web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dëshmia në sallën e gjyqit/ Tahiri tregon si informoi Kodhelin me shkresë sekrete  

10 Shtator 2019, 11:09, Kronika CNA

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri gjatë seancës gjyqësore tek Krimet e Rënda ka dëshmuar se në kohën kur ai ishte ministër kishte vënë në dijeni ministren e Mbrojtjes së asaj kohe, Mimi Kodhelin se radarët nuk punon.

?Në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët?.-është shprehur Tahiri.

Gazetarja Klodiana Lala në një raportim për ?Neës24?, tregoi detaje në lidhje me seancën gjyqësore.

?Prokuroria më akuzon mua për 4 episode trafikimi droge. Por sipas tij, akuzat nuk kanë logjikë. Ai tha: ?Prokuroria më akuzon për raste të trafikimit në 2013, 2014, 2015.?. Ndërkohë që hetimet, dy hetimet kronkrete, ndaj Taulant Haxhirajt dhe Moisi Habiljat kanë nisur në 2016.?-tha Tahiri.

Po ashtu, sipas Lalës, Tahiri pyeti se si ka mundësi që prokuroria mund të akuzojë atë për sasi droge të kultivuara para se ai të merrte detyrën e ministrit.

Sipas Tahirit, prokuroria duhet t?i publikuar faktet qartë dhe mos të thoshte gënjeshtra. Lidhur me akuzën që Tahiri ka favorizuar Habilajt, duke u garantuar atyre mbrojtje, Tahiri e kundërshtoi ashpër këtë fakt.

Tahiri tha se Policia e Shtetit në 2/ 10/2013, fill pas episodit të parë kur akuzohet të jetë përfshirë se ka favorizuar Habilajt, kishte dërguar procedim penal ndaj shtetasve Moisi dhe Florian Habilaj për akuzat e heqjes së paligjshme të lirisë.

?Si mundet që unë t?i dërgoja ata në procedim për sa kohë i favorizoja në trafikun e drogës?!?, ka thënë Tahiri.

Sipas prokurorisë, trafikimi është kryer me një peshkarexhë me emrin Fatima. ?Prokuroria?- tha Tahiri, e lë të mjegullt faktin se asokohe janë fikur radarët. Por unë në cilësinë e ministrit, i jam drejtuar as kohe me shkresën e datës 29/10/2013, (shkresë sekrete) koleges time, ministres Kodheli, duke e informuar se nuk punon radarët. Të njëjtën gjë bëri dhe për episodin e radhës Tahiri kur tha se Policia e Shtetit ka proceduar vëllezërit Habilaj. Ata u dërguan sipas sistemit TMS, tha Tahiri, për kontroll. Tahiri në të gjitha përballjet ka ndalë triumfatorë. Nëse gjykata do të kërkojë kohjë, atëherë do të na duhet të presim për verdiktin final, për ministrin që Edi Rama dikur e quante ministrin kampion?, pohoi Klodiana Lala.

Tahiri, së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie, dhe Gjergj Kohilën, ish-oficer policie, akuzohen për ?trafikim i narkotikëve? në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, ?kryerja e veprave penale nga organizata kriminale?, ?grup i strukturuar kriminal?./ CNA.al





Lajmet e fundit nga