Foto lajm/ Ku është inceneratori?

31 Janar 2022, 11:52, Denoncim CNA
Foto lajm/ Ku është inceneratori?

Koncesioni i inceneratorëve është më i akuzuari në Shqipëri, për të cilin ka pasur edhe denoncime në media, me fakte dhe dokumente.

Janë tre kontrata koncesionare, në Elbasan 22 milionë euro, në Fier 28 milionë euro dhe në Tiranë 128 milionë euro.

Pra, 178 milionë euro kontrata koncesionare.

Në lidhje me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit, pas një hetimi të SPAK, sot kemi edhe një ish-ministër të vënë në pranga.

Por, ?qershia mbi tortë? duket se qëndron tek inceneratori i Tiranës.

Një koncesion 128 milion euro, për 30 vite. Një investim i cili përfshin landfillin e Sharrës, ku duhej të ndërtohej edhe një incenerator për të prodhuar energji dhe gjithashtu do të bëhet edhe trajtimi i mbetjeve urbane dhe mbetjeve të tjera.

Por, përveç faktit se ajo që ka ndodhur është rritja e kostos së pastrimit për bashkinë e Tiranës, është se nuk kemi një incenerator funksional.

Pra, në Tiranë është vetëm një landfill, ku mbetjet kapsulohen. Nuk ka incenerator, nuk prodhohet energji.

Nga ana tjetër ka edhe një detaj. I ashtuquajturi incenerator në Tiranë, për të cilin do të duhet të paguhen një total prej 22 milionë dollarë nga taksat e qytetarëve të Tiranës për largimin dhe incenerimin e mbetjeve, nuk figuron as në google.

Sikurse shikohet në foton më poshtë, në Tiranë nuk rezulton asnjë incenerator.

Nderkohë Bashkia e Tiranës dhe qeveria në 4 vite i kanë paguar koncesionarit 40 milionë dollarë për incenerimin e mbetjeve dhe kemi ende një landfill siç ka qenë dikur në Sharrë. Ka vetëm një ndryshim, është i rrethuar dhe një pjesë e mbetjeve të vjetra është kapsuluar./CNA.al

AFERA 128 milionë euro/ 13 shkelje ligjore në njoftimin e Kontratës

Inceneratori, laku në fyt për Bashkinë e Tiranës

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Raporti i ri i KLSH/ Miliona për inceneratorin inekzistent, provohet vjedhja kolosale  

Lajmet e fundit nga