
“JOQ” u vendos gjoba bizneseve duke përdorur skenare skandaloze.
Këto skenare me shantazhe i ka denoncuar ditën e sotme kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Në një aktivitet, Veliaj tha se “JOQ” bën lajme për t’u vënë gjoba pronarëve të autobusëve të kryeqytetit.
Kryebashkiaku socialist deklaroi se drejtuesit e këtyre faqeve kanë kontaktuar me drejtuesit e kompanive të autobusëve dhe i kanë kërkuar para.
“Ju që jeni drejtues të kompanive e dini fare mirë, se keni ardhur tek unë dhe më keni thënë: A ta paguaj atë Erland Dalliun e ‘Jeta Osh’ Qef’, vetëm që të më lërë rehat? Dhe përgjigjja që keni dëgjuar nga unë është: ‘JO’. Për sa kohë që unë nuk i paguaj gjobat e Erland Dalliut dhe të ‘Jeta osh’ Qef’, nuk do t’i paguani as ju, se nuk mund të kemi një marrëdhënie ku ju paguani gjobat e atyre që janë tërë ditën me ‘Range Rover’ dhe që s’kanë hipur ndonjëherë në autobus.

Erland Dalliu është nipi i Brahim Dalliut - ta dijë gjyshi i tij, që në muajin e Ramazanit bëhet një haram i tillë dhe nipi i tij gjobit gjithë autobusët… i kam thënë edhe linjës së Kombinatit, ‘jo, s’ke për të paguar’, edhe linjës ‘Green Line’ i kam thënë ‘s’ke për të paguar’, le t’u vijnë me oferta. O do ta bëjmë këtë punë siç bëj unë punët e bashkisë, që pavarësisht gjobave vazhdojmë përpara, dhe koha na provon që kemi të drejtë, po kështu nuk bëhet të jesh nipi i një haxhiu të nderuar, një kleriku të madh si Brahim Dalliu, dhe sot Erland Dalliu u vë gjoba kompanive të autobusëve, kjo nuk pranohet, se në dallim nga ata gazetarët që të paktën dalin me emër, këta dalin edhe pa emër”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, ai deklaroi se drejtuesit e këtyre faqeve fshihen pas pseudonimeve.
Në një nga daljet e tij në shtator të 2022-shit, Veliaj shprehej se “JOQ” ka vënë gjoba me apartamente dhe me para kesh.
“Unë e kuptoj që ‘JOQ’ vë gjoba dhe do nga një apartament po unë nga një apartament për Erland Dalliun, për Gent Çekrezin, për muaj nuk kam. E di more se e dinë të gjithë kush vë gjoba në qytet. Mos bëj si naiv dhe je i virgjër dhe ke ardhur sot në Tiranë”, shprehej ndër të tjera Veliaj.
Edhe vetë kryeministri Edi Rama, e ka akuzuar për shpifje “JOQ”, pas tërmetit të nëntorit, pas një lajmi “fake news” për viktima.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se në kushtet dhe kuadrin ligjor të Gjendjes së Jashtëzakonshme, do të jem i detyruar të ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri në fund të kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme të rreme që hapin panik”, paralajmëronte Rama, në vitin 2019.
Pra, “JOQ” dhe “Lolita” ecin në të njëjtat gjurmë, shantazhojnë për interesat e tyre duke përdorur pushtetin e fjalës./ CNA.al
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mjeku ligjor i cili ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në zyrën ...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon ryshfetin dhe korrupsion...
Emisioni “Stop” në Tv Klan denoncoi pengesat që hasin qyte...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi historinë e 77-vjeçares V...
Varvara Kapurani, një 77-vjecare nga Elbasani, tregon për ...
Gazetari Elvi Fundo i ka bërë thirrje prokurorëve të SPAK ...
Prej kohësh CNA ka raportuar se njerëzit e incenerator...
Rreth një vit më parë, gazetari Elvi Fundo publikoi në emi...
Në 23 Shkurt emisioni Stop në Tv Klan transmetoi se si For...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Durrësi...
Në bregdetin shqiptar, ndotja e ujërave dhe peshkimi pa kr...
Një dokument i bërë publik mbrëmjen e sotme ka zbuluar fak...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...