web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë

24 Qershor 2026, 09:49, Kosova & Bota CNA

Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në mbledhjen e parë fizike të qeverisë pas zgjedhjeve të parakohshme, se vendi nuk kishte nevojë për këto zgjedhje.

Pavarësisht kësaj, Kurti shtoi se qytetarët folën qartë me votën e tyre dhe se rezultati i zgjedhjeve duhet të pranohet dhe respektohet.

“Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë, të cilën e kemi thënë e ripërsëritur para se ato të ndodhnin. Sido që të jetë, qytetarët folën sërish qartë. Rezultati duhet të pranohet e të respektohet, dhe vullneti i popullit të zbatohet e të përkthehet në institucione funksionale e demokratike, të angazhuara e të përkushtuara për zhvillim e mirëqenie, arsim e shëndetësi, për siguri e mbrojtje, industri e prodhim, investime të mëdha infrastrukturore nga hekurudhat te digat, e jo vetëm”, tha ai.

Ndër të tjera, Kurti foli edhe për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit, për të cilat tha se do të nisë punën dhe diskutimet sapo të certifikohet rezultati i zgjedhjeve.

“Porsa të certifikohet rezultati i zgjedhjeve do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja: konstituimin e legjislaturës së 11-të të Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes”, u shpreh kryeministri në detyrë i vendit. /CNA





Lajmet e fundit nga