"Na e kaluan njëherë topin për shalësh"/ Rama nuk tërhiqet për investimin në Zvërnec
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Malin e Zi, ku ka ndarë p...
Gjyqtari i Apelit pranë Krimeve të Rënda, Gjovalin Përnoca do të dalë nesër pas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupa gjykuese që është marrë me rivlerësimin e Përnocajt, përbëhet nga treshja e gjyqtarëve, Xhensila Pine, Suela Zhegu dhe Olsi Komiçi.
Nga ana profesionale emri i gjyqtarit Përnocaj nuk është lakuar negativisht ndër vite.
Sa i përket financave ai rezulton i pasur që në kohën kur ka bërë deklarimin e parë të të dhënave pasurore.
Në vitin 2003 ai deklaron një shtëpi në Tiranë si dhe një automjet, ndërsa një vit më vonë ai ka blerë një autoveturë Opel Corsa për gruan në shumën 240 000 lekë.
Në vitin 2005 gjyqtari ka blerë dy apartamente një në Golem dhe një në Tiranë në vlerat, 1 900 000 dhe 49 860 euro.
Në vitin 2006 e ka shitur shtëpinë në Golem me gjithë orenditë në shumën, 3 400 000 lekë, ndërsa ka blerë autoveturë Volsvagen Polo me vlerë 200 000 lekë, të cilën e ka shitur një vit më pas për të blerë një tjetër.
Deri në vitin 2008 është marrë me shitje blerje makine, ndërsa në vitin 2009 deklaron se merr të ardhura edhe nga dhënia e banesës me qira në Tiranë me vlerë 170 mijë lekë në muaj.
Në të njëjtin vit, deklaron se bashkëshortja e tij ka nisur punën në SHISH.
Është për t’u çuditur me një hobi që kanë bashkëshortet e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të blerë pyje.
Edhe bashkëshortja e gjyqtarit Përnocaj, në vitin 2010 ka blerë 1 000 m2 pyll në zonën e quajtur “Mali i Shëngjinit”, me vlerë 186 000 lekë.
Në vitin 2011, gjyqtari ka blerë një banesë në Sarandë, me një tjetër shtetas, në shumën 50 000 euro.
Në vitin 2014, bashkëshortja, ka blerë autoveturë tip Golf, në shumën 7 000 euro.
Nga viti 2013 -2018 deklaron shpenzime marramendëse për studimet e fëmijëve jashtë shtetit, ndërsa në vitin 2018 djalit i ka dhuruar para për t’u bërë ortak në një kompani.
Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Gjovalin Përnocaj.
Viti 2003
Shtëpi banimi, 2+1 në Tiranë, e blerë në vitin 1998.
Autoveturë Benz 220 e blerë me pagat në vlerën 50 000 lekë.
Para cash në shtëpi, 15 000 dollarë.
Viti 2004
Autoveturë Opel Corsa për gruan në shumën 240 000 lekë, dogana 130 000 lekë.
Gjendje cash në shtëpi në emër të bashkëshortes 3 000 USD.
Paga si gjyqtar, në shumën 1 315 107 lekë.
Shpërblime, 100 000 lekë.
Bashkëshortja, Afërdita Përnoca 606 000 lekë.
Viti 2005
Blerje apartamenti 58m2, 1+1,në Golem, Kavajë, në shumën 1 900 000 lekë.
Kontratë porosie për ap. me sip.119.6 m2 dhe garazh 2- m2, në Tiranë me vlerë 49 860 euro.
Shitur Benzi, 200 000 lekë.
Shitur Opel Corsa, 200 000 lekë.
Lekë cash në shtëpi, 1 400 000 lekë.
Paga, rroga e 13 dhe shpërblimet në shumën 1.323. 634 lekë.
Shpërblime për mbledhjet e KLD, 72 000 lekë.
Paga e bashkëshortes në Qendrën e Botimeve zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, në shumën 756 387 lekë.
Detyrim i papaguar për ap. në shumën 24 930 euro.
Viti 2006
Shitur shtëpia në Golem me gjithë orenditë në shumën, 3 400 000 lekë.
Blerë autoveturë Volsvagen Polo me vlerë 200 000 lekë.
Paga si gjyqtar, në shumën 1 527 103 lekë.
Shpërblime për mbledhjet e KLD,217 152 lekë.
Paga e bashkëshortes në Qendrën e Botimeve zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, në shumën 513 210 lekë.
Viti 2007
Blerë autovetura Benz-E 220 e vitit 1997 me vlerë 500 000 lekë.
Shitur autovetura Volsvagen Polo, me vlerë 200 000 lekë.
Paga si gjyqtar, në shumën 1 406 167 lekë.
Shpërblime për mbledhjet e KLD, 227 565 lekë.
Paga e bashkëshortes në Qendrën e Botimeve zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, në shumën 813 202 lekë.
Bashkëshortja, kursime, 900 000 lekë.
Viti 2008
Shitur autovetura Benz-E 220 e vitit 1997 me vlerë 500 000 lekë.
Blerë Autoveturë Kia-Rio me vlerë 500 000 lekë.
Kursime 1 100 000 lekë.
Paga si gjyqtar, në shumën 1 517 567 lekë.
Paga e bashkëshortes në Qendrën e Botimeve zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, në shumën 650 000 lekë.
Viti 2009
Dhënë banesën me qira në Tiranë me vlerë 170 mijë lekë në muaj.
Kursime, 1 200 000 lekë.
Paga si gjyqtar, në shumën 1 760 157 lekë.
Paga e bashkëshortes në Qendrën e Botimeve zyrtare në Ministrinë e Drejtësisë, në shumën 112 792 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 656 543 lekë.
Qiraja e banesës për 4 muaj, në shumën 68 000 lekë.
Viti 2010
Bashkëshortja ka blerë 1 000 m2 pyll në “Malin e Shëngjinit”, me vlerë 186 000 lekë.
Kursime, 1 100 000 lekë.
Paga si gjyqtar, në shumën, 1 870 691 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike,903 758 lekë.
Qiraja vjetore e shtëpisë në shumën 20 400 lekë.
Viti 2011
Ka blerë një banesë në Sarandë, me një tjetër shtetas, në shumën 50 000 euro.
Blerë autoveturë, Benz në shumën 1 000 000 bashkë me doganën.
Kursime, 1 482 481 lekë.
Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 958 323 lekë.
Qiraja vjetore e shtëpisë në shumën 204.000 lekë.
Likujduar 15 000 euro hua që ia kishte vëllait.
Bashkëshortja kursime, 482 481 lekë.
Viti 2012
Lekë nga kursimet, 1 293 649 lekë.
Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën,1 894 951 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 898 698 lekë.
Shpenzime ushqimi, shkollat për fëmijët në shumën 1 500 000 lekë.
Kursime, gjendje në fund të vitit, 1 776 130 lekë.
Viti 2013
Qiraja e banesës për 10 muaj në shumën, 1 200 euro.
Ka dhënë hua 5 000 euro.
Ka marrë hua vëllait 9 000 euro për të aplikuar për vizë në Angli për djalin me qëllim studimet e larta.
Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 878 890 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 909 178 lekë.
Shpenzime ushqimi, shkollat për fëmijët në shumën 1 600 000 lekë.
Kursime, gjendje në fund të vitit,1 188 068 lekë.
Viti 2014
Bashkëshortja, ka blerë autoveturë tip Golf, në shumën 7 000 euro.
Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 789 902.
Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 936 756 lekë.
Shpenzime ushqimi, shkollat për fëmijët në shumën, 1 500 000 lekë.
Viti 2015
Shpenzime për shkollimin e vajzës, 11 235 euro.
Shpenzime për strehimin e vajzës, 4 000 euro.
Pagesa për djalin, 1 800 euro.
Shpenzime për familjen, ushqime, 8 571 euro.
Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 780 716 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 939 584 lekë.
Kursime nga viti 2014, në shumën 513 258 lekë.
Qiraja e banesës në tetë muaj, 115 600 lekë.
Viti 2016
Shpenzim për vajzën, ushqim, strehim në Bruksel në shumën 9 000 euro.
Pagesa për shkollimin e djalit 1 800 euro.
Shpenzime për familjen, 1 700 000 lekë.
Shpenzime për mbjelljen e tokës bujqësore të prindërve në shumën, 300 000 lekë.
Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 739 580 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 942 694 lekë.
Qiraja e banesës, 173 400 lekë.
Llogaria bankare e gruas, 8 240 lekë.
Viti 2017
Dërguar djalit 10 000 dhe 4 000 euro.
Shpenzime për familjen, 10 500 euro.
Shpenzime për udhëtimin dhe qëndrimin e djalit dhe gruan në Gjermani, në shumën 3 500 euro.
5 000 euro dhënë djalit.
Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 698 567 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 1 005 293 lekë.
Qiraja e banesës, në shumën 173 400 lekë.
Qiraja e banesës, në shumën, 101.150 lekë.
Viti 2018
Llogari bankare, 14 716 euro.
Shpenzime për familjen, 12 000 euro.
Dhënë djalit, 500 000 lekë.
Dhuruar djalit, 700 000 lekë, pasi është bërë ortak në shoqërinë, “Sang 1”.
Paga vjetore, paga e 13 dhe shpërblimet në shumën, 1 704 712 lekë.
Paga e bashkëshortes pranë SHISH, drejtoria juridike, 1 076 709 lekë.
Qiraja e banesës, në shumën 173 400 lekë.
Qiraja e banesës, në shumën 158 950 lekë.
Qiraja e banesës, në shumën 14 450 lekë./CNA.al
Goditet një tjetër tentativë në fushën e dhënies së ndihmës ...
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, dyshohet ...
Gazetari Enrik Mehmeti ka publikuar sot një foto tronditëse ...
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëntë ditur se Forcat e Ar...
Dy vatra zjarri ka rënë mbasdite e sotme në pyllin e Cakrani...
Një grup grabitesish shqiptarë kanë rënë në prangat e Polici...
Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja që tronditi Bulqizë...
Një sipërfaqe e konsiderueshme toke është përfshirë nga flak...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës...
Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi ësht...
Krimet e Rënda dhe Shërbimi Informativ Shtetëror bëhen pjesë...
Një tjetër biznesmen është prangosur sitën e sotme. Këtë rad...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë.Nga vendi i...
Ish ministri i Drejtësisë në Qeverinë ‘Rama 1″ Ylli Manjani”...
Policia ka bërë të munduar arrestimin në flagrancë të shteta...
Është identifikuar dhe është shpallur në kërkim një 48 vjeça...
Një person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Poli...
Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme.Mësohet s...
Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...