web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Xhaçka përfundon dëshminë në SPAK/ U shmanget gazetarëve

7 Prill 2023, 12:20, Politikë CNA
Xhaçka përfundon dëshminë në SPAK/ U shmanget
Foto ilustruese

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ka përfunduar dëshminë e saj në SPAK.

Pas daljes, ministrja ka refuzuar të japë deklaratë për mediat mbi atë që ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme.

Kujtojmë se kjo është e hera e dytë që ministrja e Jashtme paraqitet në organin e akuzës brenda një periudhe rreth njëmujore.

Më datë 13 mars, Xhaçka u thirr në SPAK për t’u marrë në pyetje në cilësinë e personit që ka dijeni në lidhje me privatizimin e bazave detare të ushtrisë.

Ndaj Xhaçkës ka pasur edhe një kallëzim nga Artur Meçollari për privatizimin e pronave të ushtrisë gjatë vitit 2021 kur Xhaçka ka qenë ministre e Mbrojtjes./ CNA.al





Lajmet e fundit nga