuesja shkon në Ministrinë e Punëve të Brendshme
Denoncuesja: Përshëndetje! Isha dje, që pyesja për dokumentacionet për shtetësi, ju më çuat te presidenca.
Punonjësja: Nuk more përgjigjen këtu?
Denoncuesja: Jo ata më thanë se e kemi çuar dosjen prap, se kanë munguar prap disa dokumentacione dhe e kemi çuar dosjen prap te Ministria e Brendshme.
Punonjësja: Ke ndonjë numër protokolli?
Denoncuesja: Jo, nuk më dhanë ato më thanë që nëse nuk e gjejnë ato, të japin….
Punonjësja: Po si e vërteton që e ka sjellë këtu ajo pa patur një numër.
Denoncuesja: Mirë do ma jepni mua numrin e protokollit që e keni dorëzuar?
Punonjësja: Po ta jep ajo ty numrin e protokollit për ta vërtetuar e ka sjellë këtu apo jo. Po mirë shko te ajo e drejtorisë, që ja kena çuar asaj të drejtorisë, edhe shko atje, a të them dhe unë si ajo ty? A të them dhe unë kështu? Edhe të përcjell, siç të ka përcjellë ajo dhe të ka pru këtu.
Denoncuesja shkon në Presidencë
Punonjësi:O Etilda shiko, në presidencë nuk ka ardhur fare dosja, nuk e kam dorëzuar unë atje
Denoncuesja: Po ti the atë ditë që ka patur mungesë dokumentacioni e kemi dorëzuar muajin dhjetor
Punonjësi: Është e vërtetë, po.
Denoncuesja: Këtë pra, ajo thotë numrin e protokollit.
Denoncuesja: Të dhjetorit, të ma japësh që të iki ta kërkojë ajo aty
Punonjësi: O ça sorollatje oe? Po pse sillen kështu?
Punonjësi: Ajo duhet të merrte në telefon dhe të thoshte hajde këtu, ke këtë mungesë dokumentacioni. Punonjësja: Se realisht… Ministria e Brendshme lë shumë për të dëshiruar. Po ta them kshu, se unë do ta jap numrin, nuk kam interes nëse dosja është këtu të të sorollas ty se gjithë ditën me këtë gjë merremi. Nuk ndodh që ta lë në harresë sepse raportoj te presidenti. Kshuqë mund të ndodhi që ata ja fusin kot. Ça interesi kam?
Denoncuesja: Ata tani kërkojnë numrin e protokollit që presidenca e ka dorëzuar atje në muajin dhjetor që tha ai çuni.
Punonjësja: Kur ta japim numrin insisto atje thuaju atyre unë nuk largohem nga këtu po nuk më sqaruat, ju realisht, ligji e ka detyrim ligjorë që Ministria e Brendshme kur dosja refuzohet ose ka mangësi ty të marrin në telefon, o të lajmërojnë me kërkesë, e kanë ligj.
Punonjësja: Mos ju ndaj atyre, u thoni mos më sorollasni më në presidencë e kështu kur dosja është këtu.
Qytetarja rishkon në Ministrinë e Punëve të Brendshme bashkë me numrin e protokollit
Denoncuesja: Kam aplikuar në datën 15 mars 2022,kjo ka ardhur në dhjetor këtu dhe nuk më ka lajmëruar njeri që ka mungesë dokumentacioni,
Punonjësja: Po a e pyeta unë atë për ty? Eldina kanë ardhur dokumentat këtu, dhe i kanë nisur prapë në presidencë.
Denoncuesja: Po qesh se ata thonë s’janë aty. E di si jam bërë? Si top ping pongu e?
Punonjësja: Po dje i kanë nisur, nuk ka vajt akoma dosja
Denoncuesja: Tashi ça t’i bëj unë?
Punonjësja: Ishalla mos i kthejë prapë presidenca
Denoncuesja: Për çfarë arsye?
Punonjësja: Se i ka kthyer presidenca , se po kthejnë shumë nuk je vetëm ti. Presidenti i ri po kthen shumë dokumenta./ tch
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Varvara Kapurani, një 77-vjecare nga Elbasani, tregon për ...
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK ...
Prej kohësh CNA ka raportuar se njerëzit e incenerator...
Rreth një vit më parë, gazetari Elvi Fundo publikoi në emi...
Në 23 Shkurt emisioni Stop në Tv Klan transmetoi se si For...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Durrësi...
Në bregdetin shqiptar, ndotja e ujërave dhe peshkimi pa kr...
Një dokument i bërë publik mbrëmjen e sotme ka zbuluar fak...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, k...
Pak kohë më parë emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Një qytetar përmes një audiomesazhi tregon për emisionin i...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...