Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

“Stop” ishte në fshatin Dërmenas të Fierit. Qytetari Pajtim Berisha ankohet për fqinjin, Ervin Çela i cili është punonjës i Kadastrës të Fierit. Pajtimi shprehet se Ervini duke shfrytëzuar postin dhe duke qenë kryeazhornues, në vitin 2021, pronën e gjyshit, e ka zhvendosur 6 metra në pronën e tij.
Këtë pronë prej 144.5 m2, Pajtimi ia bleu xhaxhait, Shabanit dhe u pajis me certifikatë pronësie në vitin 2004. Në Mars 2023, për shkak të përditësimit të zonës, qytetari pajiset me certifikatë të re, ku megjithëse fizikisht nuk ka probleme me vendndodhjen, vuri re se në hartë, fqinji kishte ardhur 6 metra.
Denoncuesi: Këtë vendndodhjen, këto spostimet i ke bërë ti atje.
Punonjësi i Kadastrës: E, unë i kam bërë, unë.
Denoncuesi: Këto spostimet, se ajo është fare e thjeshtë. Pasuria e babait është 14 metra, kjo është 16 metra e gjysmë. Qysh ti ma kalon mua mbivendosje mbi pronën e babait?
Punonjësi i Kadastrës: Nuk kam nevojë për prona unë, kam prona sa të duash. Ta kam thënë edhe një herë para 2021-shit. E di sa prona kam unë? Sa nuk e ke idenë.
Denoncuesi: Shyqyr që ke, shyqyr që ke!
Punonjësi i Kadastrës: Dhe s’kam ku i çoj!
Denoncuesi: Pse ma bëre këtë? Më hape punë!
Punonjësi i Kadastrës: Po kështu është realiteti, kështu janë letrat. Më beso për këtë, për Zotin!
Denoncuesi: Ore, Ervin, ti jeton aty, qysh është realiteti ashtu? Çfarë u bë me muhabetin që bëmë bashkë?
Punonjësi i Kadastrës: Hajde të pimë kafe, hajde! Do dalësh sot, ti?
Denoncuesi: S’kam pse takohem më me ty se jam takuar.
Punonjësi i Kadastrës: Hajde tani! Mirë, mirë, po mos u tako më me mua, po hajde, se komshi më ke aty, prapë!
Denoncuesi: Atë që më ke bërë ti mua çfarë komshiu të kam, ç’të dua?
Punonjësi i Kadastrës: S’të kam bërë asgjë unë ty, po hajde!Mirë, o mirë, po do vish të pimë kafe, t’i sqarojmë këto muhabete, se janë muhabete koti?
Denoncuesi: Nuk janë muhabete koti, për t’u janë koti, për mua janë plot. Në qoftë se do t’i rregullojmë gjërat, ashtu si i kam pasur mirë. Po qe se nuk i rregullon nuk kam pse humb kohë kot?
Punonjësi i Kadastrës: S’të kam bërë asgjë unë ty, por ia ke bërë vetes, ti. Dakord, o dakord!
Pasi “Stop” u takua me punonjësin, ai nuk pranoi të shpjegohet se pse ka ndodhur kjo gjë, por tha se do të zgjidhet shumë shpejt.
Gazetari: Zotëria, pretendon, se ju, duke shfrytëzuar postin e kryeazhornuesit, apo të azhornuesit, nuk e di, se çfarë posti keni aktualisht…
Punonjësi i Kadastrës: Specialist.
Gazetari: Keni përfituar dhe keni marrë, gjithmonë sipas hartës, keni kaluar te pjesa e tij.
Pajtim Berisha, denoncues: Vendndodhja e asaj prone, ku unë e kam blerë në certifikatën e re të 21 marsit të sivjetshëm, ajo është tjetërsuar.
Punonjësi i Kadastrës: Nuk ka ndodhur asnjë tjetërsim. Në qoftë se doni dokumentacionin, jua paraqesim.
Pajtim Berisha, denoncues: Derisa të ma kalojë pronën, atë çfarë kam fakt aty, se këta çunat ishin aty dhe e panë, unë nuk jam i qetë.
Gazetari: Pse në hartë, zotëria pretendon, se ju keni kaluar në pjesën e tij?
Punonjësi i Kadastrës: Po s’kam lidhje fare unë. Unë jam një specialist, që…, e kupton? Edhe mua nuk më takon, që të të kthej një përgjigje për këtë pjesë.
Gazetari: Ekziston si problematikë, pra, dhe mund të rregullohet, është pyetja?
Punonjësi i Kadastrës: Besoj, se po! E rregulluar është, e kemi sqaruar.
Gazetari: Në ç’kuptim, e rregulluar? Po flasim gjithmonë nga ana ligjore. Sepse deri në momentin, që ai ta ketë të firmosur me noteri, puna juaj, se çfarë do bëni.
Punonjësi i Kadastrës: Do t’ju kthejë përgjigje vetë Pajtimi, prapë.
Punonjësi i Kadastrës: Që do të thotë, se ka mbaruar, s’ka asnjë lloj problemi dhe Pajtimi është i qetë. Do i kalojë atje, ku i takon.
Gazetari: Ku i takon, por çfarë ka ndodhur, pse kemi ardhur në këtë situatë? Pyetja është shumë e thjeshtë.
Punonjësi i Kadastrës: S’mund ta them këtu në mes të rrugës.
Më pas denoncuesi njoftoi, se palët iu drejtuan ekspertit për saktësimin e hartës dhe pritet zyrtarizimi nga AShK Fier.
Pajtim Berisha, denoncues: Personi në fjalë, për të cilin kam bërë ankimimin, u paraqit pranë topografit dhe bëri përpjestim pasurie, për të më kaluar atë, çfarë është imja. E bëri dje, konkretisht, e faturoi me mandat pagese pranë bankës dhe e çoi për ta hipotekuar tek AShK-ja Fier. Faleminderit! Faleminderit! Respekt! Shumë respekt për ju!/ tvklan
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një rast sesi sh...
Dje televizioni në ortakëri me inceneratorët, “Top Cha...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi,...
Në një dalje të tij për mediat dy ditë më parë, admini...
Në 3 Prill të 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e për...
Banorët e lagjes Golem në Njësinë Administrative Rrethinat...
“Stop” ishte me qytetaren Albana Frankenhauser, e cila tre...
Në një dalje të tij mediatike, administratori i landfi...
Partia Demokratike ka denoncuar mesditën e sotme shpërdori...
Në redaksinë e emisionit Stop në Tv Klan ka mbërritur një ...
Fiksi vë në lëvizje institucionet, zgjidh problemin e fami...
Fiks Fare hulumtoi dhjetëra dokumente të tenderëve të bash...
Qytetarja Silë Ziu është drejtuar në emisionin “Stop” në T...
Denoncimi i radhës në redaksinë e emisionit Stop në Tv Kla...
Rrjetet sociale fillimisht u cilësuan si një revolucion në...
CNA publikoi sot shifrat që tregonin se në të paktën 5 vit...
Kompania e inceneratorit të Tiranës, “Integrated Energ...
Pas problematikës së transmetuar në emisionin Stop në Tv K...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qyt...
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...