
Fiks Fare/ “Rruga e vdekjes” në Torovicë, u hodhën 3 mln euro, por banorët rrezikojë sërish jetën!
Mijëra banorë të Njësisë Administrative Balldre në Lezhë rre...
Pagesat qindra milionëshe të kompanive të inceneratorëve nuk kanë të sosur.
CNA.al ka zbuluar ditë pas dite sesi qindra milionë lekë, apo ndoshta dhe miliona dollarë për një periudhë të gjatë kohe, janë paguar mediat në Shqipëri.
SPAK gjithashtu arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, pasi zbuloi të paktën 4 milionë euro në disa kompani zinxhir, paguar nga inceneratorët. Por, vetëm nga ai i Elbasanit.
CNA.al ka sjellë të dhëna nga pagesat që kanë bërë inceneratorët për mediat në Tiranë, duke filluar nga Carlo Bollino, Irfan Hysenbelliu, vlerat e të cilëve ishin qindra mijëra euro. Për të shkuar më tej tek kompani që janë në godinën e Top Channel. (Lexo këtu)
Sot po sjellim një fakt tjetër, i cili është mjaft tronditës.
Kompanitë e inceneratorëve kanë paguar një shumë prej afërsisht 1 miliardë e 340 milion lekësh të vjetra.
Pra, me një vlerë rreth 1.3 milionë dollarë, në dy fatura.
Inceneratorët kanë kryer pagesa drejt Bullgarisë. Ky është një fakt tashmë i verifikuar dhe i provuar.
Janë dy fatura. E para është 94.8 milionë lekë të reja (94.812.599), rreth 940 mijë dollarë. Pra, rreth 940 milionë lekë. Dhe fatura e dytë është me vlerë 39 milionë lekë të reja, ose rreth 390 mijë dollarë (39.066.254).
Këto para janë çuar drejt Bullgarisë.
Në Bullgari, CNA.al ka provuar se ekziston një kompani e themeluar nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi. Ku Blushi dhe Mërtiri kanë secili nga 33% të aksioneve dhe Klodian Zoto ka 34%. (Lexo këtu)
Transferta në Bullgari duket se të çon tek një gjurmë. Tek Kompania në pronësi të bashkëshortes së Ben Blushit, Eva Blushi, e cila quhet EM Capital Group.
Kjo kompani ka ardhur disa vite më parë nga Bullgaria, me një kapital minimalist. E themeluar diku në vitin 2019 dhe vjen në Shqipëri, pak muaj më pas dhe për 2.2 milion dollarë blen Valtelina Kafe, kompaninë e brandit Lori Kafe. (Lexo këtu)
Pra, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi janë në ortakëri me Vjollca Hoxhën, e Top Channel, e cila nga krahu tjetër rezulton se merr para nga disa kompani të cilat janë në emër të personave të tretë, siç është rasti i Endrit Habilajt. Ky i fundit ka dy kompani, Vox Tv dhe Infinit Communitacion, dhe një kompani të tretë të quajtur SH.Q.I.P. në emër të bashkëshortes së tij, Uarda Habilaj, të cilat marrin dhjetëra milionë lekë, apo qindra mijëra euro në vit për kompani, dy prej të cilave ndodhen në godinën e Top Channel.(Lexo këtu)
Pra, qartazi inceneratorët janë kompania që çojnë fatura në Em Capital Group. Kompania që erdhi nga Bullgaria për të blerë Lori Kafe.
Ndoshta ky është një transaksion që tregon qartazi se inceneratorët kanë bërë një pagesë shërbimi për Vjollca Hoxhën në një kompani që ajo kërkonte ta mbante me çdo kusht, siç është Valtelina Kafe, dhe është gjetur kjo rrugëzgjidhje.
Dhe në këtë moment kemi një Top Channel pro mbetjeve, pro inceneratorëve, pro ortakëve që paguanin miliona për të blerë aksionet e kompanisë së Vjollca Hoxhës, sillnin miliona dollarë nga Bullgaria, ku dhe tashmë çojnë miliona dollarë të tjerë, tek kompanitë ku është ortake bashkëshortja e ish-drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, zonja Eva Blushi.
Skema tashmë është e qartë. Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Ben Blushi, Vjollca Hoxha, janë bashkëortakë në disa kompani, të cilat fillojnë në Tiranë, shkojnë në Bullgari, ku paguhen fatura me vlera miliona dollarë dhe kjo është e konfirmuar zyrtarisht dhe gjendet si pjesë e dokumenteve që SPAK ka në tavolinë, për pagesat, kompanitë dhe mënyrat sesi Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kokat e aferës së inceneratorëve, së bashku me Stela Gugallën, bashkëjetuesen e këtij të fundit, kanë mundur të kapin mediat apo të gjenerojnë një numër të madh kompanish për të korruptuar zyrtarë të lartë, siç ishte rasti i ish-ministrit Lefter Koka.
Por, gjithçka nuk fillon dhe nuk mbyllet tek Zoti Koka. Shkon përtej, shkon në media, shkon tek Ben Blushi, tek bashkëshortja e tij. Shkon në ortakëri me Top Channel. Shkon tek pagesat në media, tek Carlo Bollino, tek Irfan Hysenbelliu e të tjerë, si këta./CNA.al
Tre kompanitë e Endrit Habilajt që morën qindra-mijëra euro nga inceneratorët
Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?
Mijëra banorë të Njësisë Administrative Balldre në Lezhë rre...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar manipulimin që u është...
Një grua e dhunuar me 3 fëmijë ankohet në emisionin Fiks Far...
Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar në emisionin Stop në ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndo...
Qytetarja Katerina Shallo para 6 muajsh ka denoncuar në emis...
VOX TV dhe “Infinit Communication”, janë dy kompani mediati...
E përditshmja online “Shqip”, gazeta në pronësi të Vjollca H...
Në kohën e përhapjes masive të Covid-19, “Stop” ka bërë një ...
Ana Gjokola nga Berlini solli shqetësimin e saj në redaksinë...
Në këtë fillim viti të gjithë kemi kuriozitet për fatin tonë...
Kryeplaku i fshatit Vig bashkia Vau i Dejës ka kërkuar ndihm...
Ali Reçi nga Tetova e Maqedonisë denoncon në redaksinë e emi...
CNA.al gjatë vitit 2021, ka qënë pranë lexuesve, duke publik...
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, është një ndër më t...
CNA.al edhe gjatë vitit 2021 ka qënë pranë lexuesve, me deno...
Në redaksinë e emisionit investigativ mbërriti një ankesë ng...
Lidhur me problemin e denoncueses, e cila doli e para në por...
Në vitin 2017 Ministria e Arsimit dhe Fondi Amerikan i Zhvil...
Nertila Toska ankohet në emisionin Fiks Fare se ka humbur ve...
Ndërtimet e fabrikave pranë zonave të banuara kanë sje...
Nga disa ankesa të ardhura në redaksinë e emisionit "F...
Françesko Zylalaj që jeton në Ballsh është dënuar për ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar problematikën e p...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyr...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Dy dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt kanë ...
Policia e Tiranës ka arrestuar 56-vjeçarin me iniciale...
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, p...
Policia e Sarandës ka shoqëruar 10 persona në komisari...
Vendi ynë, si pasojë e masave ajrore afrikane do të je...
Në një kohë kur numri i rastev të reja me COVID është ...
Ditët e fundit në vendin tonë është raportuar një rrit...
Edhe për ditën e nesërme, vendi do të mbetet në ndikim...
Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, ...
Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit me Serbin...
"Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ende synon të pushtojë...
Kujtohet themeluesi i arkeologjisë dhe muzeologjisë s...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Dollari dhe euro kanë mbetur të pandryshuara në tregun val...
Dollari amerikan ka pësuar rritje në tregun valutor. ...
Në Shqipëri, korrupsioni cilësohet nga qytetarët si kë...
Më shumë se gjysma e shumës së planifikuar për luftimin e ...