LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tërmeti u prishi shtëpitë, nuk rindërtohen se s’ka rrugë/ FSHZH: Bashkia gaboi, duhet të ishin trajtuar me grand nga përfituesit!

31 Mars 2023, 21:01, Denoncim CNA

Tërmeti u prishi shtëpitë, nuk rindërtohen se s’ka

Banorët e fshatit Mushnikë të Njësisë Administrative Lekaj në Bashkinë Rrogozhinë kanë kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi që prej tërmetit të 2019 shtëpitë e tyre u dëmtuan me nivel DS5. Pra rindërtim të shtëpive nga e para.

Në këtë fshat ndodhen gjithsej 15 familje të cilët janë përfitues të programit të rindërtimit , por përveç bonusit të qirasë, deri më sot nuk është bërë asgjë për shtëpitë e tyre.

Ata pohojnë për Fiksin se kanë plotësuar gjithë dokumentacionin që në vitin 2020, por që rindërtim për ta deri më sot nuk ka patur.  Kjo vërtetohet edhe me listën e bashkisë ku familjet kanë përfituar nga 22 deri në 34 milion lekë të vjetra për rindërtimin e shtëpive.

Tërmeti u prishi shtëpitë, nuk rindërtohen se s’ka

Fiksi bashkë me banorët interesohen në Bashkinë Rrogozhinë. Vetë kryetari i komisionit të posaçëm të tërmeteve, z. Mario Meka, pohon se problem është infrastruktura dhe certifikatat e pronësisë që banorët nuk i kanë dhe për këtë arsye nuk mund të nxirret leja e ndërtimit. Banorët nuk disponojnë certifikata pronësie, pasi e kanë tokën me Aktin e Marrjes së Pronësisë. Infrastruktura është pengesa e dytë, sepse rruga është tejet e amortizuar  dhe nuk mund të kalojnë kamionat. 

”Ne kemi bërë edhe një alokim të fondit i cili ka ardhur, or duhet të gjejmë një zgjidhje  dhe thjeshtë janë prcedurat ligjore që kërkojnë kohën e tyre” u shpreh z. Meka. Ai u zotua para Fiksit dhe banorëve që brenda vitit 2023 banesat do të rindërtohen.

Tërmeti u prishi shtëpitë, nuk rindërtohen se s’ka

Redaksia e emisionit Fiks Fare këkroi informacion edhe  pranë Fondit Shqiptar të Zhvillimit për 15 familjet e fshatit Mushnikë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit në përgjigjen e tij sqaron se nga 206 shtëpi që kërkoi Bashkia Rrogozhinë për rindërtim, 102 u rindërtuan, ndërsa 104 nuk u ndërtuan për shkak të problematikave të shumta që u hasën  si  infrastruktura, problemet e pronësisë, etj

FSHZH thekson se Programi i “Rindërtimit të banesave në të njëjtin truall”, është i ndarë në dy nën programe :

1 – rindërtimi i banesave nga njësia zbatuese

2- rindërtimi i banesave me Grant Rindërtimi nga përfituesit

Tërmeti u prishi shtëpitë, nuk rindërtohen se s’ka

Në përgjigjen e tij Fondi Shqiptar i Zhvillimit sqaron se Bashkia e Rrogozhinës është institucioni që duhet t’u japë zgjidhje problemit të 104 banesave që nuk mundën të rindërtoheshin prej tij ,për problemet e mësipërme .

Për këtë arsye Bashkia e Rrogozhinës duhet të merrte masa që t’i trajtonte ndryshe këta banorë  nëpërmjet programeve të tjera, siç është  rindërtimi i banesave me grant nga përfituesit. Nëse do ishte vepruan në këtë mënyrë , 15 familjet e fshatit Mushnikë do të kishin gëzuar shtëpitë e tyre të rindërtuara./ tch

Tërmeti u prishi shtëpitë, nuk rindërtohen se s’ka

Lajmet e fundit nga