Connect with Us

Motra e ish deputetit socialist denoncon/ “Prokurori i Krimeve të Rënda më keqtrajtoi”

Kronika

Motra e ish deputetit socialist denoncon/ “Prokurori i Krimeve të Rënda më keqtrajtoi”

Publikuar

-

prokuroria e krimeve te renda

Mimoza Ndoka, motra e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ka denoncuar pranë Komisionit të Vettingut, prokurorin e Krimeve të Rënda Vladimir Mara.

Me datë 29.1.2019, ajo ka denoncuar prokurorin Mara që ishte subjekt rivlerësimi për trajtim çnjerëzor dhe për paaftësi profesionale.

Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, denoncimi është regjistruar nëpërmjet e-mail-it dhe përmban deklarimin e gjeneraliteteve të denoncueses, faktet dhe rrethanat që i çmon se përbëjnë shkelje ligjore në kuptim të ligjit nr. 84/2016, si dhe pasojat që i kanë ardhur.

“Denoncimi shoqërohet me një material shkresor “Memo, drejtuar prokurorit të çështjes V. Mara” dhe me vendimin e datës 21.10.2018, i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për caktimin e masës së sigurimit. Nga sa më sipër, denoncimi konsiderohet i plotë në përmbajtje dhe në formë, duke u respektuar kërkesat e nenit 53, të ligjit nr. 84/2016”, thuhet në vendimin e KPK-së.

Sipas Komisionit të Vettingut, denoncuesja pretendon se si rezultat i ndalimit të saj nga policia gjyqësore ka pësuar pasoja të rënda, pasi mungesa e saj në banesë, pranë fëmijës së mitur, në kushtet kur nuk u mundësua lënia e tij pranë asnjë të afërmi  i ka shkaktuar shqetësime të rënda.

“Sipas dispozitave të pikës 1, të nenit 42, të ligjit nr. 84/2016:

“Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, si dhe të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët vlerësohen bazuar në burimet e parashikuara në legjislacionin që rregullon statusin e gjyqtarëve ose prokurorëve”. Dispozita i referohet neneve 71, 73 dhe 74, të ligjit nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën Shqipërisë”.

Komisioni, në analizë të provave të administruara gjatë hetimit çmon se: Ø denoncimi nuk përmban fakte apo rrethana që mund të përbëjnë prova në lidhje me kriterin e vlerësimit profesional, të subjektit të rivlerësimit”, thuhet më tek në vendimin e KPK, për shkak, sse sipas tyre denoncuesja nuk e ka përmendur vendin se ku ka qëndruar.

LEXO EDHE:  Vettingu ndalet në gusht/ Gjyqtarët shijojnë të qetë pushimet

Kujtojm se për Mimoza Ndokën, motrën e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, gjyqtari Bib Ndreca pasi i ka kërkuar falje për arrestimin, ka dhënë për të vendimin “Detyrim paraqitje”.

Nddërsa avokati Maks Haxhia ka thënë për mediadt, se në seancë ka ndodhur diçka që nuk ishte parë ndonjëherë, pasi motra e Arben Ndokës ka kërkuar të ushqejë me gji foshnjën e mitur, duke bërë që seanca të ndërpritej disa herë.

Ish-deputeti i PS Arben Ndoka, bashkë me motrën e tij Mimoza Ndoka dhe të vëllain Gjevi Ndoka u arrestuar nën akuzën e falsifikimit të dokumentave me qëllim përfitimin e një prone në bregdet./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Nën hetim për ndërtim pa leje/ Kush janë 31 qytetarët dhe 5 zyrtarët e proceduar në Kukës

Publikuar

-

Nga

Nën hetim për ndërtim pa leje/ Kush janë 31 qytetarët dhe 5 zyrtarët e proceduar në Kukës

Policia e Kukësit njoftoi pasditen e së premtes se ka nisur hetimet për 36 persona, prej të cilëve 5 zyrtarë lokalë, të cilët i akuzon për ndërtime pa leje dhe shpërdorim detyre gjatë periudhës kohore 2020-2021.

Operacioni policor i koduar “Normality 4” u bë me dije pasi kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kërkuan “zero tolerancë” nga policia për sa i përket ndërtimeve pa leje.

Pesë zyrtarët e proceduar për “shpërdorim detyre” janë nga institucionet lokale dhe qëndrore:

1. Kryetari i IKMT-së së qarkut Kukës Tasim Nerguti,
2. Kryetari i IMT-së së Bashkisë Kukës, Endrit Dida,
3. Kryetari i IMT-së së Bashkisë Tropojë, Artan Gjyriqi,
4. Inspektori IMT-së së Bashkisë Has, Ardian Bardhoshi,
5. Drejtori i Urbanistikës së Bashkisë Has, Novruz Bardhoshi,

Policia e Kukësit thotë se në Kukës (50 ndërtime pa leje), Has (36 ndërtime pa leje) dhe Tropojë (44 ndërtime pa leje) ka evidentuar 130 ndërtime pa leje për të cilat mbajnë përgjegjësi zyrtarët në fjalë.

Paralelisht me zyrtarët janë proceduar “në gjendje të lirë” për ndërtim pa leje:

1. Ilir Gjuta, për banesë dykatëshe pa leje në Shtiqën,
2. Astrit Axhami, për shtesë kati pa leje në Shtiqën,
3. Arjan Muçmata, për shtesë kati pa leje në Shtiqën,
4. Bilbil Shehu, për banesë trekatëshe pa leje në Nangë,
5. Oliver Onuzi, për banesë dykatëshe pa leje në Nangë,
6. Teki Onuzi, për banesë njëkatëshe pa leje në Nangë,
7. Shkëlqim Onuzi, për banesë njëkatëshe pa leje në Nangë,
8. Malik Lashi, për banesë trekatëshe pa leje në Bushtricë,
9. Halit Lashi, për ndërtesë njëkatëshe pa leje në Bushtricë,
10. Ardit Kovaçi, për banesë dykatëshe pa leje në Kukës,
11. Servet Kovaçi, për banesë dykatëshe pa leje në Kukës,
12. Fjodor Hallaçi, për banesë dykatëshe pa leje në Përbreg,
13. Sejdi Leka, për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
14. Liman Gjana, për banesë dykatëshe pa leje në Bicaj,
15. Fiqiri Gjana, për banesë dykatëshe pa leje në Bicaj,
16. Hod Basha, për banesë njëkatëshe pa leje në Qinamak,
17. Met Rexha, për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
18. Rrahman Rexha ,për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
19. Bashkim Jakupi, për banesë dykatëshe pa leje në Shtiqën,
20. Valdet Gjeta, për banesë dykatëshe pa leje në Zall-Lusen,
21. Përparim Murati, për banesë trekatëshe pa leje në Shtiqën,
22. Sabri Nika për banesë dykatëshe pa leje në Qinamak,
23. Kastriot Veizi, për banesë njëkatëshe pa leje në Lojme,
24. Beqir Dema, për stallë pa leje në Përbreg,
25. Korab Matmuja, për banesë njëkatëshe pa leje në Përbreg,
26. Rexhep Shahu, për banesë dykatëshe pa leje në Përbreg,
27. Hamz Duraku, për banesë njëkatëshe pa leje në Bardhoc,
28. Bislim Rexha, për banesë njëkatëshe pa leje në Përbreg,
29. Hardein Shaqiri, për banesë njëkatëshe pa leje në Morinë,
30. Xhanije Taçi, për banesë dykatëshe pa leje në Bardhoc,
31. Isen Dida, për banesë dykatëshe paleje në Përbreg./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ndërtim i paligjshëm/ Procedohen 31 persona, nën hetim 5 punonjës të bashkisë Kukës

Publikuar

-

Nga

Akuzohen për ndërtim të paligjshëm/ Procedohen 32 persona, nën hetim 5 punonjës të bashkisë Kukës

Qeveria shpalli nisjen e aksionit për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, duke ka tërhequr vëmendjen policisë për këtë çështje.

Kjo ka bërë që policia e Kukësit të vihet në lëvizje dhe të procedojë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” 31 persona, të cilët kryesisht po ndërtonin shtëpi banimi 1 deri në 3 kate.

Mësohet se nga Seksioni i Për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar, janë proceduar penalisht  dhe janë vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” 5 punonjës të bashkisë.

LEXO EDHE:  KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Artan Lazaj

LEXO EDHE:  Rindërtimi i shkollave në Durrës/ PD denoncon: Po ndërtohet me dyfishin e çmimit

Konkretisht janë ndëshkuar Drejtori i Urbanistikës pranë Bashkisë Has, Inspektori i IMT Bashkia Has, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tropojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni që vuri në pranga efektivin e RENEA/ Policia informacion zyrtar, ku shitej kokaina

Publikuar

-

Nga

Operacioni që vuri në pranga efektivin e RENEA/ Policia informacion zyrtar, ku shitej kokaina

Policia e Tiranës ka dhënë informacion në lidhje me operacionin ku u sekuestruan 1 kg kokainë, dhe u arrestua dhe një efektiv i RENEA-s.

Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit “Baron”, ranë në pranga 3 persona. Bëhet fjalë për shtetasit Ded Nimani, Luan Gaçi si dhe efektivi Xhuljo Liçin.

Njoftimi i policise

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BARON”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Luan Gaçi, 43 vjeç, banues në Vorë, Xhuljo Liçi, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe Ded Nimani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë se shtetasit D.M dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

LEXO EDHE:  Rikthehet Vettingu/ Kush është gjyqtari që do kalojë në “sitë”

LEXO EDHE:  KPK e shkarkoi/ KPA jep vendimin për Enkeledi Hajron

Në aksin rrugor Tiranë-Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit, shtetasi Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi, me një pako lëndë narkotike Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

LEXO TE PLOTE