Connect with Us

Të dështuarit e Krimeve të Rënda/ Skandalet dhe pasuritë e prokurorëve të Tahirit

Kronika

Të dështuarit e Krimeve të Rënda/ Skandalet dhe pasuritë e prokurorëve të Tahirit

Publikuar

-

Prokuroria per krime te renda perfshihet ne skandal

Ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, që nga tetori i vitit 2017 po hetohet nga Prokuroria për Krime të Rënda me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Sot është mbajtur seanca e radhës me kërkesë të Tahirit për gjykim të shkurtuar me qëllim për ti dhënë fund sagës së hetimeve, e cila, sipas tij, po zvarritet në mënyrë të qëllimshme.

Dosja Tahiri është në duar të prokurorëve Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arenc Çela, të cilët sot kanë “humbur funksionin e prokurorit” përballë Saimir Tahirit.

CNA.al ka bërë nje rezume të punës së këtyre prokurorëve, të cilëve dosja Tahiri u ka “rënë” nga duart, nga mungesa e profesionalizmit apo nga dështimi për të ngritur akuzat ndaj ish Ministrit të Brendshëm.

“Treshja që u gozhdua nga Tahiri”

                                 Vladimir Mara

Prokurori Vladimir Mara, ishte një nga kandidatët për SPAK, por nuk u përzgjodh.

Pavarësisht skandaleve që rëndojnë mbi të ai arriti të kalonte Vettingun dhe të mos ankimohej nga Komisioneri Publik, për shkak se dyshohet se të ketë lidhje me Qeverinë.

“Ka arritur një nivel minimal kualifikues në vlerësimin e aftësive profesionale, sipas parashikimit të germës “c”, të pikës 1, të nenit 59, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në vendimin e Komisionit të Pavarur  të Kualifikimit të firmosur nga trupa e gjyqtarëve Pamela Qirko, Alma Faskaj dhe Firdes Shuli.

Pas këtij konstatimi KPK ka dërguar për vlerësimin etik dhe profesional pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dy çështje për inspektim dhe konstatim të shkeljeve të mundshme disiplinore për prokurorin Mara.

Bëhet fjalë për mosveprim në lidhje me ekzekutimin e masave të sigurimit të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për shtetasin Nazer Seitaj i njohur ndryshe si financieri i Habilajve, si dhe faktin e përdorimit të një makine, e cila nuk ka qenë regjistruar sipas legjislacionit në fuqi.

Kujtojmë se emri i Marës është lakuar më herët për dekonspirim operacioni.

Në aksionin e tetorit 2017, pas zbulimit të një sasie lënde narkotike, në media u lakua se prokurori Vladimir Mara, i ndodhur në vendngjarje bashkë me Policinë e Shtetit, ka  dekonspiruar aksionin.

Ai e ka mohuar një të tillë, duke mohuar se ka qenë në vendgjarje, pasi ka pasur fëmijën sëmurë.

Pak kohë më parë gazeta Bild, publikoi 16 përgjime, ku objekt ishin kryeministri Edi Rama, drejtorë, ish ministra dhe zyrtarë të lartë socialistë.

Dhe sërish në skenë doli emri i Prokurorit Vladimir Mara.

Pasi në njërin nga 16 përgjimet, dëgjohet edhe shefi i komisariatit numër 5 të Kamzës, Sali Skura. Ky i fundit rezulton kunati i prokurorit Vladimir Mara, i cili ka në duar dosjet hetimore 339 dhe 184.

                     Dritan Prençi

Nga përgjimet e publikuara të gazetës gjermane “Bild”, Sali Skura doli duke i raportuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, i cili ishte koordinator i Partisë Socialiste në Dibër.

Dyshimet janë se duke zvarritur hetimet dhe duke mbrojtuar socialistët dhe kunatin e dalë në përgjime, Vladimir Mara kaloi Vettingun.

Sa i përket pasurisë, prokurori Mara rezulton se të ardhurat i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes.

Me hetimet e dosjeve 339 dhe 184 është marrë edhe prokurori Dritan Prençi. Edhe ky i fundit nuk arriti të përzgjidhje për në SPAK.

Në linjën e skandaleve të Marës ka ecur edhe Prençi. Dyshja në fjalë e thelluan skandalin e zvarritjes së hetimeve të dosjeve 339 dhe 184, duke urdhëruar mediat që mos të publikonin përgjimet. Krahasuar me kolegët, tek prokurorët e varfër radhitet dhe prokurori i  Krimeve të Rënda Dritan Prençi.

Prokurori Arenc Çela ende nuk ka kaluar në Vetting. Edhe Çela rezulton të ketë një pasuri modeste.

                                          Arenc Çela

Por, emri i Çelës është lakuar më herët në lidhje me të afërmit e tij dhe në fakt shpesh është shenjëstruar për këtë gjë.

Maksim Çela, xhaxhai i prokurorit, është   akuzuar më herët,  për vrasjen e efektivit të policisë Kledi Bano në Lushnjë dhe vendosjen e një sasie tritoli në shkallët e stadiumit “Roza Haxhiu”.

Për dënimin e Maksim Çelës, Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë përdorur dëshminë e të penduarit Petrit Liçi, i cili ka përfituar në atë kohë nga kjo prokurori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke u mbajtur në ruajtje.

Gjithashtu prokurori Çela është shenjëstruar edhe për shkak të kunatit të tij.

Çela është dhe kunati i shtetasit Dardan Ahmeti, shtetas ky që në muajin maj të 2014 ka shkuar me automjetin e tij, në Rinas ku së bashku me Sajmir Bajramin kanë pritur pilotin italian Giorgio Riformato.

Ahmeti fillimisht është dyshuar nga prokuroria si pjesëmarrës në trafikun e drogës me avion nga plazhi i Divjakës në drejtim të Italisë.

Por pas verifikimeve të kryera, prokuroria e ka përjashtuar atë nga dyshimet si i implikuar në këtë çështje, duke e përdorur kunatin e prokurorit Çela si dëshmitar në sallën e gjyqit, ku po gjykoheshin të pandehurit e tjerë të dosjes “Divjaka”.

Tashmë pritet  që të shihet se si do t’i konsiderojë Vettingu këto lidhje.

Nëse kemi parasysh disa nga gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu për lidhje me të inkriminuar atëherë edhe Çela rrezikon shkarkimin, edhe pse nuk ka përgjegjësi se çfarë bëjnë të afërmit e tij.

I akuzuar për dekonspiracion/ Vladimir Mara drejt SPAK-ut

Vladimir Mara “në krah” të financierit të Habilajve/ Vettingu konfirmon skandalin

Zvarriti hetimet për të mbrojtur kunatin?/ Vladimir Mara e ka vendin në burg

Audio-Përgjimet për blerjen e votave/ Çmenden Dritan Prençi dhe Vladimir Mara

Blofi i Vladimir Marës dhe Dritan Prençit/ Prokurorët i bashkohen grupit të pazareve zgjedhore

Motra e ish deputetit socialist denoncon/ “Prokurori i Krimeve të Rënda më keqtrajtoi”

I varfëri i Krimeve të Rënda/ Prokurori Dritan Prençi sfidohet nga luksi i kolegëve

Ethet e Vettingut/ Të afërmit i “presin” kokën prokurorit të Krimeve të Rënda?

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkëndija elektrike në Presidencë alarmon zjarrfikësit

Publikuar

-

Nga

Ka mjaftuar një njoftim për praninë e një shkëndije elektrike në katin e bodrumit të Presidencës për të alarmuar repartin zjarrfikës, forcat e të cilit janë vënë në lëvizje të menjëherëshme.

Ka qenë Garda e Republikës e cila me të konstatuar shkëndijën të kërkojë praninë e zjarrfikësve si masë paraprake për të parandaluar shpërthimin e një zjarr të mundshëm. Gjë që ka ndodhur brenda pak minutave, duke bërë të mundur rikthimin në pikën e nisjes brigadën e zjarrfikësve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rendë në Korçë/ Kamioni përplaset me “Benz”-in

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rendë ka ndodhur në aksin rugor Korçë-Kapshticë, pak më parë, ku një autmjet tip kamion është përplasur me një “Benz”. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Burimet nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për CNA.al se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta. E lajmëruar policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, por ende nuk ka bërë të ditur shkaqet dhe rrethanat.

Njoftimi i policisë
Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Përplasen tre makina te kthesa e Kamzës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë tek kthesa e Kamzës.

Tre makinat, një “Ford”, një “Benz” dhe një “Fiat” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëmë material.

Për shkak të aksidenti është krijuar trafik i rënduar në rrugë, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE