LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare/ Mashtrohet qytetari, pagoi 700 euro për punë në Gjermani , s’e mori kurrë vizën

2 Shkurt 2022, 20:27, Denoncim CNA
Fiks Fare/ Mashtrohet qytetari, pagoi 700 euro për punë në

Julian Laboti nga qyteti i Lushnjes në vitin 2019 përmes rrjeteve sociale konkretisht Facebook, aplikoi për një vizë punë në Gjermani tek një agjenci e cila quhej ?AGJENCIA SHQIPTARE E PUNËSIMIT?.

Pasi Juliani kërkoi ndihmën e emisionit ?Fiks Fare?, ata e drejtuan pranë ambienteve të ASHP ku bisedoi dhe me administratorin kryesor të kësaj agjencie, zotin Ylber Gjeta në profesion sipas tij jurist.

Gjeta i justifikohej Julianit duke i thënë se shkak i zvarritjeve të procedurave është pandemia dhe se ambasada që prej vitit të kaluar ka mbyllur takimet dhe është shumë e vështirë për të ndërhyrë.  Por në një bisedë midis të dyve del se z. Gjeta mund të nisi njerëz drejt Gjermanisë për punësim por tashmë vlera ka kapur shifrën e 4000 eurove.

Juliani  në pamundësi të pagesës, plus që edhe 700 eurot e paguara para 3 vitesh i kishte marr borxh i kërkon administratorit kthimin e lekëve mbrapsht, por  kjo ka inatosur Ylber Gjetën pasi sipas tij këto 3 vite ai kishte punuar dhe shpenzuar për klientin ( në rastin konkret denoncuesi), plus edhe shpenzimet e punonjësve të agjensicë që ishin marr me çështjen e tij.

Por pritjes  tre vjeçare nga ana e Julianit i erdhi fundi duke kërkuar të marr mbrapsht paret e depozituara në këtë agjenci për t?i lidhur një kontratë pune. Fillimisht administratori i bën me dije se nëse tërhiqet do i kthehen vetëm 400 euro pasi pjesa tjetër do mbaheshin për punën që ishte bërë në këto 3 vite pandemi.

Pyetjes së Julianit se çfarë ka bërë në këto tre vite  administratori i përgjigjet duke ngritur tonin e zërit në zyrën e tij, dhe duke u justifikuar se në marrëveshjen që  kishte marrë Juliani që në fillim  nuk kishte afat kohor. Por administratorit Gjeta i ka shpëtuar fakti se vërtet Juliani ka marëveshjen dhe mandatin e pagesës por nuk e kishte firmosur atë. Pas shumë debatesh në zyrën e administratorit të dyja palët bien dakord duke iu rikthyer eurot Julianit.

?Do depozitosh një kërkesë tani që tërhiqesh dhe lekët do  t?i marrësh 60 ditë pas kësaj kërkese? shprehet Gjeta. Por pyetjes së Julianit se pse nuk mund t?i merrte më përpara parat, administratori i përgjigjet se kështu funksionon plus që atë dite nuk kishte sepse ua ishte kthyer disa klientëve të tjerë që kishin kërkuar të tërhiqeshin. Gazetarët e ?Fiks Fare? ju drejtua zyrave të ASHP dhe zoti Gjeta veçse këtë kërkesë për prishje kontrate nuk e kishte firmosur dhe vulosur nga ana e tij, ai u shpreh se Julianit do ja kthente lekët  në moment./tch

Lajmet e fundit nga