
CNA publikoi sot shifrat që tregonin se në të paktën 5 vite kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energy BV SPV”, ka mundur të fitojë afërsisht 20 milionë dollarë nga marrja me koncension e administrimit të landfillit të Tiranës.
Pas këtyre shifrave, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, ka bërë një përllogaritje. Në shkrimin e publikuar në "MCN TV", Tomorri thotë se kompania e inceneratorit të Tiranës do të marrë 1 miliard e 240 milionë euro.
Sipas tij, kjo shifër del nëse të ardhurat e koncesionit do të rriten me 5% në vit.
Shkrimi i plotë:
Ka një kakofoni shifrash për koncesionin e mbetjeve të Tiranës. Opozita fillimisht e cilësoi aferë 120 milionë euro, ndërsa më pas e korrigjoi shënjestren në 430 milionë euro. Të dyja këto janë shifra të nxjerra nga plani i biznesit të vetë kompanisë koncesionare. E para është kostoja e ndërtimit të inceneratorit, ndërsa e dyta është totali i të ardhurave që parashikohet të gjenerojë koncesioni. E megjithatë, asnjëra prej tyre nuk e përfaqëson biznesin e vërtetë të inceneratorit të Tiranës. Sepse ai është më i madh.
Grafiku më sipër tregon arkëtimet e kompanisë koncesionare në katër vitet e para të funksionimit të saj, sipas të dhënave nga bilancet zyrtare nga QKB. Në vitin e parë të funksionimit, kompania “Integrated Energy” arkëtoi 10 milionë euro. Në vitin e dytë shifra u rrit në 14.7 milionë euro dhe më pas rritja ka vazhduar për të mbërritur 22.6 milionë euro në 2021-shin.
Pra, në total për katër vitet e para, koncesionari ka arkëtuar 67.3 milionë euro. Por më e rëndësishme se shifra totale, është trendi i rritjes në fluksin e të ardhurave. Në vetëm katër vjet të ardhurat janë rritur nga 10 milionë euro në 22.6 milionë euro, mesatarisht me 31.5 për qind në vit. Pse është e rëndësishme kjo?
Nëse llogarit të ardhurat totale të koncesionit të Sharrës duke marrë për bazë rritje vjetore 30 për qind, deri në përfundimin e tij merr një rezultat që është më i madh se GDP e Shqipërisë sot. Por kjo nuk do të ishte realiste. Le të marrim një ritëm rritjeje 6 herë më të ulët se kaq. Pra të supozojmë se të ardhurat do të rriten mesatarisht me 5 për qind në vit, çka është plotësisht realiste duke pasur parasysh rritjen e popullsisë së Tiranës dhe atë të gjenerimit të mbetjeve. Sa para arkëton koncesionari deri në fund të koncesionit nëse të ardhurat rriten 5 për qind çdo vit?
Matematikisht shumatorja e një serie gjeometrike llogaritet sipas formulës së mëposhtme.
∑=a(r^(n+1)-1)/(r-1)
ku "a" është vlera fillestare, "n" shpreh numrin e viteve, ndërsa "r" përfaqëson faktorin e rritjes.
Në rastin e inceneratorit të Sharrës vlera fillestare është ajo e të ardhurave në vitin 2021, pra 22.6 milionë euro, n = 26 janë vitet që kanë mbetur për koncesionin, ndërsa faktori i rritjes 5% është r = 1.05. Nëse në ekuacionin e sipërm zëvendësojmë vlerat përkatëse rezultati është 1 miliard e 240 milionë euro.
Pra edhe me projeksionin më konservator, atë se të ardhurat e koncesionit rriten me 5 për qind në vit, deri në fund të koncesionit "Integrated Energy" do të arkëtojë 1 miliard e 240 milionë euro. Ndjesë për matematikën, por me 1 miliard e 240 milionë euro, këta të mbysin nëpër gjyqe.
Megjithatë le të supozojmë një skenar edhe më konservator se kaq. Atë se të ardhurat nuk do të rriten as me 5 për qind në vit, por vetëm me 2 për qind. Sërish biznesi është më i madh se shifrat që qarkullojnë në publik. Edhe sikur të ardhurat e koncesionarit të Sharrës të rriten me 2 për qind në vit, deri në fund të koncesionit ai do të arkëtojë 870 milionë euro.
Albert Ajnshtajni dikur pati thënë se interesi i përbërë është mrekullia e tetë e botës. Kjo më sipër është arsyeja. Biznesi i inceneratorit të Tiranës është shumë më i madh se çdo shifër që hidhet në publik. Dhe të gjitha llogaritë e mësipërme bazohen në skenarin që impianti nuk do të ndërtohet fare. Nëse impanti do të ndërtohet dhe do të prodhojë energji, atëherë në vlerat më sipër do të duhet të llogariten dhe të ardhurat nga shitja e energjisë. Sigurisht që shifra do ishte edhe më e madhe. Dhe në fund ka një pyetje. Ku shkojnë këto para? Kush i merr? Këtë nuk e di askush. Edhe kreu i SPAK-ut tha që nuk e dimë./ CNA.al

Kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energ...
Pas problematikës së transmetuar në emisionin Stop në Tv K...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qyt...
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...
Ish-kandidatja për primaret në Partinë Demokratike për Bas...
Kompania, e cila do të ndërtonte inceneratorin në land...
Një rapsod popullor ka krijuar një rapsodi, duke marrë shk...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një problematikë në...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Strazimiri, sh...
Disa ditë më parë u publikua dëshmia e shtetasit italian G...
Dje kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated E...
Një rast skandali dhe korrupsioni që tregon hapur se afera...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Administratori dhe aksioneri i inceneratorit të Tiranës, G...
Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka denoncuar gjendjen e lu...
Akademiku Artan Fuga ka denoncuar mëngjesin e sotëm at...
Tre fluturime të kompanisë "Wizz Air" janë shtyrë mën...
Një skandal ka dalë në dritë nga dëshmia e një shtetasi it...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve, ...
Banorët e fshatit Mushnikë të Njësisë Administrative Lekaj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...