
Inspektimi i Financave: Endri Puka dhe Damian Gjiknuri falsifikuan bilancet e Albpetrolit
Një inspektim i Ministrisë së Financave ka zbuluar se kompan...
Dy çunat e SPAK që kaluan Vettingun, e jo me pak probleme, tashmë janë prokurorë të SPAK që kanë në duar dosje të nxehta hetimore, por duket se kanë nevojë për nga një biberon secili. Biberon të madh me qumësht. Ndoshta ti rrisë, t?iu mbushë barkun, ti ngrohë e t’ju hapë sytë.
Sepse nga ana tjetër, mesa duket, duhet edhe të ngopen për të mos i lënë më shumë në gjumë, ashtu siç ata, kanë vënë dosjet korruptive të inceneratorëve.
Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, janë dy prokurorët që kanë në duar dosjet e inceneratorëve të Fierit dhe të Tiranës. Dy nga skandalet më korruptive, të cilat kapin vlerën të paktën 156 milionë euro. 28 milionë euro inceneratori i Fierit dhe 128 milionë euro ai i Tiranës.
I pari nuk është ende në funksion dhe i dyti nuk ekziston. Edhe pse kontrata e incenerimit të Tiranës ka pesë vite që është firmosur.
Nga ana tjetër prokurorët e SPAK, këta dy persona kanë përballë kolegun e tyre, Klodian Brahon, i cili në fakt me inceneratorin e Elbasanit, me disa dokumenta kryqëzoi kompanitë e ndryshme sipas mandat-pagesave, dhe kapi ish-ministrin e Mjedisit.
Por, nga kjo histori po kërkon të shpëtojë një tjetër emër. Një personazh tjetër, Alqi Bllako. Kërkon të shpëtojë edhe ndonjë personazh tjetër si Engjëll Agaçi, e të tjerë me radhë. Struktura piramidë të ministrisë së Mjedisit dhe Qeverisë sh
qiptare, të cilët janë përgjegjës për gjithë këtë proçes korruptiv, që shkon nga 178 milionë euro në 430 milionë euro.
Një proces ku janë përfshirë dhe mediat. Janë blerë si ?mall? në tregun çam, për reklama, televizionet kryesore në vend, kompanitë kryesore mediatike.
E kështu Dritan Prençi dhe Vladimir Mara mbase duan pak qumësht, biberon të rriten, të kenë kurajo, të zbardhin të vërtetën, të cilën në fakt e ka zbardhur media ditë pas dite.
BIRN, CNA.al, kanë sjellë dokumente dhe fakte ekskluzive. Si lidhen mediat, si paguhen ato, cilat janë kompanitë e përfshira, kush janë personat, si funksionojnë kompanitë zinxhir.
Midis tyre lehtësisht do të gjejnë skandalet me ujësjellësat. Sesi janë zhytur në borxhe bashkitë për matësa apo investime që nuk funksionojnë. Sesi ITS, kompania mëmë e trurit Klodian Zoto dhe e Mirel Mërtirit, kryen punimet në Fier, në Elbasan, në Tiranë. Por, edhe tek landfilli i Vlorës. Por, edhe si ka fituar tendera të tjerë publikë, për investime nga ministri të ndryshme.
Dritan Prençi dhe Vladimir Mara kanë nevojë për biberon. Ndoshta që të rriten dhe për të zbuluar se janë prokurorë. Dhe se janë personat ku shqiptarët kanë shpresë se do të vendoset drejtësi mbi taksat e tyre, mbi korrupsionin qeveritar. E duhet të kuptojnë se shqiptarët kanë shpresë të dinë të vërtetën dhe jo të presin, të mbarojnë biberonin Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.
Biberonin me qumësht që i jep Qeveria, ndonjë zyrtar i lartë i Partisë Socialiste, godina e Kryeministrisë, apo vetë firmat e inceneratorëve, të cilat qartazi duket se janë të zhytura në këtë aferë korruptive. Pronarët e tyre janë shpallur në kërkim nga një koleg i Dritan Prençit dhe Vladimir Marës.
Por, kanë shpëtuar të tjerë emra, të cilët vazhdojnë e qarkullojnë lehtësisht në Tiranë. Të tjerë janë në parlament, të tjerë në Qeveri. Për një aferë, që Dritan Prençi dhe Vladimir Mara prej dy vitesh e kanë në zyrë, pas kallëzimeve të bëra nga PD.
Por, përtej tyre ka me dhjetëra kallëzime të tjera, të bëra edhe nga Nisma Thurje, edhe nga mediat, të cilat çunat vazhdojnë të mos i shohin, por mbajnë biberonin në gojë dhe flenë gjumë.
Ndoshta kur të mbarojnë biberonin, do t?iu hapen sytë, dy prokurorëve të SPAK për të vepruar, për të hetuar, për të zbardhur të vërtetën e një skandali korruptiv që nuk fillon dhe nuk mbaron tek Lefter Koka. Dhe që nuk mund ta mbyllë Dritan Prençi e Vladimir Mara, e çdo ?SPAK-ar? tjetër, me biberon apo pa biberon në gojë./CNA.al
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Dosjet e nxehta që “flenë” në SPAK/ Aferat e Qeverisë i “kyçin” gojën drejtësisë
Megaskandali/ Tentakulat e inceneratorëve 30 milionë euro nga ujësjellësat
I akuzuar për dekonspiracion/ Vladimir Mara drejt SPAK-ut
Vladimir Mara “në krah” të financierit të Habilajve/ Vettingu konfirmon skandalin
I varfëri i Krimeve të Rënda/ Prokurori Dritan Prençi sfidohet nga luksi i kolegëve
Të dështuarit e Krimeve të Rënda/ Skandalet dhe pasuritë e prokurorëve të Tahirit
Një inspektim i Ministrisë së Financave ka zbuluar se kompan...
Reforma në Drejtësi, dhe institucionet e reja të drejtësisë,...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në drejtë...
Një njoftim nga zëdhënësi i Policisë së Shtetit: “Finalizohe...
Sistemi i ri i drejtësisë, që u ngjiz për të qenë i pavarur ...
Policia ka njoftuar sot se ka bërë një zbulim të madh. Ka ka...
Fiks Fare denoncoi veprimet e noterit Kelti Mano, i cili ësh...
Eduard Fratel Qerimi, një qytetar nga Puka, tregon për emisi...
Carlo Bollino i cili merr para sistematikisht nga pronarët e...
Ndodh edhe kështu. Mjafton ti përkasësh një force politike, ...
Koncesioni i inceneratorëve është një ndër më të akuzuarit n...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një ndërtues, i ci...
Rreth dy muaj më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e av...
Koncesioni i inceneratorëve, e quajtur afera e shekullit, pë...
Lidhur me enigmat e vdekjes së 3-vjeçarit në kopshtin privat...
Lajmi se një 3-vjeçar humbi jetën tragjikisht në një kopsht ...
Pagesat qindra milionëshe të kompanive të inceneratorëve nuk...
Mijëra banorë të Njësisë Administrative Balldre në Lezhë rre...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar manipulimin që u është...
Një grua e dhunuar me 3 fëmijë ankohet në emisionin Fiks Far...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Është përfshirë nga flakët kabina elektrike në afërsi ...
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të d...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën "B...
Evakuuohen katër alpinistët e bllokuar në Majën e Zhab...
Vendi, javën e ardhshme do të ketë ndikimin e masave a...
Vendi ynë do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe k...
Në Shqipëri ka nisur të ndihet mungesa e fuqisë punëto...
Banorët e Kuçovës bashkëjetojnë me puset dhe pellgjet ...
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad ...
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë...
Evropa po përpiqet të ulë varësinë e saj nga importet ...
Kompani të mëdha amerikane sikurse Disney, JP Morgan d...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Në vitin 2021, prodhimi i perimeve është 1.338.218 ton...
Sot euro blihet me 117.8 Lekë dhe shitet me 123.8 Lekë...
Fatura e energjisë elektrike për muajin qershor i ka k...
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, ka komentuar proje...