
Në një dalje të tij mediatike, administratori i landfillit të Tiranës, Herman Daniel Vermulen, ka deklaruar mes të tjerash se SPAK-u nuk ka shkuar në zyrat e landfillit atje ku duhet të ndodhej edhe inceneratori i Tiranës, i cili në fakt nuk ekziston.
Një fjali shumë domethënëse pasi kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, ka theksuar se ndaj investimit apo kontratës koncensionare që po bëhet në landfillin e Tiranës ka filluar hetimi.
Një hetim i çuar ndoshta dy vite më parë nga disa subjekte, fillimisht nga Nisma Thurje, më pas LSI dhe Partia Demokratike, për këtë landfill.
Më shumë se një vit më parë pati dhe një komision hetimor parlamentar ku dolën shumë fakte. Nga ana tjetër, një aksioner i landfillit të Tiranës, Giuseppe Ciaffaglione, është shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe po kërkon nga gjykata italiane mosekstradimin.
Një tjetër administrator është në arrest shtëpie pasi punësuan babain e Alqi Bllakos, ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit që ndodhet në pranga, nën akuzë. Ndërkohë, administratori na thotë se SPAK-u nuk ka shkuar në zyrat e landfillit të Tiranës që të shikojë apo të kontrollojë investimin.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Altin Dumani tha se hetimi ka filluar.
Kush gënjen? Dumani apo administratori? Çfarë e pengon SPAK-un të thellojë hetimet dhe të shkojë te landfilli i Tiranës për të hetuar investimin e bërë?

Kompania pretendon se ka hedhur rreth 32 milionë euro, ndërkohë që po aq është edhe fitimi i këtyre viteve.
Sa kanë qenë fondet e kompanisë së investuar? A ka pasur korrupsion në atë kontratë? A humbin banorët e Tiranës, duke paguar 29 euro/ton, ku në fakt nuk ka incenerim, por thjesht dhe vetëm kapsulim dhe përpunim në landfill?
Çfarë e ka penguar SPAK-un? Kush e urdhëron që të mos shkojë dhe të bëjë të gjitha veprimet e duhura ligjore?
Publikisht thotë se hetimi ka filluar dhe nga ana tjetër administratori del dhe thotë se SPAK-u nuk ka trokitur në dyert e landfillit.

Vazhdojmë të mbetemi me fjalët e Dumanit, se kemi frikë nga arbitrazhi, se nuk i njohim aksionerët e vërtetë. Në fakt, aksionerët janë publikë në QKB, të vërtetë apo jo, ata që janë zyrtarisht.
Në rast se kanë përgjegjësi ligjore të hetohen sipas ligjit dhe të çohen tek institucionet përkatëse. Nuk mund të lejohet pafund që të ketë abuzim, fjalë dhe akuza, ndërkohë SPAK-u rezulton se nuk ka kryer asnjë veprim. Dikush e urdhëron SPAK-un që të mbyllet e të qëndrojë në zyra, por pse?
Duhet që procedimet të jenë të shpejta, të forta dhe të sakta. Sa më shumë kohë vonohet aq më e vështirë bëhet zbardhja e gjurmëve dhe e gjithë të vërtetës./ CNA.al
Partia Demokratike ka denoncuar mesditën e sotme shpërdori...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Fiksi vë në lëvizje institucionet, zgjidh problemin e fami...
Fiks Fare hulumtoi dhjetëra dokumente të tenderëve të bash...
Qytetarja Silë Ziu është drejtuar në emisionin “Stop” në T...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit Stop në Tv Kla...
Rrjetet sociale fillimisht u cilësuan si një revolucion në...
CNA publikoi sot shifrat që tregonin se në të paktën 5 vit...
Kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energ...
Pas problematikës së transmetuar në emisionin Stop në Tv K...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qyt...
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...
Ish-kandidatja për primaret në Partinë Demokratike për Bas...
Kompania, e cila do të ndërtonte inceneratorin në land...
Një rapsod popullor ka krijuar një rapsodi, duke marrë shk...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një problematikë në...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Strazimiri, sh...
Disa ditë më parë u publikua dëshmia e shtetasit italian G...
Dje kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated E...
Një rast skandali dhe korrupsioni që tregon hapur se afera...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...