
SPAK ka hetuar jo pak, por mijëra e mijëra faqe dokumente që filluan me inceneratorin e Elbasanit, Fierin dhe shkuan te Tirana.
Shumë emra kanë qenë aktivë dhe të rinj po dalin. Ende ka nën hetim personazhe të shumta që fillojnë nga bota e biznesit, shkojnë te politika dhe deri te media.
Individë të lidhur direkt dhe indirekt që kanë përfituar miliona euro nga afera e inceneratorëve.
Zyrtarisht deri më tani pranohet se janë paguar 170 milionë euro për inceneratorët. Rreth 110 milionë euro janë paguar tek inceneratori i Tiranës nga qeveria dhe biznesi privat dhe rreth 60 milionë euro që janë paguar për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit.
Në fakt në Elbasan kemi një incenerator që ngelet në remont dhe plehrat digjen dhe në Fier një incenerator që nuk funksionon, nuk punon, pasi mungojnë pajisjet, edhe pse kompania ka thënë që i ka kryer punët dhe në Tiranë një incenerator që nuk ekziston.
Kryetarë bashkish, ministra, zëvendësministra, zëvendëskryeministri, kryetari i Bashkisë së Tiranës, kryeministri, të gjithë të akuzuar për çështjen e inceneratorëve dhe një grup individësh që me inceneratorët dhe pushtetin e parasë kanë kryer një zullum kriminal, një aferë që i ka kushtuar jo pak shtetit shqiptar.
Një aferë që rrugës ka mbledhur këdo ka gjetur, çdo shërbëtor që për një "kockë" është i gatshëm të kthehet në kamikaz edhe pa e ditur përgjegjësinë ligjore apo ndoshta dhe me vetëdije është i gatshëm të bëjë burg për Mirel Mërtirin & CO dhe për pushtetarët që kanë firmosur apo janë përfshirë tek afera e inceneratorit.
I gjithë pushteti në duart e inceneratorëve dhe njerëzve të tyre është një lajm i keq, një lajm kriminal, një lajm i dhimbshëm, pasi, edhe pse këta inceneratorë dhe kompanitë e tyre janë sekuestruar nga njerëzit, "truri" i tyre, Mirel Mërtiri, vazhdon të marrë para prej tyre duke përdorur skema dhe individë brenda saj.
Dikush thotë se konflikti ka plasur midis Zotos dhe Mërtirit dhe prej më shumë se një viti është ky i fundit që kontrollon gjithçka dhe gjen zgjidhjet dhe skemat për të vazhduar për të mbajtur nën kontroll inceneratorin e Tiranës që sipas ekspertëve në 30 vite mund të sillte rreth 1 miliard euro.
Nga ana tjetër, dokumente dhe letra që tregojnë Mirel Mërtirin, dhe marrjen në kontroll 100 % të aferës së inceneratorëve, por dhe duke luftuar me njerëzit e tij për të mbajtur nën kontroll ende inceneratorin e sekuestruar.

Gazetari Klodian Tomori, dje publikoi një shkrim te "Kapitali", ku theksonte se tek inceneratori i Tiranës ishin pushuar dy drejtues, ishte hequr dhe nga kompania private që bënte sigurinë, kjo për shkak se nuk regjistroheshin të gjitha mjetet që hynin dhe shkarkonin dherat, pra vazhdonte skema e kalimit të parave në xhepat e Mirel Mërtirit dhe njerëzve të tij, kjo e kryer në të zezë, sipas gazetarit.
Pra, Tomori pretendon se nuk regjistroheshin të gjitha mjetet, një numër i madh i tyre nuk figuronte, nuk paguhej dhe lekët paguheshin në të zezë te njerëzit që bënin këtë skemë dhe në fund lekët shkonin te Mirel Mërtiri dhe njerëzit e inceneratorëve.
Kjo ka sjellë edhe lindjen e një konflikti sipas Klodian Tomorrit.
Për këtë arsye është sulmuar dhe kreu i Agjencisë së Pronave të Sekuestruara.
Nga ana tjetër, rezulton se vetë drejtori ishte paralajmëruar nga njerëzit e inceneratorëve për largimin e tij dhe raportin që do t’i vinte.
Një person dyshohet, dhe për këtë ka qenë në dijeni dhe SPAK-u, ka shkuar në zyrën e drejtorit dhe ka çuar mesazhe nga Mirel Mërtiri dhe njerëzit e inceneratorëve, thuhet në shkrimin e Tomorrit.
Personi që dyshohet sipas të dhënave të siguruara nga CNA është Mark Jaka.

Për këtë person prokurorët e SPAK-ut janë në dijeni të veprimeve të tij në lidhje me inceneratorët, por jo vetëm me zyrtarin e shtetit, që më pas u sulmua me abuzime nga mediat e inceneratorëve, pas një raporti problematik nga KLSH.
Ka shumë veprime të tjera të kryera, sulme, akuza, të dirigjuara nga lëvizjet dhe interesi i Mirel Mërtirit në Tiranë.
Jaka është personi që ka kryer, nga takimet me avokatë, me prokurorë, me gazetarë, deri sulmet mediatike të koordinuara, pagesat e të tjera si këto./ CNA
Kryeministri Rama, në një postim të tij në rrjetet soc...
Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare,...
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të ...
Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terrori...
Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë fillua...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...