LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

RAPORTI I KLSH/ Inceneratori i Tiranës u kundërshtua nga institucionet shtetërore, kosto dhe risk i lartë

31 Janar 2022, 12:27, Denoncim CNA

Inceneratori i Tiranës është një nga aferat korruptive të shekullit në Shqipëri. 128 milionë euro kontratë prej 5 vitesh me një koncesionar i cili ende vazhdon të përdore Landfillin e Sharrës thjesht si një vend grumbullim mbetjesh dhe për këtë punë merr vetëm nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës 10 milionë dollarë në vit.

Janë mbi 40 milionë dollarë paguar në 4 vite, pa përfshirë shumat e paguara nga bizneset për mbetjet inerte, dhe ende sot incenerator nuk ka.

Pa garë dhe pa zgjidhje/ Tarifa e inceneratorit të Sharrës rrezikon ta ?falimentojë? DurrësinKLSH ka kryer një kontroll për një periudhë tre vjeçare dhe tashmë afera duket edhe më e zbardhur, kjo sepse mban firmën dhe vulen e një institucioni profesionistësh.

Sipas disa konkluzioneve të nxjera nga KLSH rezulton se,  ?mungesa e një procesi konsultimi të gjerë me të gjithë aktorët dhe grupet e interesit për nisma sensitive dhe impakt tek qytetarët, ka sjellë refuzimin e mendimit njëherësh aprovimit të projektit koncesionar për dhënien me koncesion ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë, propozuar nga operatori ekonomik “Integrated Energy B.V” shpk nga Ministria e Drejtësisë. Mos respektimi i rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, ku duhej të ishte vënë në dispozicion informacioni dhe studimi i fizibilitetit, nuk evidenton qartësisht dhe zyrtarisht nëse projekti përmbush kërkesat ligjore dhe nuk ka ndikim negativ social dhe mjedisor?, theksohet në një nga pikat e raportit.

Më tej ekspertët e KLSH konstatojnë se institucionet nuk kanë pasur dakordësi për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe kanë kthyer përgjigje negative, por kjo se ka frenuar Ministrinë e Mjedisit drejtuar nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako të ridërgojnë shkresa për të kërkuar që projekti i Inceneratorit të Tiranës dhe konçesionit të ece përpara.

?Mungesa e përgjigjeve zyrtare dhe dakortësisë së institucioneve qendrore, fushëveprimtaria e së cilave lidhet ngushtësisht më objektin e projektit koncesionar, devijon procesin e rregullt të miratimit mbi këto nisma duke sjellë mungesë eficence dhe identifikim të risqeve potenciale të shoqëruar me kosto financiare për buxhetin e shtetit?, raporti thekson se ky konçesion ka kosto të mëdha financiare për buxhetin e shtetit.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Më tej theksohet se, ?mungesa e dakortësisë së institucioneve qendrore, fushëveprimtaria e së cilave lidhet ngushtësisht me objektin e projektit koncesionar, devijon procesin e rregullt të miratimit mbi këto nisma duke sjellë mungesë eficience dhe identifikim të risqeve potenciale?.

Ekspertët në raportin e tyre saktësojnë se mungesa e informacionit paraprak mbi statusin juridik të pronës ku do të investohet projekti koncesionar për ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i venddepozitimeve ekzistuese Tiranë, propozuar nga operatori ekonomik “Integrated Energy B.V”, sjell rritje potenciale të riskut kryesisht financiar dhe atij ligjor, kryesisht në identifikimin jo të saktë të barrës së shpronësimeve.

?Mungesa e dakortësisë me shkrim e bashkive të tjera të Qarkut Tiranë përveç Bashkisë Tiranë, provokon në të ardhmen kosto financiare për këto bashki, mospërfshirja e të cilave mbi këtë argument do të sjellë mungesë efektiviteti për realizimin e projektit të Inceneratorit të Tiranës.?

Këto janë vetëm disa nga konkluzionet paraprake që ekspertët e KLSH kanë nxjerë në një raport të tyre përgjatë një kontrolli të ushtruar në 6 mujorin e dytë të vitit 2021 ku kanë konstatuar se asnjë nga kushtet e e kontratës nuk është përmbushur.

Realizimi 100% është vetëm rrethimi i objekteve dhe vend depozitimi i mbetjeve të ngurta. Kjo e dyta një burim të ardhurash kolosale pas pagesave dhjetëra milionë euro në 4 vite nga Bashkia Tiranë dhe Qeveria./CNA.al

Foto lajm/ Ku është inceneratori?

AFERA 128 milionë euro/ 13 shkelje ligjore në njoftimin e Kontratës

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Raporti i ri i KLSH/ Miliona për inceneratorin inekzistent, provohet vjedhja kolosale  

Inceneratori, laku në fyt për Bashkinë e Tiranës

51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve

30 milionë dollarë, për djegien e mbetjeve/ Incenerator nuk ka

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Lajmet e fundit nga