
Ka disa vite, që shpesh, kohë pas kohe, dalin dokumente në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Dokumente zyrtare që janë ato që janë VKM, dokumente publike, ku ka akses publiku, siç janë publikimet në Fletoren Zyrtare e tjerë. Një grup i madh dokumentesh që u publikuan dhe u administruan edhe gjatë komisionit hetimor parlamentar, dokumente të tjera u publikuan më parë në lidhje me kompaninë, që janë dokumentet, të cilat gjenden "online". Dhe tashmë disa dokumente që janë "email"-e, komunikime zyrtare.
Në lidhje me dokumentet zyrtare nuk ka shumë nevojë për të kuptuar nga dalin. Ato dihen, janë në Fletoren Zyrtare, VKM-të janë publike, shumë të tilla ka mbledhur "BIRN", Komisioni Hetimor Parlamentar administron dokumente zyrtare, e të tjera si këto.
Pra, ka dhe zyrtarë, ka dhe njerëz që opozita i ka ende brenda strukturave të shtetit, të cilët mund të ndihmojnë, të japin dokumente dhe kjo nuk ka më asnjë dyshim.
Mjafton thjesht dhe vetëm një kërkim te ky website "https://info-clipper.com/" (i cili ka qenë një thesar për ne), pra nuk kemi pse ta mbajmë më sekret, ku gjenden të gjitha të dhënat me një pagesë të thjeshtë, gjen e strukturave dhe të dhëna të kompanive që ndodhen jashtë. Web-site të tilla ka me qindra.
Mjafton që atje merr numrin tregtar, pas numrit tregtar një kërkim në website-t e dhomave të tregtisë apo qendrave të regjistrimit të bizneseve dhe në Holandë me një njeri që di pak holandisht me pak ndihmë, zbërthen gjithçka, komplet në lidhje me strukturën e kompanisë, deri te kontrata, gjendet aty brenda. Në rast se dikush e ka të vështirë mjafton të ndjekë këta hapa që kemi thënë.
Së fundmi po dalin publikime "email"-esh, por "email"-et janë komunikime, njerëzit e Klodian Zotos me njerëzit e Mirel Mërtirit, pra nuk ka persona të tretë apo të katërt të përfshirë. Nuk ka as media që mund të kenë akses në ato "email"-e, sepse nuk janë pjesë e komunikimit të tyre. Nuk ka zyrtarë të shtetit në ato "email"-e.
Lind pyetja, kush i nxori "email"-et?
Shqi banda e kriminale e inceneratorë ka dy palë që po i "çajnë barkun" njëri-tjetrit.

Mireli kërkon t’ia faturojë Klodian Zotos dhe Arben Ahmetajt. Klodian Zoto nuk e mban dot në kurriz gjithë peshën, por i fut thikën Mirelit. Nga ana tjetër pretendohet se në skenë qëndron edhe Arben Ahmetaj. Kjo është e gjitha.
Kur i çajnë barkun njëri-tjetrin dalin të vërtetat, merren dokumentet dhe publikohen.
Dokumentat i nxjer Mireli pë Klodin e Klodi për Mirelin, gjithmonë për komnunikimet private mes tyre dhe vartësave të tyre. Përfshirë këtu edhe individë brenda kompanive të Mirelit dhe Zotos, që nga Denisa & Co, Bualli baxhanaku i Mërtirit Mark Jaka etj., të cilët bashkëpunojnë me gazetarë, mund të bashkëpunojnë me media, për nxjerrjen e dokumenteve sipas interesave, dhe ky është fakt.
Dokumentat zyrtare një pjesë i ka nxjerë vete PS ato që i duhen, pjesën tjetër opozita.
Të mendosh në 2023 se do mbash sekrete dokumenta e komunikime online apo zyrtar epër qindra milionë euro dhe të ngresh një skemë mashtrimi është thjesht çmenduri.
Tezat se dokumentet i nxori "Tigri" apo i nxori "Lopa" nuk kanë asnjë vlerë, apo prokuerorët e SPAK deri tek Arben Kraja që Mërtiri dhe të tijët e akuzuan për publikimet e kontratave të medias, kur ato i ka Mërtiri në dosje apo Zoto, askush tjetër.
Së fundi dalin komunikime private të Zotos me Mërtirin, po dalin komunikime të Mërtirit me aksionerë të huaj kur Zoto ka qenë duke marrë arratinë.
Po dalin komunikime kur njerëzit janë në arrati.
Prandaj nuk është e vështirë për t'u kuptuar nga vijnë dokumentet, kush i nxjerr dokumentet dhe për çfarë arsye i nxjerrin dokumentet.
Banda kriminale e inceneratorëve po ha veten. T'ju bëjë mirë!
Media ka për detyrë t’i publikojë, t’ua vërë përballë shqiptarëve, apo opozita ka për detyrë t’i mbledhë ti çojë në institucionet e duhura.
Grupi i ekspertëve të PD-së që ka çuar 653 dokumente do të çojë dhe 1002 të tjera, sipas konfirmimit për CNA.
Dokumentat tregojnë të vërtetën, e vërteta që do të dalë në fund dhe nuk e fsheh dot askush. Një e vërtetë që duhet çuar deri në fund.
Nuk mund t’i vihet kapaku një afere korruptive 170 milionë euro me fjalët që thotë ndonjë televizion i ortakërisë së inceneratorëve dhe ca ushtarë të tyre. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.

Sa më shumë të zihen, sa më shumë të sherrosen, sa më shumë të paguajnë para për propagandë, për shpifje dhe për të gënjyer opinionin publik, aq më shumë të vërteta do të dalin më shpjet do zbërthehet e gjithë skema.
SPAK-u që po heton, po merr pa fund dokumentacion nga "të mençurit" e skemës së inceneratorëve që në fund kanë përfunduar duke ‘pushkatuar’ njëri-tjetrin./ CNA
Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të v...
Denoncimet për aferën e inceneratorëve sa vijnë dhe th...
SPAK ka hetuar jo pak, por mijëra e mijëra faqe dokume...
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet soc...
Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare,...
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të ...
Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terrori...
Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë fillua...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...