Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Pas megagrabitjes që ndodhi brenda pistës së Rinasit mesditën e 9 prillit, kompania ICTS që garantonte sigurinë e aeroportit nuk u licencua për vijimin e aktivitetit, çka çoi në ndërprerjen e kontratës mes saj dhe Tirana Internacional Aeroport, e vlefshme deri në 2020.
Në kushtet, kur rrezikohej funksionimi i aeroportit ?Nënë Tereza?, TIA lidhi kontratë 1 mujore me punonjësit e kompanisë ICTS, të cilët vijuan punën ndërkohë që hapi garën për të përzgjedhur një kompani tjetër për çështjet e sigurisë.
ICTS vendosi ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore, ku rezulton të ketë fituar betejën e parë, përderisa gjykata ka vendosur ta lejojë atë të vijojë ushtrimin e aktivitetit.
Gjykata Administrative vendosi të pranojë kërkesën e ICTS për sigurim padie dhe të urdhërojë pezullimin e procesit për licencimin e shoqërive të tjera.
Gjatë gjykimit kompania ngriti pretendime se ndërprerja e menjëhershme e aktivitetit i ka shkaktuar një dëm të madh dhe të pariparueshëm dhe po e detyron të ndërpresë kontratat me 170 punonjësit, të cilët mund edhe ta padisin në gjykatë.
Autoriteti i Aviacionit Civil doli kundër kërkesës duke argumentuar se nuk ka objekt, ndërsa deklaroi se nëse pretendimet e ICTS do të pranoheshin, do të cenohej rëndë interesi publik, pasi bëhet fjalë për aeroportin e vetëm ndërkombëtar, që është dhe objekt i sigurisë kombëtare dhe çdo masë e marrë do të cenonte atë dhe sigurinë e pasagjerëve.
TIA nga ana e saj nuk ka shprehur qëndrim duke e lënë çështjen në vlerësimin e gjykatës.
Pasi shqyrtoi argumentet, trupa gjykuese vendosi në favor të kompanisë, duke argumentuar ?Marrja e masës së sigurimit të padisë, jo vetëm nuk do të cenonte rëndë imazhin publik, por përkundrazi do të shmangte cenimin e rëndë të interesit publik, pasi në rast se kompania kërkuese nuk do të bashkëpunonte me mjete dhe personel, aeroporti do te ishte në kolaps dhe jashtë funksionimit?.
Referuar këtij vendimi, TIA duhet të ndërprerë procedurat për përzgjedhjen e një kompanie të re, ndërsa duhet të lejojë ICTS të garantojë sigurinë ne Rinas, gjë e cila nuk ka ndodhur.
News 24 kontaktoi përmes telefonit zyrën e shtypit pranë TIA-as, për të mësuar se së pari, se përse nuk po zbatohet vendimin i gjykatës dhe së dyti, cila kompani garanton sigurinë në Rinas, por nuk mori përgjigje prej tyre.
Ndërkohë, Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri, gjatë një bisede telefonike tha se siguria në aeroport po garantohet nga vetë koncesionari, i cili në dijeninë e tij, ka lidhur kontrata me punonjësit e ICTS deri në fund të këtij viti./BW
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë k...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Klos.Më...
Gjyqtari i Apelit pranë Krimeve të Rënda, Gjovalin Përnoca d...
Goditet një tjetër tentativë në fushën e dhënies së ndihmës ...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, dyshohet ...
Gazetari Enrik Mehmeti ka publikuar sot një foto tronditëse ...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëntë ditur se Forcat e Ar...
Dy vatra zjarri ka rënë mbasdite e sotme në pyllin e Cakrani...
Një grup grabitesish shqiptarë kanë rënë në prangat e Polici...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Bulqizë...
Një sipërfaqe e konsiderueshme toke është përfshirë nga flak...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës...
Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi ësht...
Krimet e Rënda dhe Shërbimi Informativ Shtetëror bëhen pjesë...
Një tjetër biznesmen është prangosur sitën e sotme. Këtë rad...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë.Nga vendi i...
Ish ministri i Drejtësisë në Qeverinë ‘Rama 1″ Ylli Manjani”...
Policia ka bërë të munduar arrestimin në flagrancë të shteta...
Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim një 48 vjeça...
Një person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Poli...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...