Fiks Fare/ Bashkia iu çon varrezat ngjitur me shtëpitë, banorët: Jetojmë mes të vdekurve!
Banorët që jetojnë pranë varrezave të reja të qytetit të Dur...
Inceneratori i Tiranës, një kontratë koncesionare e firmosur në vitin 2017, është një aferë e ?kapur gjallë?, nga një raport i një prej institucioneve shtetërore.
Nuk janë më mediat apo politika, por është Kontrolli i Lartë i Shtetit që ka zbardhur këtë aferë.
Kontrolli i KLSH ka filluar në vitin 2021 dhe ka zgjatur për rreth tre apo gjashtë muaj dhe me dokumente zyrtare të renditura në rreth 50 faqe është zbardhur gjithçka.
SPAK hesht përballë provave
Ndërsa SPAK ka më shumë se tre vjet që nuk zbardh dot korrupsionin, skandalin, abuzimin e shumë institucioneve dhe zyrtarëve me inceneratorin e Tiranës dhe Fierit. Pasi Elbasanin po tentojnë ta mbyllin vetëm me Lefter Kokën dhe Stela Gugallen e Klodian Zoton.
Në fakt është po Klodian Zoto tek inceneratori i Fierit. Është po Klodian Zoto tek inceneratori i Tiranës. Janë po kompanitë e tyre zinxhir në ortakëri apo në administrim dhe drejtim nga Stela Gugallja, Mirel Mërtiri. Pagesa me miliona euro të bëra tek njëra-tjetra, dhe këto SPAK tashmë i ka në dorë. I ka SPAK, i kanë tatimet.
KLSH: Inceneratorët, gropë për buxhetin e shtetit
KLSH-ja ju ka kapur çdo shkelje ligjore, proçedurat, dëmin ekonomik, duke theksuar se gjithçka është bërë në shkelje të ligjit dhe jo vetëm një herë. Duke theksuar se inceneratorët janë një gropë e madhe për buxhetin e shtetit. E për Bashkinë e Tiranës, e cila nga 12 milionë dollarë që paguante për pastrimin e Tiranës, do t?i duhet të paguajë 22 milionë dollarë në vit. E kështu me radhë. E pra të gjitha këto SPAK i ka.
KLSH-ja në pak muaj i ka zbardhur në një raport me 50 faqe, që është një akuzë e drejpërdrejtë për të gjithë zyrtarët, përfshirë këtu Kryeministrin, shkon tek institucionet e tjera zinxhir të lidhura me këtë koncesion.
Për Bashkinë e Tiranës, por edhe për zyrtarët që kanë mundur t?ia hedhin paq, apo kanë marrë mandate deputetësh dhe flasin në emër të popullit në parlament.
Raporti i KLSH-së është një ?urdhër-arresti? për SPAK-un, i cili pretendon se ka prokurorë të zotë, të cilët kanë kaluar organet e Vettingut dhe do të vendosin drejtësinë në vend. Por, edhe pse prej vitesh kanë mbi tavolinë dosje, abuzimesh me miliona euro të zyrtarëve të lartë për dosjet e koncesioneve të inceneratorëve nuk kanë lëvizur as gishtin për inceneratorin e Fierit dhe Tiranës.
Dritan Prençi dhe Vladimir Mara janë dy prokurorët që duket se kanë ngelur me ?biberon? në gojë. Ndoshta duhet të rriten dhe të ?hanë mualebi?. Por, kjo do t?i përkasë një shkrimi tjetër të CNA.al.
Sot jemi përballë faktit. KLSH sjell një raport me 50 faqe që akuzon SPAK-un, përtej faktit që ngre problematikat e inceneratorëve. Akuzon SPAK-un sepse nuk ka vepruar në kaq vite për aferën korruptive të inceneratorëve e cila vazhdon dhe sot të marrë pagesa nga taksat e shqiptarëve, ndërsa prokurorët e SPAK-ut bëjnë sehir.
Mjafton ekspertiza e KLSH-së. Mjafton ekspertiza e dokumentave të marra nga tatimet, për të nxjerrë në pah vjedhjen dhe abuzimin që është bërë me kontratat koncesionare të inceneratorëve.
KLSH-ja i ka përplasur në fytyrë raportin e kontrollit, SPAK-ut, i cili ende nuk po lëviz gishtin, edhe pse po kalojnë vite. As për inceneratorin e Fierit dhe as për atë të Tiranës, ku zullumi në krahasim më atë të Elbasanit është disa herë më i madh.
Shuma është gati 8 herë më e madhe. Bëhet fjalë për 156 milionë euro, vetëm me inceneratorët e Fierit dhe Tiranës, të cilat SPAK i ka në dorë, i ka në dosje, i ka në dokumente, të tatimeve, por edhe tani së fundi në kontrollin e KLSH-së. Që më shumë sesa zbardh të vërtetat e pafundme të shkeljeve ligjore dhe abuzimeve të bëra me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës, në rreth 50 faqe është një aktakuzë ndaj SPAK, që vazhdon t?i ketë prokurorët me ?biberon në gojë?, të cilët pengohen, kanë frikë, apo janë të paaftë për të zbardhur të vërtetën dhe për të çuar përballë drejtësisë përgjegjësit e aferës së shekullit në Shqipëri./CNA.al
FOTO-FAKT/ Koncensioni 128 milionë euro vetëm një kapanon
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Raporti i ri i KLSH/ Miliona për inceneratorin inekzistent, provohet vjedhja kolosale
Dy biberona për Dritan Prençin dhe Vladimir Marën e SPAK
Banorët që jetojnë pranë varrezave të reja të qytetit të Dur...
Të tjera detaje dhe fakte, vijojnë të dalin në dritë në li...
Mund të duket një titull i çuditshëm, një gabim në formulimi...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar publikimin e një të Bo...
Historia e koncesionit të inceneratorëve në Shqipëri, duket ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal në Proku...
Në Shtator të vitit 2018 emisionit “Stop” ka transmetuar ras...
Julian Laboti nga qyteti i Lushnjes në vitin 2019 përmes rrj...
Kryeministri Edi Rama është munduar këto ditë të thotë se po...
Ish qjyqtarja dhe prokurorja e Kukësit, Fahrije Vata për 13 ...
Në vitin 2014 dhe 2016 në emisionin “Stop” janë transmetuar ...
Raporti i performarncës kryer nga KLSH së fundi në lidhje me...
Investimi prej 24 milion lekësh nga UNDP dhe 300 mijë lekë p...
Inceneratori i Tiranës është një nga aferat korruptive të sh...
Koncesioni i inceneratorëve është më i akuzuari në Shqipëri,...
Inceneratori i Tiranës tashmë është segmenti që pret rezulta...
Inceneratori i Tiranës një nga kontratat koncesionare më t...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e CNA.al, ku në qendë...
Agim Hila një banor i fshatit Vajkan në qytetin e Fierit ka ...
Një ish-studente e fakultetit të degës mami në Universitetin...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...