Connect with Us

Zvarriti hetimet për të mbrojtur kunatin?/ Vladimir Mara e ka vendin në burg

Aktualitet

Zvarriti hetimet për të mbrojtur kunatin?/ Vladimir Mara e ka vendin në burg

Publikuar

-

Dje gazeta Bild, publikoi 16 përgjime, ku objekt ishin kryeministri Edi Rama, drejtorë, ish ministra dhe zyrtarë të lartë socialistë.

Në njërin nga 16 përgjimet, del edhe shefi i komisariatit numër 5 të Kamzës, në kohën që janë kryer përgjimet, Sali Skura.

Ky i fundit rezulton kunati i prokurorit Vladimir Mara, i cili ka në duar dosjet hetimore 339 dhe 184.

Nga përgjimet e publikuara të gazetës gjermane “Bild”, Sali Skura doli duke i raportuar një zyrtari të lartë të Ministrisë së Brendshme, Arben Keshi, i cili ishte koordinator i Partisë Socialiste në Dibër.

Biseda  telefonike është zhvilluar ditën e zgjedhjeve të parakohshme në Dibër, shtator 2016.

Sali Skura dëgjohet që i telefonon Arben Keshit dhe e pyet për parashikimet si dhe pritshmëritë në zonën e Maqellarës.

Më tej, Skura, i thotë Keshit se kanë bllokuar shtatë autobusë me votues të djathtë të cilët ishin nisur nga Tirana në drejtim të Dibrës, ndërsa të tjerët, sipas tij,  kishin arritur të kalonin me miqësi.

Kjo është përgjigjja se përse janë zvarritur hetimet dhe kush janë përgjegjësit e vërtetë.

Kjo duket se ka qenë edhe arsyeja që prokurori Vladimir Mara, ishte tërbuar dhe u kërkonte mediave, që të mos publikonin përgjimet, e nxjerra nga BILD.

 

Skandali që ka objekt Vladimir Marën u thellua dhe më tej nga Komisioni i Vettingut, i cili së fundmi vendosi konfirmimin e tij në detyrë.

Duke zvarritur hetimet dhe duke mbrojtuar socialistët dhe kunatin e dalë në përgjime, Vladimir Mara kaloi Vettingun.

I bie barra Komisionerit Publik, që mos ta lejojë këtë skandal dhe të ankimojë vendimin e KPK -së për Marën.

Ky i fundit duhej ta kishte vendin në burg dhe jo në prokurori, pasi ka mbrojtur të afërm të tij duke zvarritur hetimet.

Dhe nëse Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk e shkarkon, qytetarët nuk duhet të rrinë duarkryq.

Nuk ka nevojë për t’u udhëhequr nga ndonjë parti politike për të protestuar për çlirimin e gjykatave dhe prokuroive nga të inkriminuarit.

Nëse Vettingu nuk e pastron sistemin e drejtësisë, qytetarët nuk duhet të heshtin.

Në rastin e Vladimit Marës, i cili i kaloi Vettingun pa iu hyrë gjemb në këmbë, pa përgjegjësi nuk janë as institucionet e shërbimeve sekrete.

DSIK ose nuk ka dashur ose janë të paaftë për të zbuluar papërshtatshmërinë e Valdimir Marës për të bërë prokurorin.

Për më tepër Mara ka aplikuar në SPAK. Me pak fjalën dyshohet, se nën petkun e   Rilindjes, kërkon të minojë SPAK-un dhe të aministojë kriminelët e politikës./CNA.al

 

1 Koment

1 Koment

  1. z

    18 Qershor, 2019 at 11:36 am

    Po ku eshte krimi ketu! A e di ky injoranti i CNA si na rrihte Saliu?! Krim eshte te vjedhesh te vrasesh! Mercenare idiote!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Ish-futbollisti austriak del bllof/ Zbulohet e vërteta e akuzave ndaj Takaj dhe Skënderbeut

Publikuar

-

Nga

Lajmi që u përhap me shpejtësi këtë javë nga të gjitha mediat ishin akuzat e Sanel Kuljiç, ish-futbollisti i kombëtares austriake, që pretendon se drejtuesit e Skënderbeut janë të përfshirë në trukime ndeshjesh në kampionatin austriak. Madje, ai shkon dhe më tutje ku thotë se i rrezikohet jeta.

Për këtë arsye, Gerhard Takaj, djali i presidentit Ardian Takaj, ka udhëtuar drejt Austrisë dhe ka dhënë për gazetën “Krone”, e cila publikoi intervistën e Kuljiç, provat se korçarët nuk kishin gisht në këtë mes.

Takaj, përmes ndërmjetësimi të Roland Luçit, ish-futbollist shqiptar që jeton në Austri prej 30 vitesh tregon se Kuljic e ka bërë gjithë këtë gjë për interesa dhe përftim personal.

“Babai im është i frikësuar dhe ndjehet i shqetësuar për sigurinë e tij. Mohoj të kemi ndonjë kontakt apo njohje me Kjuliç. Kush e di se çfarë gjëje tjetër janë në gjendje të bëjnë njerëz si Kuljiç, me aludime të tilla? Ai akuzohet për zhvatje dhe shpifje”.

Kuljic, në tetor të vitit 2014 u përfshi në skandalin më të madh të basteve në Austri. Ai akuzua për mashtrime, zhvatje dhe për kërcënime. Në fund te hetimeve dhe gjykimit u dënua me 5 vite burg.

“Ai e di se ne ende po luftojmë kundër vendimit të UEFA-s, e di se çdo gjë që ku përmendemi negativisht është e keqe për ne. Ai dhe personat që e mbështetin deshën të përdorin këtë metodë për të na zhvatur para. Ndaj ne po flasim me avokatë në Austri, duam ta padisim për zhvatje dhe shpifje dhe prishje imazhi”, vazhdon Takaj.

Gjithashtu ai foli edhe për videon ku dukej Kjuliç në “Tropikal Resort”.

“Si mund të jetë i frikësuar një person kur vjen në hotelin e Presidentit dhe stadiumin e tij? Kjo është apsolutisht qesharake”, shprehet Takaj.

CNA.al publikon ekskluzivisht dy videot në fjalë, ku duket qartë që askush nuk i ka bërë presion apo kërcënuar siç pretendon ai.

Kjo nuk është hera e parë që ekipin e Skënderbeut dhe drejtuesit e tij mundohen t’i përbaltin sa më shumë brenda dhe jashtë vendin, për suksesin që arritën në Kupat e Europës duke bërë krenar gjithë shqiptarët, por duke zemëruar edhe disa të të tjerë. Nuk duhet shumë për të kuptuar që qëllimi i këtyre gazetave, mediave dhe personazheve të tyrë komikë është të zhvatin ku dhe sa të mundin para, pa pyetur për dëmin moral, monetar dhe jo vetëm mbi palët e përmendura në to. /CNA.al

https://sport.cna.al/2019/09/12/akuzat-per-kercenim-nga-austria-reagon-ardjan-takaj/

https://sport.cna.al/2019/09/12/skandali-i-trukimeve-media-austriake-permend-presidentin-e-skenderbeut/

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Denoncimi: Drejtori makinën e shkollës ja ka dhënë gruas

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtorin e një shkolle në Durrës që sipas qytetarit dixhital makinën e shkollës ja ka dhënë gruas.

Postimi i plote i Berishes:

Drejtori i shkolles se mesme profesionale ben te lumtur nusen me nje makine te shkolles.
Akuzohet per vjedhje dhe shperdorime te tjera.

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Zoti berisha pershendetje.jam nje mesues qe jap mesim ne shkollen profesionale beqir cela durres.doja te ndaja me ju dhe me publikun disa mangesi te qellimshme ne kete shkolle.kjo shkolle qe nxjerr nxenes profesionist qe i sherbejne tregut te punes ne shqiperi dhe jashte saj .ka 3 vite qe drejtohet nga nje drejtor z fatmir merkuri i cili eshte nje militant i partise socialiste qe nuk ka arsim perkates per kete fetyre ose me sakt nuk e ka mbaruar akoma shkollen e larte.eksperienca e tij ne arsim eshte 0.ai u vu ne detyre pasi sherbeu si ushtare i betuar i Vangjush Dakos .puna e tij e meparshme ka qene shiste kepuce ne tregun e durresit.keto vite ai e ka kthyer kete shkolle ne baze te partise socialiste.ku ka punesuar ne vende te mesuesve profesionist militante partie pa arsimin perkates dhe pa njohuri ne lenden qe ato japin mesim.kuptohet vet sa te pregatitur po dalin nxenesit keto vitet e fundit.nje tem tjeter eshte vjedhja e fondeve qe vijne per kete shkolle .posi asaj i duhet nje baze materiale e konsiderueshme per cdo vit shkollor.keto materiale qe blihe i ngarkohen mrsuesve te praktikes me 6 apo 8 fishin e vleres reale.domethene nje kif kamje makine nga 23.000 leke tereja vjen ne shkolle me nje vlere 90. 000 leke te reja .keto manipulime apo vjedhje sido qe te quhen.ai i kryen me magazijeten e shkolles dhe me ndrejtoren Z M Zh dhe keto te dyja militante ke partise socialiste.pervec ketyre te larte permendura drejtori i shkolles ka nxjerr n ga shkolla nje makine golf 5 dhe ja ka dhene ne perdorim nuses se tij.gje qe absolutishte nuk lejohet.nje sasi e konsiderueshme nafte dhe benzine duhet te vije ne shkolle.por tollonat shiten rruges .shume mesues te lidhur me drejtorine kryejne mit marrje nxenesve per te kaluar klasen.etj me respekte doktor dhe te lutem anonim .besoj ky mesazh nuk do bjeri ne vesh te shurdher.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: